Home » Lajme » TVP lajmet 26 gusht 2011: Në atarin e fshatit Miratoc gjatë kryerjes së punëve të ndërmarrjes për rrugë Putevi Uzhice është gjetur një pjesë e lokalitetit arkeologjik

TVP lajmet 26 gusht 2011: Në atarin e fshatit Miratoc gjatë kryerjes së punëve të ndërmarrjes për rrugë Putevi Uzhice është gjetur një pjesë e lokalitetit arkeologjik

Sipas arkeologut në Muzeun e Vranjës, Goran Mitroviç bëhet fjalë për mekropolin e periudhës romake ku janë gjetur varreza, eshtra njerëzish dhe mure të asaj periudhe. Sipas të dhënave të zyrtarëve të muzeut të Vranjës bëhet fjalë për lokacionin ku përfshin një hapësirë të madhe edhe ate prej fshatit Miratoc deri tek magjistralja, korridori 10. Gjatë procesit të gjetjes së varrezave në vendin e quajtur te kisha kanë prezantuar edhe profesorë të gjeografisë e të historisë nga Presheva. Profesori, Sami Agushi gjatë deklaratës për Radiotelevizionin Presheva ka potencuar se mbetja e trashëgimisë sonë kulturore të mos shkatrrohet. Ai ka rikuhntuar organet kompetente qe të mos veprohet njejtë si kur me varrezat e fshatit Cakanoc që janë zhdukur gati plotësisht.
Arkeologët pas procedurave nismëtare për gërmimin e vendit ku llogaritet lokalitetit arkeologjik raporti i punës do të dërgohet në Entin Republikan në Beograd ku për hapat e mëtutjeshëm do të informohen njerëzit kompetent me kohë.
—————–
Skulptori preshevarë, Hevzi Nuhiu me 28 vepra të punuara në gurë, dru dhe pëlhurë ka prezantuar në ekspozitën mbarë kombëtare në Durrës. Ekspozita është organizuar me temën Arti dhe bamirësia ku morrën pjesë 150 punime të arstistëve shqiptarë nga shtete të ndryshme evropiane. Sipas drejtorit të galerisë Kolosium, profesor, Seladin Stafa gjithsej 27 artistë të spikatur nga vende të ndryshme begatuan ekspozitën në Durrës. Skulptori preshevarë, Hevzi Nuhiu me veprat e tija jo të zakonshme nga skulptorët e tjerë shpirtin e tijë artitik dhe kombëtarë po e prezanton në evenimente të ndryshme kulturo- artistike në shtete shqiptare dhe ato evropiane
—————-
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me rastin e festës së kurban bajramit organizon grumbullimin e ndihmave kushtuar familjeve me nevojë. Sipas përfaqësuesve të kësaj organizate ndihmat do të dedikohen për familjarët e dëshmorëve të rënë, invalidëve të luftës si dhe për ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë gjendja e të cilëve është e rëndë. Të interesuarit ndihmat mund ti dërgojnë në lokalet e Organizatës së Veteranëve të Luftës, zyra në Preshevë në adresën lokalet e tregut të ri të Moravicës ndërsa në Bujanoc zyra e OVL-së rruga e Kosovës.
RTV Presheva

One Response

  1. Lajmin se ne atarin e Miratocit, duke punuar ne autostraden Nish-Shkup, eshte gjetur nje pjese e lokalitetit arkeologjik e loxova ne kete web faqe.
    I bashakngjitem shqetesimeve dhe drojes se Prof. sami Agushit se rrezikohet ky lokalitet te shkaterrohet, sikur ne te kaluaren ne shume raste te trashegimise tone arkeologjike. Andaj kerkojme qe gjate puneve ne autostrade te punohet nen prezencen e eksperteve tane: arkeologe e tjere. Poashtu insistojme qe te mos rrezikohen eksponatet e gjetura ne kete vend pune.Ne bisede te mehershme me prof. Agushin, thote se ketu gjendet nje lokalitet i vjeter plote varreza e te tjera qe duhet ruajtur me kujdes. Apelojme te Ekspertet e Muzeut te Vranjes per nje perkujdesjeje profesionale te kesaj trashegimie arkelologjike.

    Me respekt Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqates per Trashegimi ne presheve

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch