Home » Lajme » TVP lajmet 24 gusht 2011: Përfaqësuesit e drejtoratit për inspekcion në Preshevë kanë filluar sot aksionin për rrënimin e objekteve pa leje …

TVP lajmet 24 gusht 2011: Përfaqësuesit e drejtoratit për inspekcion në Preshevë kanë filluar sot aksionin për rrënimin e objekteve pa leje …

 Aksioni filloi me rrënimin e terasës në restorantin Ylli dhe Viktoria te ish tregu i gjelbër. Për qytetarët tanë kjo ishte risi, dy orë të plota platoa e ish tregut të gjelbër ishte e bllokuar me qytetarë, policë lokal dhe inspektorë komunal. Pronarët e lokaleve treguan revoltën e tyre ndaj organeve kompetente për marjen e vendimit lidhur me rrënimin e terasave që llogariten objekte pa leje. Ata me miqtë e tyre disa minuta qëndruan ulur në terrasë por për pak kohë u vendos që hapësira të lirohet, duke kërkuar që një gjë e tillë të zbatohet në mënyrë proporcionale për të gjitha lokalet hotelierike dhe restorantet. Pronari i restorantit Ylli Sami Jusufi aksionin e sotëm e ka quajtur veprim politik e tendencioz.
Ndërsa zyrtarët komunal aksionin në fjalë për rrënimin e objekteve pa leje i kanë qujtur procedura ligjore të rrespektuara në tërësi. Kryeshefi i drejtoratit për inspekcion, Fadil Azizi gjatë deklaratës për Radiotelevizionin Presheva ka potencuar se rrënimi i objekteve pa leje po bëhet në suaza të komptenecave të institucioneve komunale. Akuzat e pronarëve ishin të parreshtura, ata thonë se në kuadër të anekseve shtesë të restoranteve kanë siguruar edhe vende të reja pune. Ndërsa zyrtarët komunal paralajmërojnë se aksioni për rrënimin e objekteve pa leje do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.
Para fillimit të aksionit për rrënimin e teraseve ndodhi edhe diçka jo e zakonshme, plot 40 minuta buldozeri nuk ishte në gjendje të rregullt për fillim të aksionit. Nuk është hera e parë që Ndërmarrja Publike Moravica anashkalon organet komunale. Për arsye subjektive ekzekutimi nga punëtorët e kësaj ndërmarrje nuk është kryer sot, ka deklaruar kështu, kryeshefi, Fadil Azizi. Kompetencat e plota tani e tutje janë të drejtorit që të marrë masat adekuate ndaj punëtorëve për shkelje të disciplinës së punës. Gjatë pasdites së sotme me rastin e rrënimit të objekteve pa leje kemi dëgjuar akuza të rënda edhe ndaj personave zyrtarë në detyrë, ku drejtohej gishti edhe për mito e korrupsion. Aksioni për rrënimin e objektevE pa leje do të vazhdojë deri në fund të këtijë viti kalendarik, me qëllim të krijimit të komoditetit më të mirë për këmbësorët dhe qytetarët në përgjithësi ka premtuar ndër të tjera kryeshefi i drejtoratit për inspekcion, Fadil Azizi.
—————
Kryeshefi për veprimtari shoqërore Nexhmedin Ahmedi ka mbajtur sot një takim pune me kryetarët e bashkësive lokale ku është diskutuar për dy pika të rendit të ditës. Pika e parë ka qenë propzoim akti për rrjetin e ri të shkollave dhe piak e dytë menazhimi I situatave të jashtëzakonshme. Sipas kryeshefit Ahmedi sa I përket rrejtit të ri shkollave do të përcillet për mes tre lidhjeve ,dhe sistem I ri pirtet të hyjë në fuqi në vitin 2014, mirëpo drejtorët duhet të jenë të njoftuar se si do të mudn të funksionojë ky rrjet. Ndërkaq pika e dytë sa I përket menaxhimit të situatave të jashtëzakonshme të gjithë qytetarët tanë duhet të jenë më vigjilent pasi këtë vitë gjatë këtyre dy muajve janë shkaktuar 92 zjarre si pasojë e pakujdesis. Kur jemi tek zjarret zakonisht zjarret janë përhapë nga deponit e egra, djegja e thernishteve por edhe nga mos kujdesi I faktorit njeri.
——————
Shoqata Kulturore Humanitare “ Dituria” , mbrëmë në restaurantin Evropa 4 ka shtruar iftar të përbashkët ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme , qytetarë dhe musafira nga Kosova e Shqipria të cilët për arsye objektive nuk kishin arritur që të ishin prezent në këtë iftar.Të pranishmti fillimisht i ka përshëndetur kryetari i kësaj shoqate. Shoqata Kulturore Humanitare “Dituria” me seli në Preshevë,në të vërtetë veprimtarinë e vet e zhvillon që nga vitet ‘90 – ta ku në fillim ka vepruar nën emrin e “Sami Frashërit”. Kjo shoqatë aktivitetin e saj e zhvillon në dy segmente: Kulturorë dhe Humanitarë. Në rrafshin kulturorë merret me organizimin e kurseve:
-të gjuhës angleze,
-kurse kompjuteri,
si dhe merr pjesë në fushata të ndryshme për senzbilizimin e opinionit kundër dukurive negative siç janë droga, prostitucioni,alkooli etj. Organizon dhe programe kulturore artistike “Kuizi i Diturisë”, aksione për pastrimin e ambientit,promovime të librit,ekspozita etj.Në kuadër të Shoqatës Kulturore Humanitare “DITURIA” veprimtarinë e vet e zhvillojnë edhe sektori i rinisë dhe ai i gruas.
RTV Presheva

This blog not only serves as a great resource for the school community, http://domyhomework.guru but also as a professional portfolio for liz and her great work as principal

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch