Home » Lajme » TVP lajmet 16 gusht 2011:Aktuale : Aleanca Kuq e Zi është lëvizje qytetare e cila ka ndërmarrë një sërë nismash jo politike ligjore në mbrojtje të identitetit kombëtarë

TVP lajmet 16 gusht 2011:Aktuale : Aleanca Kuq e Zi është lëvizje qytetare e cila ka ndërmarrë një sërë nismash jo politike ligjore në mbrojtje të identitetit kombëtarë

Aleanca Kuq e Zi është lëvizje qytetare e cila ka ndërmarrë një sërë nismash jo politike ligjore, kushtetuese në mbrojtje të identitetit kombëtarë dhe simboleve kombëtare në mbarë trevat shqiptare. Për programin e kësaj lëvizje na flet kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Sllogani i lëvizjes qytetare sipas zotit Spahiu është Një Komb një pasaportë. Pasaporta shqiptare është nismë juridike, nismë ligjore e cila kërkon një sy të hollë juridik për gjetjen e zgjidhjes. Ajo çfarë të jep emrin shqiptarë është pasaporta shqiptare, ka deklaruar kryetari Kreshnik Spahiu gjatë një interviste për Radiotelevizionin Presheva.

Është e domosdoshme që Shqipëria të bëjë liberalizimin e pasaportës në kuadrin dhe respektimin e standardit të Brukselit.

Aktivistët dhe përfaqësuesit e institucional të komunës së Preshevës janë zëri më i fuqishëm i Aleanca Kuq e Zi, ka konfirmuar kështu kryetari Kreshnik Spahiu. Aleanca Kuq e Zi është lëvizje jo politike, lëvizje popullore e cila ka një shtrirje të gjerë në të gjitha vendbanimet ku janë të banuara me shqiptarë.
——————–
Eksperti amerikan për çështje rajonale, Daniel Serwer ka thënë se ndarja e Kosovës do të ishte e rrezikshme, sepse, përveç reaksionit domino, do të hapeshin edhe shumë çështje të tjera, si ajo e Shqipërisë së madhe. Në një intervistë për gazetën Epoka e Re, Serwer ka thënë se ndarja e Kosovës do të sillte probleme në gjithë rajonin. “Qëndrimi i Prishtinës është se nuk do të ketë ndarje. E vlerësoj këtë pozicion. Ndarja do të shkaktonte probleme jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin: në Maqedoni, Serbinë Jugore, Sanxhak, Bosnjë dhe Hercegovinë etj. Me këtë veprim do të krijoheshin edhe katër probleme të reja në rajonin e Ballkanit. E kundërshtoj ndarjen dhe besoj se bashkësia ndërkombëtare me këmbëngulje pushtë kundër një veprimi të tillë”, ka deklaruar Serwer. Ai ka thënë se zgjidhja më e mirë për serbët do të ishte pranimi dhe zbatimi i Planit të Ahtisaarit, i cili sipas tij, do t’u garantonte të drejta maksimale.“Plani i Ahtisaarit brenda tij i jep mundësi të mjaftueshme palës serbe për shumë qeverisje. Duhet të punohet që të hyrat, paratë dhe të gjitha projektet për veriun të iniciohen dhe të kalojnë përmes Prishtinës”, ka shtuar ai. Serwer beson se Bashkimi Evropian do t’ia vërë kusht Beogradit pranimin e realitetit të ri në Kosovë. “Shpresoj se kancelaria Merkel do ta thotë një gjë të tillë në Beograd. Nuk do të thotë se do të duhej që 27 vendet e BE-së ta bëjnë një gjë të tillë, por mjafton vetëm një shtet ta kërkojë këtë kusht”, është shprehur ndër të tjera Serwer
——————–
Autonomia e veriut të Kosovës, oferta të cilës Serbisë i është ofruar disa herë, edhe këtë herë do të refuzohet sepse Beogradi, sipas një burimi të “Alo” – të afërt me kreun shtetëror – llogaritë në ndarje të këtij territori nga Kosova. “Pranimi i tillë në rrethet politike do të shpallej si kapitullim. Shpresat tona janë që me qëndrim më të fortë, në ndonjë moment do të fitojmë ndarjen e veriut. Llogaritet në periudhën e disa viteve të ardhshme”, thotë burimi i “Alo”. Oliver Ivanovic, i ashtuquajturi sekretar i Ministrisë për Kosovën, nuk ka njohuri se Serbia i përmbahet kësaj strategjie. “Është e vërtet se në disa qarqe përmendet ndarja e Kosovës si zgjidhje që të shpëtohet ajo që mund të shpëtohet. Sidoqoftë, kjo nuk është strategjia jonë. Fillimisht, për shkak të Kushtetutës në të cilën Kosova është pjesë e pandarë e Serbisë. Së dyti, përfolja e konceptit të tillë do të ishte fatale për serbët që jetojnë në jug të Ibrit. Dhe, përfundimisht, raporti i forcave në botë është i tillë saqë do të ishte e pamundur që diçka e tillë të ndodhte. Sidoqoftë, qëndrimet e tilla do ta komprometonin luftën e deritashme për Kosovën”, ka thënë ai për “Alo”. Sipas tij, Beogradi do të vazhdojë të luftojë për tërë Kosovën, ndërsa veriu do të marrë një pozicion të veçantë, por vetëm në kuadër të Kosovës që është “nën Kushtetutën e Serbisë”. Burimi i “Alo” thotë se Beogradi zyrtar është i vetëdijshëm se për fuqitë perëndimore drama kosovare ka marrë fund, e këtë e dëshmon edhe përbërja e bashkëbiseduesve. “Në terrenin e çështjeve të Kosovës, Perëndimi nuk e dërgon as ligën e dytë, por të tretën të politikanëve”, ka thënë burimi i “Alo”.
———————–
Universiteti Shtetëror i Tetovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për regjistrimin e studentëve të rinj në 11 fakultete dhe në 93 drejtime studimore për vitin akademik 2011/2012. Paraqitja e kandidatëve të rinj, në kuadër të afatit të parë, do të realizohet prej 16-19 gusht dhe konkurrimi do të bëhet si në Tetovë po ashtu edhe në qytetet tjera të vendit ku USHT-ja organizon studime të disperzuara. Të drejtë konkurrimi në fakultetet e USHT-së, kanë kandidatët të cilët i janë nënshtruar dhe me sukses e kanë kaluar maturën shtetërore. Gjatë paraqitjes për regjistrim, kandidatët duhet të dorëzojnë: fletëparaqitje për regjistrim, dëftesën origjinale për të gjitha klasat, diplomë për kryerjen e shkollës së mesme, certifikatë nga libri amzë i të lindurve dhe vërtetim për nënshtetësi të R.M –së . Të drejtë regjistrimi për studime deri diplomike kanë kandidatët që kanë të kryer shkollën e mesme katërvjeçare në shkollat e mesme të verifikuara me akt të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Përjashtim bëjnë, personat me talent të veçantë, të cilët mund t’i regjistrojnë studimet në fakultetet e drejtimit të arteve edhe nëse nuk e kanë të mbaruar shkollën e mesme katërvjeçare, me kusht që atë ta kryejnë deri në fund të vitit të dytë të studimeve, në kushtet e përcaktuara sipas Statutit të fakultetit. Kandidatët regjistrohen si studentë të rregullt të financuar nga shteti dhe studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve. Në studimet deri diplomike të fakulteteve mund të regjistrohen edhe studentë me korrespodencë, nëse këtë e mundëson karakteri i programit studimor. Ndërsa shtetasit e huaj regjistrohen jashtë kuotave të përcaktuara në Konkurs. USHT-ja në vitin akademik 2011/2012 në të gjitha fakultetet dhe programet studimore do të pranojë 5340, prej tyre të rregullt me kuotë shtetërore 3485, të rregullt me vetëfinancim 1375 dhe me korrespondencë 480 studentë . Fakultetet në të cilat edhe pas afatit të parë të regjistrimit do të mbeten vende të paplotësuara, do të organizojnë afatin e dytë dhe të tretë, ku dhe do të përcaktohet numri dhe kriteret për regjistrim në konkurs plotësues për studimet deri-diplomike.
—————
Tanja Jankoviq ishte e punësuar në kampin “Bondsteel” si përkthyese e gjuhës serbe në atë Angleze. E lindur në periferi të Bujanocit, ajo kishte punuar për një agjenci lajmesh në qendër të Serbisë, ndërsa në anën tjetër ngulfatëte policinë sekrete të Serbisë me informacionet të cilat mblidhte në brendësi të kampit Bondsteel si përkthyese. Në librin e saj të shkruar në vitin 2004 ajo ka shënuar të dhënat, të cilat janë lexuar edhe në mediat lokale dhe ato botërore, mirëpo ajo nuk ka shënuar diç mbi kontaktet e saja me policinë sekrete të Serbisë, transmeton portali comeze. CIA ka informatë dhe njohuri se kjo e ashtuquajtura “gazetare, përkthyese, bashkëpunëtore” ka pasur kontakt të rregullt me policinë sekrete të Serbisë, për atë edhe është larguar nga vendi i punës, thekson portali. Pasi portali informativ “SETimes” kishte nxjerrur këtë njohuri, reporterët kishin provuar përmes pyetjeve provokuese të nxjerrin ndonjë informatë, mirëpo nuk kanë mundur të nxjerrin nga ajo, përpos të dhënave që ka shënuar në librin e saj.
RTV Presheva

In the workplace, http://essayclick.net/ this practiceis called 20 percent time

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch