Home » Lajme » TVP lajmet 29 gusht 2011: Subjektet politike dhe institucionale e fetare besimtarëve Islam i urojnë festën e Fitër Bajramit…

TVP lajmet 29 gusht 2011: Subjektet politike dhe institucionale e fetare besimtarëve Islam i urojnë festën e Fitër Bajramit…

PDSH uron gjithë besimtarët e konfesionit islam festën Fitër Bajramit. “Duke e lutur Allahun e Madhërishëm që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji në shenjë respekti ndaj krijuesit Fuqiplotë. “Sakrifica është virtyt njerëzor,është madhërim i më të shenjtës te njeriu, e mishëruar me festën e madhe të Fitër Bajramit.

Duke ju uruar gjithë besimtarëve musliman, duke ju dëshiruar që paqja, harmonia, solidariteti të mbretërojë mes njerëzish.“Këto ditë të mirëqenies, tolerancës dhe paqes, uroj që ti kaloni në një atmosferë familjare dhe shoqërore. Po ashtu urojmë që kjo ditë të jetë pikënisje e rezultateve të mira si në rrafshin moral ashtu edhe në rrafshin kombëtar. Festat e këtilla duhet të shërbejnë si shembull për respekt dhe mos devijim nga rruga e drejtë. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, uroj që sakrifica e Fitër Bajramit të jetë e pranuar”, thuhet në telegram urimin e PDSH-së.
—————————
Mesazh përurues i deputetit popullorë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Të nderuar besimtarë, më lejoni që fillimisht me rastin e përfundimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit t`ju uroj që Zoti i Lartësuar t`ua pranojë agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar dhe gjithashtu t`ju shpërblejë me të mirat e Tij.
Gjithashtu gjej rastin që nga zemra t`ju uroj festën e Fitër Bajramit me dëshirën dhe besimin e plotë tek Zoti i Plotfuqishëm që kjo festë të na shërbejë për vëllazëri, unitet dhe solidaritet ndërnjerëzor. Gëzuar, shëndet dhe mbarësi në familjet dhe vatrat tona për këtë festë të madhe. Riza HALIMI, Deputet popullor dhe kryetar i PVD-së.
————————-
TELEGRAM URIMI i PVD-së dërguar myftiut Naim Tërrnava

I nderuari myfti, Tërrnava. Më lejoni që fillimisht përmes këtij telegrami t`ju përcjell urimet dhe përgëzimet e mija më të sinqerta me rastin e përfundimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit ku uroj që Zoti i Lartësuar t`a ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë këtijë muaji të bekuar dhe gjithashtu ti shpërblejë me të mirat e Tij të gjithë besimtarët musliman. Unë gjithashtu përfitoj nga rastin që t`ju uroj edhe festën e Fitër Bajramit me dëshirën e madhe dhe besimin e plotë tek Zoti i Plotfuqishëm se në këtë festë ashtu siç po hymë të pastër pas muajit të Ramazanit e tillë të na shërbejë edhe më tej për të na bërë edhe më të bashkuar dhe vëllazëruar drejt realizimit të veprave të mira njerëzore. Gëzuar, shëndet dhe mbarësi për të gjithë besimtarët musliman për këtë festë të madhe. Riza HALIMI, Deputet popullor dhe kryetar i PVD-së
———————–
Me rastin Fitër Bajramit, në emër të Unionit Demokratik Shqiptar dhe në emërin tim personal uroj shqiptarët e besimit islam dhe gjithë besimtarët mysliman. Gjatë muajit të Ramazanit myslimanët kanë dëshmuar gatishmërin për sakrificë, solidaritet dhe dashurinë për njëri tjetërin. Uroj që kjo festë të mbjell në zemrat e njerëzëve edhe gëzimin, harmonin, begatinë e qetësin shpirtërore në familjet tona dhe mbarë njerëzimin. Me Rrespekt, Kryetari, Rahmi Zylfiu.
—————-
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, në emër të Rilindjes Demokratike dhe në emrin tim personal uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Fitër Bajramit e cila festë vjen si rezultat i muajit të agjërimit që për ne simbolizon përkushtimin dhe devotshmërin. Uroj që në të gjitha familjet të mbretërojë paqja dhe harmonia kurse në tryezat e tyre të mbretërojë begatia. Kordinatori i Rilindjes Demokratike, doktor Ramiz Latifi.
—————————–
Të nderuar besimtar Islam kam kënaqësinë që në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, t’i përgëzoj të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame, dhe t’ua uroj Fitër – Bajramin, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji në shenjë respekti ndaj krijuesit Fuqiplotë. Islami nëpërmjet agjërimit dhe adhurimeve të tjera i ka pastruar shpirtrat e njerëzve nga urrejtja e xhelozia, i ka dëlirësuar nga egoizmi pangopësia e koprracia, duke i udhëzuar në respekt ndaj njëri tjetrit, në ngritjen e një shoqërie humane, në të cilën gjykon dashuria hyjnore, e ngritur mbi principe të fuqishme të drejtësisë, bamirësisë e mëshirës. Andaj urojmë që paqja dhe begatia të ndriçojnë tek të gjithë besimtarët musliman anë e kënd botës. PARTIA DEMOKRATIKE, K r y e t a r Nagip ARIFI.
———————-
Koordinatori I punës së zyrave në Bujanoc e Preshevë, Branko Delibashiq ia dërgoj kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa një telegram urimi me këtë përmbajtje:” në emër të të punësuarve në zyrat e Trupit Koordinues të qeverisë së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Preshevë e Bujanoc, me rastin e festës së Bajramit juve, familjes suaj dhe të gjithë banorëve të komunës së Preshevës, pjesëtarëve të Bashkësisë fetare islame ju urojmë festën më të madhe islame me dëshira për shëndet të mirë dhe sukses të plotë në ushtrimin e obligimeve të tyre afariste, kështu thuhet në urimin e Koordinatorit të Punës së Zyrave në Bujanoc e Preshevë, Branko Delibashiq.
———————
Kryeministri Berisha shtroi ditën e shtunë në mbrëmje një iftar për besimtarët myslimanë, në nderim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Me këtë rast, në një prej rezidencave qeveritare u mblodhën së bashku drejtues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kryetari i këtij Komuniteti, Haxhi Selim Muça, të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, myfti, imamë, intelektualë islamë, drejtues të tjerë të Bashkësive fetare si, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita, përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Lugines se Preshevës, ambasadori amerikan në Tiranë, zoti Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE në vendin tonë, z. Ettore Sequi, përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik, si dhe ministra e përfaqësues të pushtetit lokal.
Në mesin e të ftuarve ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame në Preshevë, Adnan Ahmedi. Ndërsa në fund të pranishmit i përshëndeti edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha Së pari, dua tu falënderoj me shumë mirënjohje që pranuat të bashkohemi së bashku në këtë iftar, për të shprehur nderimin tonë më të thellë ndaj jush dhe të gjithë atyre që me përkushtim të madh ndaj Zotit, agjëruan në muajin e madhërueshëm të Ramazanit, si një detyrim, si një sakrificë për të nderuar sakrificën njerëzore, për të dëshmuar përkushtimin, ndaj Zotit dhe vlerave hyjnore, tha ndër të tjera kryeministri Berisha.
————————–
Kabineti i Kryetarit të Komunës së Preshevës bazuar në shkresën e ministrisë së arsimit të Republikës së Shqipërisë pikërisht shefit të kurikulave të arsimit të lartë lëshon këtë informatë në të cilën thuhet: Me Vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë me nr. 423, datë 08. 06. 2011 “Për kuotat e pranimit në Institucionet Publike të Arsimimit të Lartë, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë, si dhe tarifat e shkollimit, për vitin akademik 2011-2012”, janë miratuar në total kuotat e kandidatëve, sipas programeve të ndryshme të studimit, për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe për shqiptarët nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë shpërndarjen e tyre sipas Urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, këtu bashkëngjitur (dokumenti : Urdhër 413 datë 25 gusht 2011 Shpërndarja e kuotave për trojet cikël i parë, viti 2011-2012 ). Njëkohësisht sipas Udhëzimit nr. 25, datë 20. 07. 2011 “Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2011-2012”, administrimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e kandidatëve nga Republika e Kosovës bëhet nga Universitetet Publike Shqiptare pritëse mbështetur në notën mesatare të shkollës së mesme edhe notat e lëndëve për të cilat këto Universitete kanë vendosur koeficientët më të lartë për pranimet në këtë vit akademik. (dokumenti: Udhëzim 25 datë 20. 07. 2011 Procedurat e regjistrimit cikli parë kohë e plotë 2011-2012). Ndërkohë kandidatët Tuaj të vijojnë aplikimet për programin e kërkuar, pranë Universiteteve Publike Shqiptare, sipas datave të përcaktuara në Udhëzimin e sipërpërmendur, duke njoftuar edhe kandidatët që duan të konkurojnë në programet me konkurs, sipas Udhëzimit të Konkurseve në IAL Publike 2011-2012, prej 5 gjer 15 shtator 2011. (Informata më të hollësishme mund të gjenden në faqen e internetit të ministrisë së arsimit në Shqipëri dhe fakultetet përkatëse)
Te nderuar kolege !!!
Dëshirojmë t`Ju garantojmë se në rast se kërkesat për studime të kandidatëve Tuaj, do t`i kalojnë kuotat e parashikuara nga MASH, do të merren masat për të plotësuar këto kërkesa, me një rishpërndarje apo shtim kuotash për të bërë të mundur kanditatëve shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit, të mund të studiojnë në Universitetet Shqiptare. Duke Ju falënderuar mirëkuptimin Tuaj, gjejmë rastin t`Ju përshëndesim dhe t`Ju shprehim vullnetin tonë për një bashkëpunimin gjithmonë e më të frytshëm, thuhet kështu në letrën e dërguar nga shefi i Kurrikulave të Arsimit të Lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Albano Zhapaj kryetarit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa .
——————-
Kompania “Philip Morris” ka njoftuar mediat sot se ka zvogëluar Çmimin e shitjes me pakicë të cigareve Marlboro për 10 dinarë.

Siç ka njoftuar përfaqësuesja e kompanisë, ulja e çmimit është bë për shkak të rënies së tregut të përgjithshëm të duhanit dhe kalimit të duhanxhinjve nga cigaret më të shtrenjta në ato më të lira.
——————
Baza ushtarake “Jug” që është e ndërtuar në Cepotin, afër Bujanocit është njëra ndër bazat më të mëdha në regjion, deri në fund të vitit do të shëndrrohet në një qendër regjionale për stërvitjen e njvsiteve speciale që marrin pjesë në operacionet paqëruajtëse. “Po planifikojmë që të përfundojmë dhe konvertojmë bazën Jug që ajo të jetë multifunksionale. Idea është që atje të bëhet qendër regjionale për operacione paqëruajtëse dhe shpresoj që së shpejti edhe do të bëhet” ka thënë ministri i mbrojtjes Dragan Shutanovac. Baza “Jug” që zyrtarisht është hapur në nëntor të vitit 2009 ka 35 hektarë sipërfaqe, me 66 objekte ku 44 prej tyre janë të ndërtimit të lartë me hapsirë prej 22.000 metra katrorë ku mund të vendosen 1000 persona dhe pajisje speciale, përkrahje logjistike, pushim dhe aktivitete sportive.
RTV Presheva

You can review topspyingapps.com your most common settings easily by pressing the privacy button in the top nav bar

One Response

  1. […] KosovaLindore – Portal Informativ » TVP lajmet 29 gusht 2011 … Me rastin Fitër Bajramit, në emër të Unionit Demokratik Shqiptar dhe në emërin tim personal uroj shqiptarët e besimit islam dhe gjithë besimtarët mysliman. Gjatë muajit të Ramazanit myslimanët kanë dëshmuar gatishmërin për sakrificë, …. Idea është që atje të bëhet qendër regjionale për operacione paqëruajtëse dhe shpresoj që së shpejti edhe do të bëhet” ka thënë ministri i mbrojtjes Dragan Shutanovac. Baza “Jug” që zyrtarisht është hapur në nëntor të vitit 2009 ka 35 … http://www.kosovalindore.com/ — Mon, 29 Aug 2011 09:03:46 -0700 […]

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch