Home » Lajme » TVP lajmet 21 gusht 2011

TVP lajmet 21 gusht 2011

Promovohet libiri “ Rrëfime nga fshati 3 “ I autorit Kamber Imeri

 

Në sallën e kuvendit komunal në Preshevë sot është promovuar libri “ Rrëfime nga fshati 3 “ e autorit Kamber Imeri. Ai po ashtu Ka botuar përmbledhje me poezi si “ Vallet e qyqeve”, “Kolltuku me gjemba” ,”Rrëfime nga fshati 1” ,“ Rrëfime nga fshati 2” dhe kjo është përmbledhja e tretë që autori ia dedikon fshatit të tij dhe njiherit libri I pestë për të.

 

 

“ Rrëfime nga fshati 3 “ , është ky libri I autorit Kamber Imeri I cili është promovuar sot në sallën e kuvendit komunal në Preshevë.Në këtë promovim kanë marrë pjesë dashamir të fjalës së shkruar dhe shumë musafirë të tjerë.Autori I librit “ Rrëfime nga fshati 3 “ Kamber Imeri në këtë libër përmbledhë jetën reale të fshatit Miratoc me qëllim që ky libër të jetë I kapshëm për të gjithë lexuesit pa dallim moshe.Ndërkaq me këtë rast biblioteka e qytetit Mehmet Jusufi I ndau mirënjohjë autorit  me rastin e dhurimit të librave dhe pasurimit të fondit librar të bibliotekës.Po ashtu edhe bashkësia lokale Miratoc I ndau miranjohje me rastin e këtij promovimi.

Kamber Imeri është I lindur në vitin 1944 në fshatin Miratoc ku shkollën fillore e kreu në vendlindje ,ndërsa atë të mesmen ekonomike në Prishtinë.Ishte edhe student I fakultetit ekonomik por përshkaqe ekonomike ishte I detyruar të ndërpres studimet.Ka punuar në bibliotekën e fshatit dhe për tri vite si arsimtarë në shkollën fillore “ Abdulla Krashnica “ Miratoc.

Një vitë ka punuar si shef I logjistikës në ndërrmarjen “ Soliter” të Gjilanit  me punishte në Preshevë , ndërsa nga prilli  I vitit 1978 punoi në bashkësin vetëqeverisëse të interesit për shëndetësi në Preshevë e deri më vitin 1989.Tani jeton dhe punon në Belgjikë .Ka botuar përmbledhje me poezi si “ Vallet e qyqeve”,Kolltuku me gjemba” ,”Rrëfime nga fshati 1” ,“ Rrëfime nga fshati 2” dhe kjo është përmbledhja e tretë që autori ia dedikon fshatit të tij.

 

 

————————————————

Të hënë pritet dobësimi i din kundrejt euros

 

Kursi I mesëm zyrtarë të hënën më 22 gusht do të jetë 102 din e 47 pare për një euro ka njoftuar banka popullore e Serbis, cka do të thotë se dinari do të jetë për 0.1% më di dobët kundrejtë valutës vendore.Sipas kursit zyrtarë të Bankës popullore , një euro do të kushtojë për 10 pare më shumë se sa sot kur kursi I mesëm është 102 dinarë e 32 pare për një euro.Banka qëndrore këtë vitë në tregun ndërbankar devizorë ka shitur 60 milion euro , ndrësa ka blerë 45 milion euro për të zbutur oscilimin mbrebda ditore të kursit.Dinari këtë vitë ka qenë më I dobët kundrejt euros ,ë 6 janar , kur kursi ka qenë 406 din e 50 pare për një euro , a ma I fuqishëm ka qenë më 23 maj , ku r euro ka kushtuar 96 dinarë e 70 pare .

Dinari ka qenë më i dobët më 4 nëntor 2010 kur kursi i mesëm zyrtarë ka qenë 107 din e 55 pare për një euro.

—————————————-

Rajoni

 

Angela Merkel në vizitën e saj në Beograd fillimisht do të takohet me bashkëshorten e ish kryeministrit Zoran Djindjic dhe me përfaqësuesit e fondacionit të tij. Ndërsa, më pas me presidentin Boris Tadic dhe kryeministrin Mirko Cvetkovic, ku do të flitet për afrimin e Serbisë me BE-në. Një prej temave më të rëndësishme do të jetë Kosova. Ekspertët në Beograd thonë se kancelarja do t’i thotë përfundimisht “jo” propozimeve për ndarjen e Kosovës dhe do të kërkojë normalizimin e raporteve në veri të Kosovës.Qarqet qeveritare në Berlin thonë se kancelarja në Beograd do të bëjë të qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht që Serbia të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Por Serbia duhet të njohë kufijtë e jashtëm të vendeve të tjera para se të anëtarësohet në BE. Peter Ëeis, kryetar i grupit parlamentar për Evropën Juglindore, thotë se në BE nuk do të pranohet asnjë vend me probleme territoriale.”Një Qipro e dytë as nuk shtrohet për diskutim. Kjo do të thotë se për perspektivën evropiane të Serbisë duhet të kemi një zgjidhje të kënaqshme edhe për Kosovën. Angela Merkel do të nxisë dhe do të kërkojë prej Serbisë që negociatat me Kosovën të japin rezultate pozitive”, ka thënë ai për “DË”

—————————————————————-

 

Njohjet e fundit që i erdhën Kosovës nga vende afrikane, kanë mbështetjen dhe lobimin e fortë ndërkombëtar. Ministria e Jashtme e Francës ka përshëndetur tri njohjet që Kosovës i kanë ardhur këto ditë nga Afrika.“Guinea, Nigeri dhe Benini e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke e çuar në 80 numrin e njohjeve të shtetit të ri. Franca përshëndet këto vendime që kontribuojnë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe forcojnë pozitën e Republikës së Kosovës në komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Christine Fagas, ndihmës-zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme, transmeton “IndeskOnline”.Që të tri këto shtete kanë qenë koloni të Francës dhe e kanë fituar pavarësinë nga Franca. Guiena Conraky njihet edhe si Guinea franceze dhe ka fituar pavarësinë në vitin 1958, kurse Benini dhe Nigeri në vitin 1960. Në të tri këto shtete gjuha zyrtare është ajo franceze.

——————————————

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, të hënën me 22 gusht  do të udhëtojë në Gabon, ku do të pritet nga presidenti Ali Bongo Ondimba.Gjatë këtij takimi Pacolli do të prezantojë argumentet e nevojshme për njohjen e Republikës së Kosovës nga Republika e Gabonit. Këtyre argumenteve ai do t’ua shtojë edhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë përkitazi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.Turneu lotues i Pacollit në kontinentin afrikan do të vazhdoj me vizitat e parapara në Kongo Brazzaville dhe në Republikën Demokratike të Kongos.

RTV Presheva

These are all questions that you’ll need to address before the program essaynara.com starts

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch