Home » Lajme » TVP Lajmet 22 Korrik 2011: 11 pikat e mbetura nga seanca e djeshme, sot janë debatuar / Në stacionin policorë në Preshevë orari i punës në këtë institucion është nga ora 08 deri në ora 20 / Në SHMT “Presheva” edhe më tej ka vende të lira për regjistrim në vitin e parë shkollorë 2011- 2012 / Ministria e Arsimit të Republikës së Shqipërisë ka botuar librin e gjeografisë për klasën e katërt të shkollës fillore

TVP Lajmet 22 Korrik 2011: 11 pikat e mbetura nga seanca e djeshme, sot janë debatuar / Në stacionin policorë në Preshevë orari i punës në këtë institucion është nga ora 08 deri në ora 20 / Në SHMT “Presheva” edhe më tej ka vende të lira për regjistrim në vitin e parë shkollorë 2011- 2012 / Ministria e Arsimit të Republikës së Shqipërisë ka botuar librin e gjeografisë për klasën e katërt të shkollës fillore

Seanca e Kuvendit Komunal të Preshevës, e cila ka filluar dije, ka vazhduar edhe sot me pikat e mbetura. 11 pikat e mbetura nga seanca e djeshme, sot janë debatuar nga ana e këshilltarëve të pozitës dhe opozitës, ndërsa që të gjitha miratuar. Vlen të theksohet se në pikën e 7 e cila kishte të bënte me vendimin mbi verifikimin e anëtarësisë së komunës së Preshevës, në konferencën e përhershme të qyteteve dhe komunave – lidhja e qyteteve dhe komunave në Serbi, u votua edhe nga opozita. Rreth ecurisë së seancës së sotme, më tepër flet kryetari i KK të Preshevës Besim Abduli. Gjithashtu në këtë seancë u propozuan dhe miratuan edhe vendimet mbi emërimet në Këshillat e shkollave fillore: “Abdulla Krashnica”, “Vuk Karaxhiq”, “Selami Hallaçi”, dhe “9 Maji”. Në fund të seancës ishin të parapara edhe dy pika miratimi i dorëheqjes së Sekretarit të Fondit për qëllime humanitare, dhe emërimi i sekretarit të ri të këtij fondi.
——————-
Në stacionin policorë në Preshevë gjatë periudhës kohore korrik- gusht për shkak të rritjes së numrit të ardhjes së bashkatdhetarëve tanë nga diaspora orari i punës në këtë institucion është nga ora 08 deri në ora 20. Sipas zyrtarëve të këtij institucioni edhe numri i stafit punonjës është rritur për shkak të kërkesave të qytetarëve tanë gjatë kësaj kohe. Numri më i madh i kërkesave nga ana e qytetarëve është rregullimi i dokumentacioneve të udhëtimit për fëmijë ka deklaruar për Radiotelevizionin Presheva, Rade Aleksiq, udhëheqës i grupit të punëve administrative. Puna administrative gjatë kësaj periudhe kohore në stacionin policorë në Preshevë në dallim me vitet që kemi lënë pas është më efikase.
—————
Në shkollën e mesme teknike Presheva në Preshevë edhe më tej ka vende të lira për regjistrim në vitin e parë shkollorë 2011- 2012. Kjo shkollë sipas afateve ligjore ka shpallur konkursin për regjistrimin e 260 nxënësve për mësim në gjuhën shqipe dhe për 30 nxënës me mësim në gjuhën serbe për regjistrim në gjitha drejtimet. Sipas ndihmës drejtorit të shkollës së mesme teknike, Zejnulla Ramadani nga numri i përgjithshëm për regjistrim 20 vende janë të lira që mund të plotësohen varësisht nga preferencat e nxënësve në drejtimet ku janë të parapara. Vlen të përmendim se drejtoria e shkollës së mesme teknike Presheva në Preshevë gjatë çdo viti kalendarik risi për shkollarët ofron drejtimet e reja të cilat janë në përputhshmëri me kërkesat e qytetarëve në përditshmëri .
——————
Ministria e Arsimit të Republikës së Shqipërisë ka botuar librin e gjeografisë për klasën e katërt të shkollës fillore, në të cilën shkruan se Shteti i Shqipërisë shtrihet në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, shkruan sot e përditshmja serbe “Kurir”. Sipas kësaj gazete, nga ky libër do të mësojnë filloristët e Shqipërisë, po edhe ata në Kosovë, pasi sipas marrëveshjes së mëparshme, edhe Prishtina zyrtare do të përdorë këtë sistem. Ministri për Kosovën në qeverisë Serbe, Goran Bogdanoviq ka deklaruar për këtë se “Afati i përdorimit për këtë libër do të jetë i shkurtë”. “Kjo është strategjia, mirëpo kjo nuk do të kalojë. Tregimi është tashmë i vjetër për Shqipërinë e madhe, dhe ky libër vërteton atë që ne gjithmonë kemi paralajmëruar. Presim që ky libër të tërhiqet shumë shpejt nga përdorimi përndryshe kjo do ti kushtojë
shumë në planin ndërkombëtarë. Ne jemi për bashkëjetesë me Shqiptarët, dhe bashkësisë evropiane kjo do ti tregojë se asgjë nuk është e shenjtë dhe në mënyrë antiligjore ndryshojnë territoret” ka thënë ministri Bogdanoviq për “Kurir”. Autorët e këtij libri janë Perikli Qiriazi, Dhimitër Doka dhe Asllan Pushka. Edhe Ministria e punëve të jashtme të Serbisë ka deklaruar se nuk e kanë ditur këtë dhe Beogradi zyrtar do ti dërgojë kërkesë ambasadës së Serbisë në Shqipëri që të kontrollojë këtë. Gazeta e ka vlerësuar si skandal diplomatik.
—————–
Ndërmarrja “Korridoret e Serbisë” ka organizuar një aksion për ndarjen e broshurave për të gjithë ata që udhëtojnë gjatë sezonit të verës nëpër Serbi, në të cilën shkruhet për paralajmërimet në koridorin 10 dhe për rreziqet në autostradë prej një gjatësie 150 kilometra rrugë. Paralajmërohen të gjitë vozitësit që të kenë kujdes posacërisht në pjesën e cila lidh pjesën e kufirit me Hungarinë deri tek qyteti i Novi Sadit. Për shkak të punëve përfundimtare që po kryhen në këtë pjesë rreth autostradës në një gjatësi prej 88 kilometra, deri në fund të muajit gusht priten që të hapen të gjitha rrugët. Në vendkalimet kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, për vikend pritet që të kenë turma të mëdha, andaj këshillohen të gjithë vozitësit që ti drejtohen pikave alternative kufitare në të cilat pritet zgjasin prej 30 deri 60 minuta.
——————–
Vozitësit në Serbi për nga çmimi i derivateve radhiten ndër shtetet që derivatet e benzinës i paguajnë më së shtrenjti, ku vozitja është shëndëruar në një luks. Sa i përket çmimeve të benzinës në shtetet fqinje, në Greqi benzina kushton më së shumti (1.71 euro për një litër) ndërsa më i liri është në Bosne dhe Hercegovinë 1.20 euro. Situatë e njëjtë është edhe me dizelin. Greqia prapë është njëri ndër shtetet që kushton më së shumti, ndërsa më e lira është Maqedonia, Eurodizeli kushton momentalisht 63 denar, ose 1.05 euro, ndërsa Serbia radhitet në vendin e tretë. Sa për krahasim, benzina në Serbi është më e shtrenjtë se sa në Slloveni, një shtet ky ku rroga mesatare është katër herë më e madhe se sa në Serbi.
RTV Presheva

If your child is being bullied about being overweight or his bad hygiene, encourage him to learn healthy habits to he has a good point control these issues

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch