Home » Lajme » TVP lajmet 22 gusht 2011

TVP lajmet 22 gusht 2011

Deponia e qytetit nga dita e shtunë është kapluar nga zjarri cka dhe i qyteti i ishte i mbuluar nga re tymi ,e tërë kjo si pasojë e djegies së mbeturinave. Me këtë rast kryeshefi për veprimtari shoqërore Nexhmedin Ahmedi dhe kryeshefi i fondit për punë komunale dhe çëtshje banesore Burhan Emërllahu kanë realizuar një takim urgjent me përfaqësuesit e sektorit për situata të jashtëzakonshme të rrethit Pçinjës .Pas këtj takimi të gjithë kanë dalë në vendngjarje. Drejtori i ndërrmarjes publike Moravica Naser Sadiku thotë se ky zjarr është shkatuar qëllimisht sidomos nga ata që vijn e kërkojn materjale të metalta. Për një arsye të tillë flet edhe kryeshefi për veprimtari shoqërore Nexhmedin Ahmedi , cili me këtë rast potencon edhe katër konkluzionet e nxjerrura nga takim i sotëm. Drejtori i ndërrmarjes publike Moravica Naser Sadiku po ashtu ka peluar tek qytetarët që të kena kujdes gjatë hudhjes së mbeturinave pasi një pakujdesi e vogël në këto temperatuar mund të shkatoj zjarre të mëdha që mund te rrezikojnë edhe jetë njerëzish. Gjatë këtyre dy ditëve qyteti i Preshevës ishte i mbuluar nga tymi dhe erërat e dëmshme që kishin vërshuar mbi qytetet e tërë kjo si pasojë e personave të pandërgjegjshëm. Këto veprime jo vetëm që kanë dëmtuar qytetarët por edhe vetë komunën pasi mund të paditet nga shtabi për situata të jashtëzakoshnme.Si alternativë e vetme e shuarjes së zjarrit mbetet vetëm hudhja e dheut pasi mundësia me ujë është e pamundur si pasojë e terenit.
——————-
Qani Sh (64) nga fshati Raincë është paraburgosur për dyshimin se ka drejtuar veturën me shpejtësi të madhe duke shkaktuar fatkeqësi komunikacioni në të cilën humb jetën vajza 8 vjeçare nga fshati Raincë, njofton sot policia e Vranjës. Fatkeqsia ka ndodhur ditën e diel orës 16:40 kur Qani Sh. duke drejtur veturën e tipit “Opel Astra”, me tabela VR, ka goditur vajzën e cila ka qenë në rrugë. “Pas fatkeqësisë, policia e Preshevës ka marrë vendim që Qani Sh. ti caktohet paraburgim prej 48 orësh” thuhet në njoftim. E mitura e cila humbi jetën tragjikisht, është vajza e Selmon Sadikut, i arrestuari i ish “grupit të Gjilanit” që po vuan burgun në Beograd të dënuar nga Departamenti për krime lufte i Gjykatës së Lartë në Beograd.
—————–
Ministri i mbrojtjes të Republikës së Serbisë, Dragan Shutanovac ka thënë sot se në jug të Serbisë nuk ka indikacione për destabilizim, mirëpo kjo nuk do të thotë se situata nuk po përcjellet me seriozitet të plotë. “Në bashkëpunim me policinë dhe forcat ndërkombëtare, që janë përgjegjëse për sigurinë në Kosovë po punojmë që parandalimin e çfardo aktiviteti që mund të rrezikojë sigurinë” ka thënë Shutanovac. “Ekzistojnë struktura të caktuara të cilëve si duket paqa nuk i duhet dhe të cilët përfitojnë të holla më së shumti në kohën e ujrave të turbullt” ka thënë ai.
—————–
Siç bëhet e ditur nëpërmes një komunikate për opinion, MPB e Serbisë, ka përmbyllur konkursin e saj për pranim të kandidatëve nga radhët e pakicave nacionale, siç thuhet në mënyrë të suksesshme. Konkurset e MPB-së të Republikës së Serbisë në Jug të Serbisë, në të cilat kanë marrë pjesë vetëm pakicat kombëtare, me sukses janë të përfunduara. Pas verifikimeve të BIA-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, në trajnim janë pranuar 10 persona nga Medvegja, 20 nga Presheva dhe 20 nga Bujanoci. Trajnimi do të zgjasë një vit.
—————–
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke i komentuar idetë për ndarje të Kosovës ka thënë se Beogradi dhe Bashkësia ndërkombëtare duhet ta dinë se nuk mund të ndryshohen vetëm kufijtë e Kosovës. Në një intervistë për “Epoka e Re”, në pyetjen se cila do të duhej të ishte kundërpërgjigja e Kosovës në rast se Beogradi insiston në ndarje, Krasniqi ka thënë politika në Kosovë duhet të konfirmojë se nuk mund të ndryshohen vetëm kufijtë e Kosovës. “Konsideroj se është koha që politika shqiptare në përgjithësi të mendoj më shumë për kombin dhe të ardhmen e tij sesa për gurthyes dhe privatizime me grupet mafioze ndërkombëtare. Të punojë për ndërprerjen e politikave që tokat shqiptare të Ilirisë antike të përdoren si monedha kusuritje për interesat e politikave grabitqare e shoviniste të ndonjë shteti edhe në Ballkanin e sotëm”, ka thënë Krasniqi. Sipas tij, në Kosovë nuk mund të ketë as status special për Veriun, pos zbatim të planit të Ahtisaarit. “Nga mosrealizimi i këtij dokumenti askush nuk humb më shumë se komuniteti serb në Kosovë”, ka thënë Krasniqi. “Në cilin vend të botës 5 për qind e komunitetit ka gjuhën e vet gjuhë zyrtare? E mos t’i përmendin kompetencat që kanë në arsim, shëndetësi, siguri etj.”! Duke komentuar veprimin e 25 korrikut të qeverisë së Kosovës në veri, Krasniqi ka thënë se ky aksion “i përgatitur ose jo, i planifikuar ose jo, i koordinuar ose jo si duhet, ka prodhuar situatë të re e cila duhet të përcillet me shumë vëmendje”, sepse “e bëri unifikimin e faktorëve politikë shqiptarë të fliste me një zë”. “Kjo askund nuk u pa më mirë sesa në kuvendin e Republikës së Kosovës ku populli foli nëpërmjet përfaqësuesve të tij të zgjedhur, por me interes u përcoll nga të gjitha shtresat e shoqërisë sonë.
RTV Presheva

Products to support high school financial literacy lessons here are some http://writemyessay4me.org that I use

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch