Home » Lajme » TVP Lajmet 26 maj 2011

TVP Lajmet 26 maj 2011

Presidenti serb Boris Tadic konfirmon arrestimin e të shumërkuarit për krime lufte, Ratko Mlladic.“Sot kemi përfunduar një periudhë të vështirë të historisë sonë, kemi pastruar emrin tonë dhe të të gjithë serbëve kudo që janë ata”, tha Tadic.
Sipas tij operacioni i kërkimit dhe arrestimit tregoi se shërbimet serbe të sigurisë e bënë Serbinë një vend më të sigurtë dhe se shteti ligjor atje funksion.”Kapja e Mlladic rrit besueshmërinë morale në botë të Serbisë.Jam krenar për këtë operacion dhe uroj e përgëzoj të gjithë ata që u përfshinë. Arrestimi i Mlladic u krye ne Serbi”, tha Tadic. 
Kreu serb theksoi se një kapitull i rëndësishëm u mbyll. Tadic nuk dha detaje për operacionin e arrestimit, por tha se të dhënat  do të jepen nga shërbimet e sigurisë.Arrestimi i Ratko Mlladiç vjen një ditë pas publikimit të të dhënave të para të raportit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, themelore, sipas disa anëtarëve të BE-së, për integrimin e Serbisë në BE.Në raport prokurori Serge Brammertz i ka cilësuar “të pamjaftueshme” përpjekjet e vendit ballkanik për të kapur dhe dorëzuar kriminelët e luftës ende në kërkim, Goran Hadziç e Ratko Mlladiç.I kërkuar nga 1995, Ratko Mlladiç, ish gjenerali serbo-boshnjak akuzohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për genocidin e 8 mijë myslimanëve të Srebrenicës, në Bosnje, në korrik të 1995-s

Gjykata Supreme e Kosovës e ka liruar të mërkurën nga burgu njërin nga komandantët e UÇPMB-së, Shefket Musliun. Kjo gjykatë e ka prishur aktgjykimin e Shkallës së parë dhe e ka kthyer rastin në rigjykim, me arsyetimin se ka pasur shkelje. Pas arrestimit nga KFOR-i, Shefketi ishte dënuar me 10 vjet burg në vitin 2001, pak ditë pas përfundimit të konfliktit në Luginën e Preshevës. Lirimin e tij e ka konfirmuar avokati mbrojtës, Nikë Shala

Lëvizja e Progresit Demokratik, me gëzim e ka pritur lajmin e mirë për lirimin nga burgu i Dubravës të Komandantit suprem të forcave të armatosura të ish UÇPMB-së Shefket Musliu. Në ditën kur po mbahej akademia përkujtimore kushtuar Ditëve të Komandant LLeshit, u lirua nga burgu komandanti, i cili vuante dënimin e padrejtë të  shqiptuar nga një trup gjykues ndërkombëtar (UNMIK), për shkak të akuzave absurde të  ngritura nga Serbia. Gjykata e UNMIK-ut e dënoi komandantin Shefket Musliu me 13 vjet heqje lirie, ndërkaq vitin e kaluar në një rigjykim atij i “zvogëlohet” dënimi, nga 13 në 10 vjet. Lirimi i komandantit nga burgu është mirëpritur nga shqiptarët jo vetëm në rajonin e Luginës së Preshevës, por edhe më gjerë. Lëvizja e Progresit Demokratik, lirimin e ish komandantit Shefket Musliu, e vlerëson si një akt të lartë të fitores së drejtësisë jo vetëm ndaj komandantit, por edhe ndaj ushtrisë së tij, e cila i dha emër këtij rajoni, duke sjellur edhe Marrëveshjen Paqësore të Konçulit, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kryesia e LPD-së, kryetar Jonuz Musliu.

Idetë e rinovuara të këtyre ditëve për ndarjen e Kosovës, të lansuara nga vetë krerët shtetërorë serbë Ivica Daçiq dhe Boris Tadiq nuk janë të rastit dhe të thëna sa për sy e faqe, ata gjithmonë deklaratat e tyre i kanë mbështetur me veprime konkrete, qoftë edhe nga prapavija. Dhe si pasojë këtyre ditëve është ngritur niveli i provokimeve në Malësinë e Preshevës, sigurisht nga ana e Xhandarmërisë serbe. Qytetarëve të fshatrave të kësaj Malësie kanë filluar ti drejtohen provokime shtesë, derisa edhe shqetsuese. Fshati Maxhere është më i ekspozuari në këtë drejtim, më 14 Maj 2011 disa banorë të këtij fshati duke zbritur në Manifestimin e Dëshmorëve të Kombit në Rahovicë u provokuan rëndë nga pjestarët e Xhandarmërisë Serbe, me disa picgauer. Më 23 Maj 2011, përsëri në fshatin Maxhere, prap me disa pizgauer janë provokuar rëndë fshatarët, deri edhe në fyerje. Ata tashmë kanë filluar të hyjnë edhe Brenda në fshat. Kur gjithë kësaj i shtohet edhe numri bindshëm i rritur i pjestarëve të kësaj Xhandarmërie, si me makina lëvizëse dhe kaminonë ushtarak, përfundimi është se diçka është duke u përgatitur. Faktori politik Shqiptar i Luginës së Preshevës duhet të jetë ai i cili duhet të reagojë menjiherë dhe në mënyrë adekuate. Shqiptarëve në këtë pjesë të Trojeve tona nuk duhet ti interesojë fare Veriu i Kosovës por vetëm Lugina e Preshevës. Referendum i vitit 1992, Lufta e Armatosur e vitit 2000-2001, Karta e Kombeve të Bashkuara në të drejtën e popujve për Vetëvendosje dhe Konferenca e Helsinkit e vitit 1975 në lejimin e ndryshimit të kufinjëve me mjete paqësore na obligojnë të marrim vendime të forta dhe pakthyeshëm të drejtohemi andej kah edhe e kemi rrugën, për bashkim me Kosovën, përkatësisht me Shqipërinë

Afër stadiumit të fshatit Tërnoc, është mbajtur manifestimi qendror kushtuar 10 vjetorit të rënies heroike të Komandant Lleshit, me çrast edhe u përmbyllën “Ditët e Komandant Lleshit”. Të pranishëm në manifestim ishin veteranë të luftës së UÇPMB-së, përfaqëuses të partive politike, qytetarë nga Lugina e Preshevës, Shqipëria, Maqedonia, Kosova. Manifestimin qendror me një elaborat për jetën dhe veprëne “Komandant Lleshit”, e hapi shoku dhe bashkëluftëtari i komandantit, Lulzim Ismaili, i cili përkujtoi se amanetin e komandantit duhet ta qojm në fund. Para të pranishmëve fjalën e mori edhe kryetari i OVL-së Nagip Aliu.Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, dhe ai i Kuvendit Komunal Jonuz Musliu, gjatë fjalimeve të tyre përsëritën nevojën e angazhimit politik për amanetin e dëshmorëve.

Në këtë manifestim u lexuan edhe telegrame nga bashkëluftëtar, gjegjësishtë nga ish komandanti i UÇPMB-së Shefket Musliu. Këshjilli organizativ, familjet e dëshmorëve i shpërbleu me mirnjohje, ndërsa manifestimi përfundoi me një program kulturoro – artistik.

Aktivitetet “Ditët e Komandant Lleshit”, kanë filluar më 23 Maj, kurse gjatë ditëve që vazhdoi manifestimi kishte organizime të shumta, duke filluar nga ato kulturore, sportive, dhe homazhe pranë vendit të rënies dhe varrit të tij.

Për nder të jetës dhe veprës së komandant Lleshit, në Teatrin Kombëtarë në Prishtinë, është mbajtur akademi përkujtimore, ku përpos qyetatrëve nga Lugina e Preshevës, dhe të Kosovës, kanë marrë pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, familjarë të komandantit legjendar Adem Jashari, përfaqësues të OVL-së të UÇK-së, të qeverisë së Kosovës, deputetë të shumtë.

Një delegacion i profesorëve univerzitar nga Republika e Shqipërisë, kanë qëndruar sot në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë, me çrastë janë takuar me udhëheqësit dhe profesorët e kësaj shkolle. Delegacioni në fjalë ishte përfaqësues i institutit të integrimit të kulturës shqiptare. Ndërkaq, qëllimi i vizitës sipas udhëheqësit të kësaj vizite Prof.Dr. Ibrahim Gashit, ishte sepse ky institut këtë vitë ka marrë iniciativën për studimin e mundsive të përafrimit deri në unifikim të programeve e teksteve mësimore në të gjitha shkollat e trojeve arbnore dhe në diasporë. Ky institut tashmë ka krijuar komisionet qendrore dhe zonale të studimit të kësaj çështje.Profesorët nga shqipëria, kanë zhvilluar nga një orë mësimi në disa klasa të kësaj shkolle, kurse drejtori i shkollës së mesme teknike “Presheva”, Talat Arifi deklaroi.Profesorët nga Shqipëria, sot kanë pasur takime të shumta me intelektualë nga komuna e Preshevës, për të shkëmbyer informata për unifikimin sa më mirë të teksteve mësimorë në hapsirat shqiptare dhe në diasporë.

Per  te gjithe pjemarresit ne garat komunal te recituesve  disa jave me pare  sot  u  ndane mirenjohje  nga juria  profesionale ,dhe vendin e pare te dyte dhe te trete:

Menjhere me pas nxensit e ciklit te ulet  dhe  ,cikli u i larte i shkolles fillore dhe ai  i shkolles se mesm fillaun  poezite e tyre duke garuar per garat rajonale,,ku pjesmrres ishin edhe recitues nga Bujanoci..Juria profesionale  e cila perzgjodhi dhe vleresoi  te gjitha parimet qe duhet ti kete nje recitues ,shpalli rrezulltatin  per4 ciklin e ulte  ne tre vende  te para:Vendi i pare i takoi Nurie osmanit,Vnedi i dyte Lisana Dulaj,dhe vendi i trete Miran Jahiu,Po ashtu ne ciklin e larte fillor  vendin e pare e zuri Dionesa Hbebi ,vendin e dyte Diellza Lutfiu dhe vendin e pare Edon Ramadani.Ndersa fitues  i vendit te pare  nga shkolla e mesme ishte fotesa Shabai nga Bujanoci,vnedin e dyte Nerimani Jakupi dhe vendin e trete hanife Hamidi.Gjate recitimit ne salle ishin te pranishem edh delegacioni Nga Shqiperi,te cilte me shume vemdenje percollen pergaditjen  e nxenseve dhe pergezunan ne pune e palodhshme    dhe duke na rrespektuar poetesha  Zybre Hysa  u ngjite ne skene duke  recituar disa vargje te poezise Flamuri.Ndersa ne  permbyllje te garave  rajonale pofesot Alixhema Salihu  per tvp shpreh kritjka rreth poergaditejes se nrecituesve  nga arsimtaret e tyre , dhe duke dhene mesazhin e tij :

RAJONI

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Milan Roqen i quajti ëndrra të parealizueshme idetë e disa zyrtarëve në Beograd për ndarjen e Kosovës. Duke folur në fund të vizitës së tij në Kosovë, Roqen shprehu mendimin e tij se koha e ndarjeve në rajon ka përfunduar ndërsa tani është koha e procesve integruese. Shefi i diplomacisë malazeze qëndroi në Kosovë në vizitën e parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai është takuar me presidenten Jahaga, kryeministrin Thaçi dhe me homologun e tij Enver Hoxhaj. Në të gjitha këto takime është theksuar nevoja për thellimin e bashkëpunimit ndermjet Malit të Zi dhe Kosovës. Po ashtu ministri i jashtëm i Kosovës e ka njoftuar homolgun e tij nga Mali i Zi se komuniteti malazez në Kosovë do të njihet edhe me kushtetutë pas ndryshimeve kushtetuese që do të bëhen vitin e ardhëshëm.

Idetë për ndarje të Kosovës janë hedhur poshtë të enjten edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviç dhe zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Edomnd Haxhinasto gjatë një takimi që kishin në Tiranë. “Idetë e tilla janë arkaike dhe janë të dëmshme edhe për rajonin. Të gjitha vendet në rajon duhet të shikojnë perpekstivën evropiane”, kanë thënë Petroviç e Haxhinasto.

Presidentja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i ka përcaktuar takimet bilaterale me delegacionet e vendeve pjesëmarrëse në samitin e liderëve të 21 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që do të mbahet në Varshavë më 27 dhe 28 maj. I një rëndësie të veçantë do të jetë takimi me presidentin amerikan, Barack Obama, duke e pasur parasysh rolin lider në botë dhe ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po jep SHBA-ja për Kosovën dhe për proceset demokratike në vend.Në një njoftimim për media të Zyrës për Informim të Presidencës, thuhet se presidentja Jahjaga do të flasë për pavarësinë e Kosovës, për ndërtimin e institucioneve, për proceset e integrimeve evropiane të Kosovës, për barazinë nacionale, harmoninë fetare dhe për liritë dhe të drejtat e njeriut, për bashkëpunimin rajonal për ndihmën ndërkombëtare dhënë Kosovës, si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon e më gjerë.

RTV Presheva

On the other hand, I know many educators who have switched positions and regret it investigate this blog

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch