Home » Lajme » TVP lajmet 20 shtator 2011: Këshilli Organizativ i protestës në mbledhjen e fundit të saj shqyrtoi ecurinë e protestës së 21 shtatorit…

TVP lajmet 20 shtator 2011: Këshilli Organizativ i protestës në mbledhjen e fundit të saj shqyrtoi ecurinë e protestës së 21 shtatorit…

Këshilli Organizativ i protestës, ka mbajtur sot mbledhjen e fundit, që ka të bëjë me ecurinë e protestës së 21 shtatorit. Gjatë takimit të sotëm është shqyrtuar organizimi i protestës ku janë marrë masat paraprake për një protestë sa më masive dhe dinjitoze, me moton “Stop diskriminimit”. Me çrastë është përpiluar edhe deklarata e përbashkët e subjekteve politike e cila do të prezantohet para protestuesve. Protesta fillon nesër në ora 12, ku marshi protestues do të nisë nga shkollat e mesme në Preshevë, dhe do të ndalojë para Kuvendit Komunal. Për ditën e nesërme është paralajmëruar që kjo do të jetë protesta më masovike, që është mbajtur ndonjëherë në Luginë të Preshevës, andaj ftohen të gjithë qytetarët që ti bashkohen marshit protestues për të dhënë mesazhin e përbashkët kundrejtë faktorit vendor dhe atij ndërkombëtarë, për realizimin e të drejtave në të gjitha sferat për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

———————————————————–

Komiteti i Helsinkit në Beograd ka pranuar letrën e një mashkull, i cili para pak ditësh, më 5 shtator 2011, nga Ministria e Mbrojtjes kishte marrë ftesë për orarin e luftës. Kjo bëhet me qëllim të krijimit të njësive të kontingjentit rezervë në Pozharevc, në rast të luftës në Kosovë.

“Ky person përmes kërkimit në internet, por edhe nga kontaktet, ka kuptuar se bëhet fjalë për formimin e njësive të kontingjentit të rezervistëve në Pozharevc në rast të luftës”, ka deklaruar për gazetën e Beogradit  “Danas” , Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Sipas fjalëve të saj, mashkulli, identitetin e të cilit Biserko e mbron, në letër ka theksuar se nuk dëshiron të shkoj në njësitë e rezervistëve, pasi që me interes e ka të realizoj të drejtat e veta njerëzore dhe të mos bartë armë me asnjë kusht.

Në letrën, të cilën e kanë parë gazetarët e kësaj gazete , ai ka theksuar  se i frikësohet gjobës, apo dënimit me burg, nëse nuk i përgjigjet ftesës. “Shteti, i cili deri më tani, kur kam 31 vjet dhe planifikoj familje, nuk më ka ofruar asnjë kusht për jetë normale tash ka guximin dhe më fton në njësitë rezervë në rast lufte.  Krahas kësaj kërcënon me dënime. Nuk di, më kap frika dhe mllefi”, thuhet në letër.

Po ashtu është theksuar se ky person i është drejtuar edhe Zyrës së OKB për të drejtat e njeriut, por edhe Qendrës për aksion kundër luftës në Beograd.

Ministria e Mbrojtjes  se Serbisë, prej të cilës gazetarja e kësaj gazete u munduan të kuptojnë se po formohet, apo po përtëriten njësitë ushtarake ën Pozharevc, sa ftesa janë dërguar dhe çfarë të drejtash ka personi që nuk i përgjigjet ftesës, ende nuk ka dhënë përgjigje.

—————————————————

Mallrat nga Serbia kanë filluar të hyjnë në Kosovë edhe nëpërmjet vendkalimit kufitar në Konçul, komuna e Bujanocit, ku shumë kamionë me mallra të ndryshme kanë kaluar kontrollin doganor, mirëpo disa nga ta janë kthyer, ka deklaruar sot shefi i zyres së USAID  Rexhep Ilazi. Ilazi ka thënë se “kamionët e parë me mallra në Kosovë kanë kaluar nëpërmjet vendkalimit kufitar ditën e premte, pas një muaj e gjysmë bllokadë, mirëpo disa nga ta i ka kthyer dogana e Kosovës për shkak  të dokumentave jo valide”.”Nga dita e premte janë lejuar që mallrat nga Serbia, mirëpo ende ka probleme, kryesisht rreth formulimit të emrit pasi shërbimet serbe përdorin emrin “UNMIK Kosovo”, çka ndonjëherë doganierët kosovarë bëjnë lëshime, e ndonjëherë nuk lejojnë që të hyjë në Kosovë” ka thënë Ilazi.Sipas fjalëve të Shefit të programit të USAID, ndërmarrësit nga Presheva, Bujanoca, Vranja e Leskoci kryesisht janë të orientuar në tregun Kosovar dhe me vendosjen e embargos, më së shumti janë goditur ndërrmarrësit nga kjo pjesë.”Embargo në mallrat Serbe në Kosovë ka goditur më së shumti kompanitë nga Presheva, Bujanoci dhe Vranja, që kanë qenë të orientuara në tregun Kosovar, kështu që në muajin e kaluar disa nga to kanë qenë të detyruara të ndëpresin ose të zvoglojnë në minimum prodhimin e tyre” ka thënë Ilazi.

——————————————————

Fatmir Limaj do të paraqitet sot para një prokurori të EULEX-it lidhur me dyshimet për keqpërdorim të 80 milionë eurove sa ishte në krye të Ministrisë së Transportit. Sipas Tomë Gashit, avokatit të Limaj, ftesa që klienti i tij të përgjigjet për pyetjet e prokurorit bëhet pas 18 muajsh prej kur kanë filluar hetimet ndaj tij. Për këtë arsye, Gashi thotë se në tërë këtë rast, janë dy gjëra interesante dhe më shumë të çuditshme.

“Prokuroria ka mundur ta ftojë nga dita e parë kur është bërë bastisja në ministri, kur Limaj ka qenë ministër dhe kur është bërë bastisja në shtëpinë e tij, ka mundur ta ftojnë për shpjegime të caktuara që t’iu lehtësojë hetimet”, thotë avokati Gashi për Express.

—————————————————————

Zgjidhja e problemit në veriun e Kosovë varet nga Bashkimi Evropian, përkatësisht nga zyra e Përfaqësueses së lartë për politikë të Jashtme, Catherine Ashton, nëse ajo do të marrë vendim për zhbllokimin e rrugëve në veri.

Skenari i parë parashikon përpjekjet që Beogradi të pranojë realitetin në terren, pra se zyrtarët e EULEX-it dhe të Kosovës kanë marrë pa kthim prapa kontrollin në Jarinje dhe në Bërnjak, dhe që Beogradi të ndikojë te serbët e Kosovës që të heqin barrikadat.

Nëse kjo nuk ndodhë, Brukseli do të marrë vendime politike për largimin e barrikadave dhe të njerëzve që bëjnë kujdestari aty, për faktin se ata aty mund të ndikojnë në eskalimin e dhunës.

Burimet e ditores “Danas” në Bruksel thonë se nuk përjashtohet edhe futja e disa formave të sanksioneve, sepse para vendimit për ndarjen e statusit të kandidatit për anëtarësim, BE ka në disponim format e kushtëzimit për Serbinë për t’u pajtuar me situatën e re në veri të Kosovës.

————————————————————–

Pjesëtarët e KFOR-it kanë larguar telat gjemborë në Bërnjak, të cilat janë vënë që nga 16 shtatori. Kalimi është hapur mbrëmë, por për shkak të barrikadave të serbëve makinat nuk mund të kalojnë.

Ushtarët gjermanë dhe francezë të KFOR-it kanë hequr telat gjemborë në rrugën kah Serbia, ndërsa pjesërisht edhe në Kosovë ku para këtyre telave akoma gjenden barrikadat e zhavorrit dhe dheut.

Në Bërnjak, raportojnë mediat e Beogradit, pos pjesëtarëve të KFOR-it të pranishëm janë edhe dogana e policia e EULEX-it dhe Kosovës.

Përmes “Radio KFOR”, serbët janë lajmëruar se është instaluar kontrolli doganor.

 

RTV Presheva

This is a film about solidarity – how perceptions and prejudice can be college-homework-help.org overcome to achieve a greater vision

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch