Home » Lajme » TVP lajmet 18 gusht 2011

TVP lajmet 18 gusht 2011

Inspektorët komunal gjatë paradites së sotme kanë tentuar të kryejnë ekzekutimin për lirimin e hapësirave publike në dy objektet holelierike në restorantin Viktoria dhe Ylli në Preshevë. Kryeshefi I drejtoratit për inspekcion, Fadil Azizi gjatë një deklarate për Radiotelevizionin Persheva ka konfirmuar se aksioni I sotëm është ndërprerë për shkak të pengesave objektive dhe subjektive nga pronarët e restoranteve.
Në bazë të aspektit ligjorë Inspektori komunal ka përgatitur sot procesverbalin lidhur me rastin në fjalë për pengimin e zyrtarëve komunal në ekzekutimin e aksionit. Zyrtarët komunal kanë kërkuar masa adekuate për shfrytëzimin e hapësirave publike që janë pronë e komunës. Procesverbali do ti drejtohet gjykatës, gjegjësisht institucioneve përkatëse. Zoti Azizi ka paralajmëruar qytetarët me theks të veçant pronarët e lokaleve se edhe ditëve në vazhdim përpos objekteve të lartëpërmendura do të ndërmerren hapa të tjerë tek të gjithë ata shfrytëzues të cilët deri më tani nuk I kanë kryer obligimet ndaj buxhetit komunal. Për mos rrespektim të obligimeve pronarët do të sanksionohen nga ana e inspektorëve komunal. Sipas kryeshefit të drejtoratit për inspekcion, Fadil Azizi, drejtorati I isnpekcionit po respekton vetëm vendimet e këshillit ekzekutiv që në afatin e paraparë të bëjë lirimin e kësaj pjese që udhëhiqet në emër të Fondit për punë komunale, ndërtimore e banesore në Preshevë.
———————-
Shtabi për mbrotje civile për menaxhimin e situatës së jashtëzakonshme sot miratoi rregulloren dhe planin e punës për vitin 2011. Sipas kryetarit të komunës, Ragmi Mustafa shtabi për menaxhimin e situatës së jashtëzakonshme është në shërbim të ministrisë e cila edhe financohet nga ministria, ndërsa gjithë të tjerët janë drejtorët e institucioneve që mund të kenë ndikim në menaxhmin e situatës së jashtëzakonshme duke përfshirë ndërmarrjet publike si Moravica, shtëpia e shëndetit,shtëpia e kulturës dhe Radio Televizoni Presheva.
———————
Kompania për bartjen e udhëtarëve “Jedinstvo-Kavim” ka ndërprerë linjat e udhëtimit në drejtim të Kosovës. Transportuesi nga Vranja “Jedinstvo-Kavim”ka ndërprerë linjat nga Vraja për Dardanë,meqë transportuesve nga Serbia nuk lejon për të hyrë në Kosovë pas leje të veçanta, deklaroi referenti për siguri në trafik të asaj ndërmarrje Millorad Arsiq. Ai për agjencinë Beta tha se “Jedinstvo –Kavim” ka hequr ardhjet e rregullta nga Vranja për Dardanë prej 10.oo dhe 14.oo,dhe autobusët e atij transportuesi në linjën Beograd- Kamenica e Kosovës do të qarkullojnë vetëm deri në Bujanoc. Linjat e rregullta nga jugu i Serbisë drejt Kosovës aktualisht po i mbajnë vetëm transportuesit shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva, që thonë se nuk kanë probleme që kanë marrë leje të rregullta të ministrit të Kosovës për transport
——————
Çështje e krijimit të partive politike shqiptare duket sa interesante dhe e çuditshme. Një popullsi prej 7 milionë shqiptarësh, sa vlerësohet të jenë në Ballkan, kanë themelua rreth 150 parti politike. Shqipëria me një popullsi afërsisht 4 milionë ka të regjistruar në zgjedhjet për në Kuvend në vitin 2009 mbi 80 parti, ndërsa në zgjedhjet vendore të vitit 2011 rreth 60 të tilla, njofton “INA”. Në Republikën e Kosovës, me një popullsi prej afro 2 milionë, shqiptarët kanë krijuar mbi 50 parti, ndërsa në Maqedoni rreth 10 parti. Në Malin e Zi – ku shqiptarët përbëjnë rreth 30 mijë votues – kanë 6 parti, ndërsa në Luginën e Preshevës hiq më pak se 8. Kur flitet për gjendjen katastrofale të skenës politike shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi apo Luginë të Preshevës, jo rralle mund të dëgjohen arsyetime të tipit “kemi shumë parti” ose “’shqiptarët duhen të bashkohen”. Por, bashkimi nuk po ndodhë, e numri i partive vetëm sa shtohet.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch