Home » Lajme » TVP lajmet 25 gusht 2011: Azili ende konsiderohet si rrugë e vetme për të siguruar nje jetë më të mirë, dhe një gjë e tillë konfirmua sot ne debatin e mbajtur rreth migracionit…

TVP lajmet 25 gusht 2011: Azili ende konsiderohet si rrugë e vetme për të siguruar nje jetë më të mirë, dhe një gjë e tillë konfirmua sot ne debatin e mbajtur rreth migracionit…

Edhe pse ishte paraljmëruar një debat me njerz komptetent për problematikën e Azilit, qeveritarët serb nuk iu kanë përgjigjur ftesës pesonalisht por kanë dërguar disa nga përfaqësuesit e tyre.Në emër të Trupit koordinues ishte Jelena Vragiç zv.drejtoresh e këtij organi e cila në mënyrë sipërfaqësore ka arritur që të paraqes shkaqet e migracionit duke shfletuar disa nga projektet që parasheh TK ti realizojë e që sipas saj do të ndikonin në parandalimin e Azilit. Ndërkaq mungesa e ministri Bozhidar Gjelic në panel u zëvendësua me Danilo Rakiç përfaësues I OJQ 484 –ër. Në bazë të disa raporteve të hartuara ai ka konstatuar se migrimi k afilluar sidms gjatë vitive kur Jugosllavia ishte e përfshirë në luftë , por sipas tij edhe pas demokratizimit Serbis ky fenomen nuk ka ndalur. Edhe Nikolae Herkules përfqësues I PBILD –it program i KB –ra është ndaluar në projektet që janë zhvilluar me të rinjtë. Nga përfaqësuesit shqiptarë kanë marrë pjesë kryetari I komunë së Preshevë Ragmi Mustafa, deputeti popullor Riza Halimi dhe kryetari I KNC Galip Beqiri. Kreu I komunës Ragmi Mustafa ka thënë se mos prezenca e ministrave përgjegjës tregon për joseriozitetin që ka ky shtet ndaj shqiptarëve.Ai ka thënë se shqiptarët gjithmonë kanë qenë të shpërngulur që nga periudhat e më hershme cka dhe sot po vazhdon.Sipas kryetarit të komunës 30% e shqiptarëve sot jetojnë në diasporë dhe ky migrim ka ardh si pasoje e shkaqeve politike por edhe ekonomike.Zoti Mustafa ka potencuar se kjo është një propagand e Serbisë se shqiptarët po shfrytëzojnë liberalzimin e vizave , por sipas tij shqiptarët kanë migruar vazhdimisht edhe duke rrezikuar me jetë. Deputeti Halimi ka thënë se ai me anë të pyetjes së deputetit ka kërkuar që të jipen sqarime por ende nu ka marrë asnjë përgjigje nga ministri komptetent. Në anë tjetër kryetari KNC Galip Beqiri ka thënë se stafi I tij ende nuk ka arritë që të merret me detalisht me fenomenin e azilit por shpreh shqetsimet për migrimin e shqiptarëve. Ndërkaq në sallë prezent ishin edhe një numër I madh I qytetarëve e që disa prej tyre kishin ardhur për të mësuar se cfarë do të bëhet me familjet e tyre qe janë azil sidomos ne belgjikë.
Kur iu dha mundësia e pyetjeve ata nuk u duruan do dhe drejtuan një varg pyetjesh zv drejtoreshës së TK dhe përfqësuesit të Kombeve të Bashkuara.Disa pyetje me komente por e tërë kjo nga halli I tyre por dhe verbëria që po tregon shteti serb ndaj shqiptarëve.
Si pasojë e pyetjeve të shumta këta dy përfaqësues nuk arritën të përgjigjen pasi situata doli nga kontrolli. E disa në sallë prap bën me dije se do të shkojn Azil nesë nuk ndërrmerret dicka konkrete.
Si destinacion I vetëm ende mbetet shteti Belg I cili jep kushte pak më të mira se shtetet tjera por prapë me asnjëmundësi leje qëndrimi pasi azili politik dhe ekonomik nuk vinën më në shprehje.
——————–
U nënshkrua kontrata për fillimin e fazës së parë të projektit për rregullimin e sallës së edukatës fizike në Gjimnazin Skënderbeu në Preshevë. Kontrata u nënshkrua nga njeriu I parë I komunës dhe punëkryesit të këtijë projekti, përfaqësuesi i kompanisë private Saba Bellça. Ky projekt është I planifikuar me Planin Investiv Nacional për komunën e Preshevës për vitin 2011, plan ky që ka kaluar qysh në dhjetor të vitit 2010 nga kuvendi komunal. Ndërsa në muajin mars është filluar me procedurën e prokurimit publik. Kryetari I komunës, Ragmi Mustafa ka deklaruar se projekti për rregullimin e sallës së edukatës fizike ka vlerën e përgjithshme prej 25 milion dinarësh me tatimin mbi vlerën e shtuar, mjete të cilat janë siguruar nga Qeveria e Republikës së Serbisë përmes Trupit Koordinues. Sipas zyrtarëve komunal realizimi total I projektit për rregullimin e kësaj salle planifikohet të finalizohet në muajin qershorë të vitit 2012.
———————
Në njoftimin për opinion të lëshuar nga Lëvizja e Progresit Demokratik thuhet se “Punëtorët e sigurimit serbë, në Komunën e Bujanocit, pikërisht më 15 e 17 gusht 2011, morën në të të ashtuquajturat biseda informative, ish pjesëtarët e UÇPMB-së, anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës. Gjatë zhvillimit të këtyre bisedave në zyrat e stacionit policor në Bujanoc, përfaqësuesit e OVL-së: Nazim Ajdini, Kurtali Alishani, Raif Sopi, Avdil Shkodra dhe Qenan Beqiri, u morën në pyetje për kinse marrjen e ndihmave emergjente dhe veprimtarinë e kësaj shoqate joqeveritare. Lëvizja e Progresit Demokratik, këto biseda të të ashtuquajtura informative i konsideron të demoduara dhe krejtësisht të motivuara politikisht. Ka kaluar koha e regjimit të Millosheviqit, kur aktivistët qoftë partiakë apo joqeveritarë, merreshin në të të ashtuquajturat biseda informative, kërcënoheshin dhe maltretoheshin psiqikisht dhe fizikisht për të hequr dorë nga aktivitetet e ndryshme me interes qytetar e kombëtar. LPD-ja kërkon, që të ndërpriten bisedat e tilla informative dhe mos të pengohen aktivistët e OVL-së, në ushtrimin e misionit të tyre në kuadër të sektorit joqeveritar, thuhet nga Kryesia e LPD-së, me kryetar Jonuz Musliun
—————–
Kyçja e qytetarëve në vendimarrje ishte tema që u diskutua sot nga përfaqësuesit e USAID-it në takimin që zhvilluan me përfaqësuesit e e sektorit civil, të ndërmarrjeve dhe përfaqësuesit e vetadministrimit lokal. Ky program I ri I USAID-it I cili e trashëgon programin Mega do të zgjasë 5 vite dhe përfshin 5 komponente ate të kyçjes së qytetarëve në vendimarrje, ngritja e kapaciteve të vetadministrimit lokal, intensifikimi I raporteve të bashkëpunimit ndërkomunal, ngritja e kapaciteve të të rinjëve dhe formimi I një ambienti të volitshëm për zhvillimin e bizneseve.
RTV Presheva

In fact, this knowledge could give assignment helper online a leg up in an increasingly technology-centric society

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch