Home » Lajme » TVP lajmet 17 gusht 2011:NEWS- Mustafa: asnjë maturant nuk do të mbetet pa u regjistruar

TVP lajmet 17 gusht 2011:NEWS- Mustafa: asnjë maturant nuk do të mbetet pa u regjistruar

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka premtuar se asnjë maturant nuk do të mbetet pa u regjistruar nëpër fakultete të Universitetit të Tiranës dhe Prishtinës. Këto deklarata zoti Mustafa i bëri pas takimit që ka realizuar sot me zëvendës ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa. Takimi në fjalë u realizua në propozim të ministrit të arsimit, shkencës dhe teknologjisë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramë Buja. Në këtë takim u diskutua për shqyrtimin e mundësive përmes të cilave Ministria e Arsimit mund të rris përfshirjen e numrit të studentëve nga Lugina e Preshevës në universitetet publike të Kosovës. Njeriu i parë i komunës ka shprehur shqetësimin ku për shkak të kuotave të pakta që u ndan për Luginën e Preshevës shumë nxënës mbetën pa u regjistruar edhe pse arritën pikët e nevojshme për regjistrim.

Zëvendësministri, Nehat Mustafa ka dhënë zotimet se Ministria e Arsimit do të bëjë të gjitha përpjekjet për sistemimin e të maturantëve të Preshevës në Universitetin e Prishtinës. Kurse maturantëve tanë u mbetet ditëve në vazhdim të përcjellin konkursin e dytë të shpallur në fakultetet e Universitetit të Prishtinës. Zëvendësministri, Nehat Mustafa në takimin e sotëm të përbashkët me kryetarin e komunës, Ragmi Mustafa ka theksuar se, Ministria e Arsimit është e gatshme të ndihmoj në të gjitha format e mundshme arsimin e lartë dhe atë para universitarë në Preshevë, duke ofruar trajnime në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore për klasat e para, dhe klasat e tjera të arsimit fillorë. Ndërsa kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa nga ana e tij ka vlerësuar lartë kontributin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në përkrahjen e vazhdueshme që po u jep të rinjve të Preshevës.
—————-
Në bashkësinë lokale Strezoc është bërë sot asfaltimi I rrugës me gjatësi 400metra. Kjo rrugë nis nga sheshi kryesorë e deri tek shkolla çka do të thotë se nxënësve tani më u kanë krijuar kushte më të mira udhëtimi deri tek shkolla. Gjatë asfaltimit kanë qëndruar përfaqësues të pushtetit lokal të cilët kanë vëzhguar punimet. Burhan Emërllahu, kryeshef i fondit për punë komunal dhe çështje banesore ka thënë se kjo rrugë do të ketë një rëndësi të veçantë pasi është kompletuar në të gjitha aspektet. Gjatë asfaltimi ka qenë edhe koordinatori i Trupit Koordinues zyra në Preshevë, Branko Delibashiç. Financues I asfaltimit të rrugës është ministria e pushtetit lokal dhe kap vlerën prej 3 milion dinarë.
——————
Pensionet dhe rrogat e puntorëve në sektorin publik do të rriten në muajin tetor, sic edhe është paraparë me ligj, njofton qeveria e Serbisë. Me sistemin e buxhetit është paraparë që pagat mujore të punësuarve në sektorin publik dhe pensionet gjatë vitit 2011 të rriten tri herë. Rritja e parë ka qenë në muajin janar me 2%, pastaj në muajin prill me 5.5% dhe tani rritja e fundit pritet në muajin tetor.
—————–
Ditë më parë ka filluar të bëhet regjistrimi i kandidatëve për regjistrues në procedurën e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në territorin e komunës së Preshevës e cila do të zhvillohet në tetor të vitit 2011.

Në zyrën e administratës lokale numri I të paraqiturve deri më tani ka arritur mbi 200 u shpreh zëvendës kryetari I komisionit komunal për regjstrim, Behlul Selimi. Sipas zëvendës kryetarit, Selimi përzgjedhja e kandidatëve për regjistrim të popullsisë nuk do të bëhet sa I përket përkatësisë partiake por në bazë të kritereve të caktuara nga komisioni. Duke filluar nga 1- 15 tetor të ketij viti qëllimi I këtij regjistrimi të popullsisë në territorin e komunës së Preshevës është për nevoja statistikore të një shteti që të ketë një pasqyrë më të përafërt me popullsinë, amvisërinë, banesat dhe nivelin shkollor të banorëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

Në pritje të vizitës së kancelares Merkel në Beograd, politikanët serbë të shqetësuar lidhur me perspektivën drejt BE, pas trazirave të fundit në kufirin me Kosovën.Para vizitës në Serbi të Kancelares gjermane Angela Merkel, qeveria serbe është shprehur edhe njëherë kundër një biznesi “afrim me BE në këmbim të një zgjidhjeje për Kosovën”. “Ne nuk mund të bëjmë tregti me interesat tona nacionale dhe shtetërore”, i tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiç agjencisë shtetërore të lajmeve Tanjug. Mediet në Serbi patën spekuluar se në vizitën e saj të parë në Serbi javën e ardhshme, Merkel do ta vë udhëheqjen e vendit ballkanik para zgjedhjes që ose të lëshojë pe në grindjen me shqiptarët e Kosovës ose të vërë në rrezik afrimin me BE. “Ajo që ka rëndësi është jo vetëm ajo që do të thotë kancelarja Merkel në vizitën e saj në Beograd, por e rëndësishme është edhe çfarë do të thotë presidenti i Serbisë, kryeministri i Serbisë dhe politikanë të tjerë, tha Daçiç
———————-
Policia e Vranjës ka dërguar tek gjykatësi hetues në Vranjë Jovan B. (48), Nebojsha J. (26) nga Novi Sadi dhe shtetasin e Pakistanit Rashad A (25) për dyshim se kanë kryer vepër penale për trafikim të shtetasve të huaj në vendalimin kufitar në Preshevë.

Dyshohet se këta tre persona në Preshevë kanë marrë për të transportuar tre shtetas të Pakistanit, që kanë kaluar në mënyrë ilegale kufitin e Maqedonisë me atë të Serbisë dhe policia i ka arrestuar në afërsi të qytetit të Vranjës. Shtetasit e Pakistanit janë denuar me nga 16.000 dinarë dhe me ndalesë prej 24 muajsh të hyjnë në Serbi. Kohën e fundit, vet shtetasit të huaj janë bë si ndërmjetsues në zinxhirin për trafikim njerëzish në kufijt shtetërorë.
——————
Të gjithë pacientët të cilët pas javës së parë të vizitës në shtëpinë e shëndetit nuk përzgjedhin në afat prej 6 muajsh mjekun e tyre, mund të mbesin pa sigurim shëndetsor, përvec ndihmës së shpejtë, njofton ministria e Shëndetsisë. Sipas tyre, në këtë mënyrë dëshirojnë të arrijnë që të evidentohen sa më shumë pacientë që do të ftohen në kontrollime të ndryshme preventive. “Këso obligime ekzistojnë në të gjitha shtetet evropiane, dhe se në këtë mënyrë do të binden njerëzit që të zgjedhin mjekun e praksës së përgjithshme, gjinekologun dhe pediatrin” thuhet në njoftim të ministrisë së shëndetësisë.
RTV Presheva

Explain to them the dangers of sexting, the permanence http://topspying.com of messages sent via text or web, and be in constant communication with them about the potential pitfalls that the devices in the palm of their hands can lead to

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch