Home » Lajme » TVP Lajmet 27 Qershor 2011: Në natën finale të spektaklit televiziv Zgjedhim Talentin e Luginës fituese e çmimit të parë juria shpalli Fitore Ahmetin; Viti 2011 do të jetë më kritik; 30 vjetori i maturanteve te vitit 1980-81…

TVP Lajmet 27 Qershor 2011: Në natën finale të spektaklit televiziv Zgjedhim Talentin e Luginës fituese e çmimit të parë juria shpalli Fitore Ahmetin; Viti 2011 do të jetë më kritik; 30 vjetori i maturanteve te vitit 1980-81…

Në natën finale të spektaklit televiziv Zgjedhim Talentin e Luginës fituese e çmimit të parë juria shpalli Fitore Ahmetin. Fitorja me performancën e sajë në natën eliminuese mori votat e jurisë që jetë finaliste e këtij shou televiziv. Fitorja me përkushtimin sajë gjatë kohës së caktuar bëri parapërgatitjet adekuate dhe fitoi besimin e plotë të jurisë për vlerësimin unanim lidhur me talentin sajë në muzikë. Organizatorët ndanë edhe vendin e dytë për Erëza Halimin e cila shkëlqeu me performancën e sajë, këngë kushtuar gjyshes ndërsa vendi i tretë i takoi, Uran Abazit i cili ka luajtur në piaonë.  Mirënjohje për kandidatin më të ri iu dedikua djaloshit gjashtë vjeçar. Edonis Hajdarit. Ky format argëtues u organizua nga Radiotelevizioni Presheva. Sponsor gjeneral i këtij spektakli ishte restoranti Evropa 3 në Preshevë, ndërsa sponsor të tjerë ndërmarrja tregtare private IOM, Arso Kom dhe kryesia e Klubit futbollistik Hajduku. Anëtarë të jurisë përzgjedhëse gjatë tri mbrëmjeve të spektaklit ishin profesorët e muzikës, Sali Rrustemi e Mustafë Hasani dhe profesori i gjuhës shqipe, Xhelal Arifi. Për orkestrimet e këngëve të finalistëve u përkujdesën Skender Halimi dhe Vlorian Hasani. Të rinjtë nga komuna e Preshevës dhe Bujanoci kanë shprehur talentin e tyre me këngë, vallëzim modern, strit denc, bit boks, imitim, në instrumente, recitim dhe akrobacion.
—————————
Viti 2011  do të jetë më kritik krahasur nga viti I kaluar  duke marrë parasysh mungesën e ujit të pishëm në qytetin e Preshevës. Kjo problematik  vjen nga keqpërdorimi I tepërt nga ana e qytarëve të  pa ndërgjegjshëm në shfrytëzimin e ujit si në ujitjen e kopshteve dhe  larjen e trotuareve. E tërë kjo do të sjell në një situatë shumë të vështirë për  sigurimin e mjaftueshëm të ujit për  plotësimin e nevojave personale për të gjithë. Sipas  tij edhe pse tash mungesa e ujit  edhe në këtë periudhe po hetohet dukshëm, pritet që në muajt e verës korrik- gusht  kur mërgimtarët kthehen për pushime, harxhimi I ujit  do të jetë më tepër por duke marr parasysh edhe keqpërdorimin    e tijë nga ana e qytetarëve atëhere do të jetë një gjendje kaotike  në burimet financiare e posaçërisht defektet në pompa do të shtohen. Ndërkaq që nesër, çdo  të marte dhe të ejte  në fshatin Rahovicë do të  fillojë reduktimi I  ujit nga ora 18 e mbrëmjes deri në ora 10 e paradites  së ditës tjetër. Ndërsa në qytet do të fillojë të reduktohet uji nga java e ardhshme. Drejtori I Moravicës Naser Sadiku apelon tek të gjithë që shërbimi të jetë sa me efikas në ndalimin dhe keqpërdorimin  e ujit  dhe  me një angazhim të përbashkët ky problem të zbutet.
————————-
Dikur ishin fëmijë në këto banka, ata tash janë kthyer në bankat shkollore pas 30 viteve dhe po rikujtojnë momentet që u kanë ngelur në mendje. Maturantët e gjeneratës 1980-81 të gjimnazit “ Skënderbeu “ që dikur kishte po këtë emër ishin mbledhur që fillimisht u takua në sallën e profesorëve e më pas mbajtën një orë kujdestarie duke shkëmbyer mendime me njëri tjetrin. Ndërkaq profesori I historisë Abdurrahman Zulfiu fillimisht hapi ditarin duke I këshilluar nxënësit për mungesat e pakta që ishin dhe për notat. Ai po ashtu I këshillon që ti përkushtohen mësimit pasi periudha 81ishte fillimi I rezistencës së shqiptarëve kundër regjimi të atëhershëm. Ndërkaq në orën e profesorit të biologjisë Rafet Murtezi u përkujtua edhe e ardhmja dhe e tashmja. Disa nxënësit për këtë ditë kishin ardhur special nga Zvicre e vende të ndryshme të Evropës. Ndërkaq profesoresha e gjuhës shqipe Sadete Presheva po ashtu me ish nxënësit e saj ka rikujtuar atë kohë dukë u ndalur në metodat e punës raportin profesorë nxënës dhe në kriteriumin e sotëm. Interesante është fakti se gjatë qëndrimit tonë hasëm nxënës që sot janë profesorë të asaj lënde ku e  kishin njësh atë kohë. Për këtë ditë të veçantë më një fjalë për të rikujtuar gjithçka që atë kohë I përshkonte këtë gjeneratë ishin organizatorët e kësaj dite. Agim Ferati organizatorë e maturës së gjeneratës 80-81 thotë se kjo është njëra nga gjeneratat më të suksesshme. Ata sot janë drejtorët , mjekë, inxhiniere edhe atë nëpër shtete evropiane. Më pas në mbrëmje të gjithë janë mbledhur në restorantin Evropa 2 ku dhe kanë mbajtur një mbrëmë argëtuese.
———————
Elektrodistribucioni në Vranjë njofton të gjithë blerësit e energjisë elektrike se ka kaluar afati I pagesës për faturat  energjinë së harxhuar  të muajit maj 2011. Njoftojmë blerësit se në tërë territorin e Jugoistokit , po zbatohet aksionin i forcuar për çkyçjen nga rrejti elektrik  për shkak të borxheve të larta të shfrytëzuesve , të cilët rrezikojnë punën normale të elektro distribucionit. Ftojmë shfytëzuesit që të shlyejnë borxhet e mbetura për energjinë e harxhuar , ashtu që ti shmangen rasteve të padëshiruara të çkyçjes së energjisë elektrike dhe harxhimeve tjera për kyçjen prap në rrjet.
————————-
Nëse ndonjëri nga tifozët shqiptar të Shkëndijës së Tetovës, bart me vete flamur të Republikës së Kosovës, në stadiumin e Partizanit në Beograd, gjatë ndeshjes mes këtyre dy klubeve, ai menjëherë do të arrestohet, dhe priten sanksione të larta për të. Presheva.com ka mësuar se deri sot klubet kundërshtare ende nuk kanë kontaktuar mes veti, ndërsa UEFA si organizatore e ndeshjes, këtë loje e ka quajtur si ndeshje te rrezikut të lartë, krejt kjo për shkak te armiqësisë Shqiptaro-Serbe njëherit dhe tifozëve te flaktë të dy klubeve, Ballistëve të Tetovës dhe Grobari-t e Partizanit. MUP-i Serb njëherit ka garantuar për siguri maksimale ne këtë ndeshje, si për lojtarët po ashtu dhe për tifozës mysafir, por sipas tyre, “Çdo thyerje e kushtetutës Serbisë, duke aluduar në përdorimin e flamurit të Rep. së Kosovës do të gjobitet” . Ata kanë paralajmëruar se do të arrestojnë çdo tifoz të cilit do klub nëse keqpërdor  simbolet e kundërshtarit, qoftë flamur I klubit qofshin ato kombëtare. Për këtë ndeshje tifozët e Partizanit të Beogradit kanë kërcënuar “Ballistët” e Tetovës dhe çdo tifoz të Shkëndijës se “nuk do të kthehen të gjalle”, por përsëri Ballistat dhe shumë tifoz tjerë po përgatiten për spektaklin në ndeshjen e parë në Beograd dhe atë kthyese në Shkup. Presheva.com do të jete prezente në të dyja ndeshjet, njëherit po bën përgatitjet për organizimin e tifozëve nga Presheva, për ndeshjen kthyese ne Shkup.
—————————–
Nesër më datë 28 qershor 2011 bëhet komunikimi i suksesit të nxënësve në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Preshevës në bazë të kalendarit shkollorë 2010-2011. Mbledhja me prindër në shkollën fillore Ibrahim Kelmendi për nxënësit e klasës së shtatë mbahet nga ora 09, për klasën e pestë dhe të gjashtë në ora 09.30, për klasat e treta dhe të katërta në ora 10 ndërsa komunikimi i suksesit për klasat e para dhe të dyta në ora 10.30.
Në shkollën e mesme teknike sipas drejtorisë dorëzimi dëftesave organizohet nesër në ora 10 për ndërrimin e paradites ndërsa dhënia e dëftesave për ndërrimin e pasdites do të bëhet nga ora 11. Në Gjimnazin Skënderbeu komunikimi i suksesit organizohet gjatë paradites së nesërme sipas këtij orari klasa e dytë dhe e tretë nga ora 10 deri në ora 11 ndërsa për nxënësit e klasës së parë dhe të dytë  nga ora 11 deri në ora 12. Edhe në shkollën fillore Selami Hallaçi në Rahovicë mbledhja me prindër organizohet nesër për ciklin e ulët nga ora 09 ndërsa për ciklin e lartë prej orës 10. Ndërsa në shkollën fillore 9 Maji në Leran komunikimi i suksesit për nxënësit e të dy cikleve organizohet në ora nëntë.  Në kuadër të mbledhjeve me prindër në bazë të rendit të ditës do të bëhet analiza e suksesit, disiplinës dhe vijimit të nxënësve në fund të gjysmëvitit të dytë 2010- 2011 dhe të ndryshme.
RTV Presheva

Would this recognition help us identify where to live and work in order to college-homework-help.org/ manifest stories of hope

2 Responses

  1. preshev thotë:

    te nderuar organizator te RTP te ktij spektakli “Te zgjedhim talentin e lugines” udheheqen e programit televiziv meritat me te mdha i takojn gazetareve Ardites, Hasanit dhe kamermaneve ndersa juria nuk ishte e sigurt ne vendimin e tyre per zgjedhjen e fituesit te ktij spektakli kur me deklarimet e tyre te cilet i kan thene gjate spektalit dhe me ne fund fjalet e tyre i kan shkelur dhe eshte per te habitur me vendim marjen e tyre. Turp eshte per jurijen se eshte dashur te zgjedhin talentin me te mirin dhe me te merituar mirepo nuk e kane bere kte. KY ESHTE MENDIMI I POPULLIT TE CILET JU KANE SHIKUAR 3 NET RRADHASI

  2. Efrain thotë:

    nejaziu thoteb:keto jan ata qe na perfaqsojn (duket ma mir po??)skem qa bajm rrej ponliikatet rrej kengetaret po ma e keqja esht se ne si popull i thjesht po e rrejm vet veten duke i athuruar te pa vlerat si te keta edhe te ata qe e udhheqin ket popull qe m,e mija vite e kan rrejt vet veten duke iu besua ketyre

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch