Home » Lajme » TVP Lajmet 16 GUSHT 2011

TVP Lajmet 16 GUSHT 2011

Bashkësia Lokale në Zhunic mbrëm ka organizuar iftar të përbashkët në restaurantin Standart Nexha.
Në këtë muaj të shenjtë agjërimi ky iftar arriti të të tubontë dhe të bashkonte imamët e të gjitha xhamive në komunë të Preshevës e Bujanocës, përfaqësuest e partive politike , kryetarët e bashkësive lokale , drejtorët e institucioneve të ndryshme dhe gjithë banorëte e fshatit Zhunicë.
Në këtë iftar të ftuar ishin afro 400 musafirë nga dyja komunat.Fillimisht u bë këndim nga kurani famëlartë dhe më pas për të vazhduar me darkën e iftarit.
Organizimi i iftareve të përbashkëta tani më janë bërë traditë në komunën e Preshevës por vlen të potencohet se bashkësia locale Zhunicë për të tretin vitë me radhë cdo Ramazan organizon iftare të përbashkëta me duek ftuar musafirë të të gjitha shtresave
————-
Regjistrimi dhe licensimi zyrtarë në organet kompetente shtetërore, Partin Demokratike e legjitimon plotësisht.

Në një afat rekord prej më pak se 2 muaj, Partia Demokratike arriti ta mbajë Këshillin Inicues, formimin e këshillave inicuse nëpër nëndegët e të gjitha vendbanimeve shqiptare të komunës së Bujanocit dhe më 2 korrik PD në praninë e disa qindra simpatizantëve në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc mbajti Kuvendin themelues, ku për kryetarë zgjodhi Mr. Nagip Arifin. Tani më pasi që edhe zyrtarisht është regjistruar në kornizat Ligjore, PD do të nisë aktivitete me një dinamizëm më të ngjeshur, formimin e nëndegëve nëpër të gjitha vendbanimet shqiptare të komunës Bujanocit si dhe themelimin e degëve në komunat e Preshevës dhe Bujanocit njofton Shërbimi për informim i Partisë Demokratike – Bujanoc
——————-
Ministri serb i Punës dhe Politikës Sociale dhe kreu i Partisë Social-Demokratike të Serbisë, Rasim Lajiq, ka thënë se ai kishte të drejtë kur pohoi se qëndrimi i BE-së në lidhje me Tribunalin e Hagës ishte vetëm një shpërfaqje për parakushtin e vërtetë – çështjen e Kosovës, transmeton Koha.”Kjo u bë e qartë një ditë pas ekstradimit të Karaxhiqit më 2008, kur Këshilli i Ministrave të BE-së në takimin e Brukselit vështirë se dha një njoftim për këtë. E njëjta gjë ndodhi pas kapjes së Mladicit kur ata kërkuan që Hadjici të sillen para drejtësisë. Kjo është një hipokrizi e BE-së ndaj Serbisë. Çështja e Kosovës po shfaqet tani si parakusht kryesor, dhe qytetarët duhet të dinë këtë”, ka thënë Lajiq për “Vecernje Novosti”.

 

RTV Presheva

 

Remember, setting an early expectation for college makes it six or seven times more likely that https://www.homework-writer.com your students will get there

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch