Home » Lajme » TVP lajmet 23 gusht 2011

TVP lajmet 23 gusht 2011

Drejtuesit e konferencës së përhershme të qyteteve dhe komunave në Serbi në debatin e përbashkët në Beograd diskutuan për projekt propozimin e ligjit përgatitor nga Qeveria për kthimin e pronave. Debati u organizua nga ana e zëvendës kryetarit serb, Bozhidar Gjeliq dhe bashkëpunëtorëve të tijë. Në tryezën e djeshme mori pjesë kryetari I komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ku u diskutua për projekt propozimin e ligjit si personave fizik por edhe atyre juridik në Republikën e Serbisë. Këto prona ishin uzurpuar nga qeveritë e mëhershme ose sistemet rregulluese juridike qysh nga koha e ish Jugosllavisë sidomos nga koha e Millosheviqit. Ndërkohë pronat ishin kryesisht të shtetit ndërsa shfyrtëzues si personat fizik por edhe juridik duke mos e pasur të drejtën e vendosjes në lidhje me pronën. Aprovimin e ligjit përgatitor për kthimin e pronave, kryetari I komunës, Ragmi Mustafa e ka quajtur trysni të Këshilit të Evropës ndaj Serbisë. Zoti Mustafa ka vlerësuar se aprovimi I këtijë ligji do të jetë edhe ndër kushtet për plotësimin e të gjitha kritereve për hyrjen e Serbisë në Bashkësinë Evropiane. Ligji në fjalë ka rëndësi të veçantë për të gjithë qytetarët ku do të përfitojnë edhe komunat duke Iu kthyer pronat institucioneve. Përveç kësaj bashkë me këtë ligj do të miratohet edhe projekt propozimi për kompenzimin e pronave nëse nuk mund të kthehen. Kthimi I pronave të uzurpuara do të jetë në interes të komunave, në interes të qytetarëve me theks të veçant personave fizik të cilët janë dëmtuar rëndë në periudhat e kaluara ka deklarauar kështu për Radiotelevizionin Presheva ekzekutivi preshevarë.
—————–
Qendra e solidaritetit dhe avancimit me seli në Preshevë mbrëmë ka shtruar një iftar tashmë tradicional “Iftari I Solidaritetit” , ku të pranishëm ishin perfaqësues të grupeve të ndryshme qëllimore të QSA-se, duke filluar nga aktivistët, bashkëpunëtorët, donatorët, bizneset lokale, perfaqësues të institucioneve publike dhe pushteteve lokale të komunave Preshevë dhe Bujanoc, përfitues, studentë, e në veçanti vlen të potencohet prezenca e shkëlqësisë së tij – ambasadorit të Republikës së Turqisë z. Ali Riza Çollak me stafin e tij dhe përfaqësuesit e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të R. së Turqisë – TIKA. Të pranishmit fillimisht I ka përshëndetur kryetari I Qendrës Solidaritetit dhe Avancimit, Lejlan Sadiku I cili kërkoi që në këtë muaj të shenjtë Ramazani të solidarizohemi të gjithë në mënyrë që banorët e Luginës pa dallime etnike dhe fetare të jetojnë në harmoni dhe kushdo që të kalojë pëmes Luginës le të kuptojë se nuk është vetëm Lugajë por të bëhet një Lagunë të cilën të gjithë e duan. Ai po ashtu foli edhe për rëndësinë e këtij iftari dhe rolin e organizatës që përfaqëson ai. Ndërkaq kryetari I komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa fillimisht ka përshëndetur prezencën e ambasadorit Turk duke e cilësuar atë si një ambasador shqiptarë. Sipas kreut të komunës qeveria turke me investimet e saja në Kosovë sidomos në arsim ka dëshmuar gadishmërin e saj që projekte të tilla që janë hartuar nga komuna jonë të I realizojë edhe tek ne pasi sipas kryetarit, Mustafa Presheva ballafaqohet me sfida të shumta. Edhe kryetari I komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka përshëndetur ambasadorin turk , por duke e faliminderuar edhe QSA-it për realizimin e projekteve në komunë të Buajnocit. Shqiprim Arifi, anëtar I këshillit mbikqyrës pranë QSA-it kërkoi nga të gjithë që t’ia shtrijmë dorën njëri tjetrit duke bashkëpunuar në të gjitha lëmit për t’iu dalur në ndihmë të gjithë personave në nevojë. Ndërkaq ambasadori I R.Turqisë, Aliriza Çollak premtoi se qeveria e tij do të kontribojë në ngritjen e zhvillimit ekonomik tek ne duke financuar projekte të ndryshme. Në fund u tha se ky iftar solidariteti le të reflektojë në të ardhem si urë bashkëpunimi në realizimin e ideve dhe qëllimeve gjithmonë duke pasur si emërues të përbashkët ndihmë të gjithë njerëzve në nevojë.

————————–
Aleanca Kuqezi shpreh shqetësimin për rrezikun e asimilimit të emigrantëve shqiptarë nëpër vendet ku jetojnë dhe punojnë. Në një letër dërguar Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Aleanca kërkon buxhet të ri për shkollat shqipe, në vendet ku jetojnë emigrantë shqiptarë. Aleanca kujton se rreth 1 milion shqiptarë jetojnë në Greqi, 2 milionë në Turqi e qindra mijëra të tjerë në vende të tjera të Evropës. “Shteti duhet të mbrojë shqiptarët kudo që janë. Greqia sot është në krizë, por gjen mundësi për të financuar shkollat greke”, thuhet në letër. Aleanca kërkon të investohet për gjuhen shqipe, duke kujtuar se fëmijët e emigrantëve po humbin dalëngadalë gjuhën e të parëve të tyre
—————————
Nga 1 shtatori kur edhe hyn në fuqi llogaritja e premisë së sigurimeve të veturave, në bazë të së cilës vozitësit e pakujdesshëm që shkaktojnë aksidente do të paguajnë sigurim rreth 50% më shumë se tani. Nga ana tjetër, vozitësit e mirë, të cilët nuk shkaktojnë aksidente, në periudhë ndërmjet dy regjistrimeve do të kenë lirim prej 5%. Ata që shkaktojnë aksidente, deri tri brenda vitit, do të duhet të paguajnë deri 2.5 herë më shumë preminë. Për vozitësit që gjatë një viti shkakton një aksident apo lajmrohet si shkaktar i ndonjë dëmi, sigurimin e ardhshëm do ta paguaj 50% më shumë, ndërsa ai që shkakton dy aksidente do të paguaj dy fishin.
RTV Presheva

Also includes gossiping www.besttrackingapps.com and ridiculing others

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch