Home » Lajme » TVP lajmet 31 gusht 2011: Që nesër më 1 shtator do të fillojë mësimi në të gjitha shkollat në komunën e Preshevës…

TVP lajmet 31 gusht 2011: Që nesër më 1 shtator do të fillojë mësimi në të gjitha shkollat në komunën e Preshevës…

Sa janë te përgaditur shkollat për fillimin e vitit shkollor ispektori për arsim, Nexhmedin Ahmedi shprehet se janë bërë përgaditjet e duhura për të filluar mësimin nxënësit duke filluar nga furnizmi me dru dhe thëngjill në të gjitha shkollat e Komunës së Preshevës. Në fjalën e tij Ahmedi më tej shpjegon se përgatitjet teknike në të gjitha shkollat në bazë të mundësive buxhetore kanë bërë gëlqerosjen dhe pastrimin e shkollave. Ndërkohë sipas tij do të bëhet realizmi I një tenderi për furnizmin e shkollave me kompleteve të bankave, karrigave dhe dërrasave të zeza, ku do të përfitojë shkolla fillore Ibrahim Kelmendi. Gjithashtu do të arrihen të sigurohen mjete për realizmin e tenderit për ndërrimin e dritareve dhe dyerve po në këtë shkollë thotë për TVP, Nexhmedin Ahmedi.
———————–
Në 21vjetorin e themelimit të partisë së parë politike në Luginë të Preshevës, me të cilën u ndërpre monopoli politik i partive qendrore në këtë rajon, është e domosdoshme të përkujtojmë se motivet kryesore të themeluesve të PVD-së ishin ndërprerja e diskriminimit të rëndë shtetërorë dhe realizimi i të drejtave të plota individuale dhe kolektive të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Pikërisht me qëllim të realizimit të këtyre synimeve themelore programore PVD organizoi pjesmarrjen aktive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës qysh në zgjedhjet e para shumë partiake për parlamentin qendrorë si dhe në zgjedhjet e para për pushtet lokal të zhvilluara gjatë vitit 1992. Ndërsa në vigjilie të shpërbërjes së përgjakshme të ish Jugosllavisë, PVD së bashku me PDSH e organizuan me sukses Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, me ç’rast shqiptarët e këtij rajoni për herë të parë në historinë e tyre e shprehën vullnetin politik lidhur me statusin e ardhshëm politik. Gjatë luftës në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s, PVD u ballafaqua me sfidat ekzistenciale të popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës. Kjo luftë politike për ruajtjen e substancës kombëtare vazhdoi edhe gjatë konflikteve të armatosura në Zonën e Sigurisë Tokësore, kur popullata shqiptare u detyrua që edhe me armë në dorë, në kuadër të luftës së UÇPMB-së, të ruaj pragun e shtëpisë. Në kuadër të orientimit për zgjidhje politike të problemeve të rënda jetësore me të cilat është duke u ballafaquar popullata shqiptare, PVD dha kontribut substancial edhe në konstituimin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Në këtë drejtim PVD gjithashtu u angazhua së bashku me shumicën e subjekteve tjera politike shqiptare për rikonstruimin e Trupit Koordinues të qeverisë së Republikës së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me anë të të cilit ishte paraparë realizimi i programit qeveritar për zgjedhjen e krizës në Luginë të Preshevës, që ishte përkrahur edhe nga NATO dhe OSBE dhe si i tillë u inkorporua edhe në Marrëveshjen e Konçulit. Mirëpo, edhe përskaj të angazhimit aktiv politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, gjendja e tyre vazhdon të mbetet shumë e rëndë, madje më alarmante se asnjëherë më parë paraqitet kërkesa për ruajtjen e substancës kombëtare, që po rrezikohet për shkak të shpërnguljeve masive dhe spastrimit etnik të heshtur në tërë Luginën e Preshevës që në komunë të Medvegjës mjerisht është në fazën përfundimtare. Është më se e qartë se programi qeveritar i vitit 2001, pas rezultateve fillestare në tri vitet e para, kryesisht mbeti i parealizuar për shkak të mungesës së vullnetit politik të tri qeverive të fundit të Republikës së Serbisë për të siguruar qasje serioze në zgjidhjen e problemeve të rënda jetësore me të cilat po ballafaqohen shqiptarët në Republikën e Serbisë. Ndërsa raportet e tensionuara të Serbisë me Kosovën drejtpërdrejtë ndikuan në getoizimin ekonomik dhe kulturorë si dhe në militarizimin ekstrem të Luginës së Preshevës menjëherë pas Marrëveshjes së Kumanovës. Në këto rrethana u zbrazën tërësisht fshatra të shumta malore brenda Zonës së Sigurisë Tokësore qysh në verën e vitit 1999. Pjesës dërmuese të kësaj popullate nuk iu krijuan as kushtet elementare për kthim pas Marrëveshjes së Konçulit dhe relaksimit të Zonës së Sigurisë Tokësore të kryer në bazë të vendimit të NATO-s në maj të vitit 2001. Mirëpo ekzodi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në drejtim të Kosovës dhe shteteve evropiane po vazhdon jo vetëm për shkak të pasigurisë të shkaktuar me prezencën dhe represionin e forcave militare speciale, por edhe për shkak të gjendjes katastrofale ekonomike, të përcjellur me shkallë rekorde të papunësisë, me mosnjohjen e diplomave universitare të Kosovës, me mos nostrifikimin e diplomave universitare të Shqipërisë dhe Maqedonisë, si dhe me mungesën e gadishmërisë së qeverisë Serbe për integrimin e shqiptarëve në strukturat shtetërore. Në situatë kur qeveria e Republikës së Serbisë ka dështuar plotësisht në realizimin e programit të vet me anë Trupit të saj Koordinues, madje edhe pas tentimit të pasuksesshëm për rikonstruimin e tij, është shumë e qartë se është e domosdoshme që për Luginë të Preshevës të sigurohet qasje shumë më serioze që do të përcaktohet në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë për zgjidhjen e çështjeve praktike, përkatësisht të problemeve jetësore të shqiptarëve në Serbi dhe të serbëve në Kosovë, duke u bazuar në kritere unike dhe identike. Kur dihet se parimi i reciprocitetit në zgjidhjen e çështjeve të shqiptarëve në Serbi dhe të serbëve në Kosovë është kërkesë themelore e Platformës politike të Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të 14 janarit 2006, është e qartë se PVD së bashku me subjektet tjera politike shqiptare do të angazhohet jo vetëm për ndërprerjen e diskriminimit aktual shtetërorë që po ushtrohet ndaj popullatës shqiptare, por edhe për zgjidhjen adekuate të pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës që do të garantojë dhe sigurojë realizimin e të drejtave të plota individuale dhe kolektive konform me normat më të avansuara ndërkombëtare, thuhet kështu në deklaratën e Kryetarit të PVD-së, Riza Halimi
———————-
Projekti i dytë i financuar nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegjë, i titulluar “Kursi i gjuhës serbe”, ka përfunduar sot me shpërndarjen e Çertifikatave, për pjesëmarrësit të cilët me sukses kanë përfunduar këtë kurs. Ky projektë në të cilën morën pjesë 90 kursistë, është implementuar nga International Human Center në Preshevë, ndërsa është mbajtur në Gjimnazin “Skenderbeu” në Preshevë. Shefi i zyrës së Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegjë, Branko Delibashiq, theksoi se projekte të tilla do të mbështeten edhe në të ardhmen, kurse do të ketë kurs edhe për serbët që të mësojnë gjuhën shqipe. Ndërsa, udhëheqësi i shoqatës humanitare International Human Center, Ridvan Agushi, ishte mjaftë i kënaqur me ecurinë e këtij projekti. Projekti i dytë “Kursi i gjuhës serbe”, ka filluar më 1 Qershor, ndërsa përfundoi sot më 31 Gushtë. Në muajin Tetorë të këtij viti, është paraparë që të filloj edhe projekti i tretë “Kursi i gjuhës serbe”, pasi që numri i të interesuarve për që të dy afatet e mëhershme ishte mjaftë i madhë.
———————–
Përfaqësuesit e veriut të Kosovës, të paktën deklarativisht, kundërshtojnë mundësinë që të ndahet Kosova, apo që t’i jepet një statusi të veçantë veriut të Kosovës. Madje në këtë moment, sipas tyre, kjo do të ishte ideja më e rrezikshme, sepse me pas serbët që jetojnë në pjesët e tjera të Kosovës, do të dëbohen duke u konsideruar si tepricë e panevojshme, shkruan “Zëri”.
Oliver Ivanoviq, është i sigurt se “tema veri” si dhe statusi i Kosovës do të diskutohet gjithsesi në bisedimet Beograd-Prishtinë, nëse jo tani, dikur po. Prandaj, sipas tij, duhet pritur para se të jepen paragjykime për ndarje apo status të veçantë.
Sa i përket ndarjes, ai mendon se për serbët nuk është e pëlqyeshme një ide e tillë, pasi që ekziston rreziku që më pas të rrezikohet vendbanimi i serbëve të tjerë në jug të Kosovës.
“Nëse veriu shkëputet prej Kosovës, kam frikë se shqiptarët do t’i përzënë serbët që jetojnë në jug të saj, duke i konsideruar si tepricë”, thotë Ivanoviq. Ai insiston se serbët nuk duan që veriu të udhëhiqet prej Prishtinës, por për të gjetur një zgjidhje duhet pritur.
————————-
Kabllogramet e ambasadës amerikane në Prishtinë dhe në Beograd, të publikuara nga WikiLeaks, flasin edhe për situatën në veriun e Kosovës. Në një kabllogram të datës 29 janar 2010 të, dërguar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, flitet për strategjinë e bashkësisë ndërkombëtare në veriun e Kosovës.
“Phil, e di se do të takohesh me Robert Cooperin (ndërmjetësin e BE-së për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit) më 2 shkurt, që ndër të tjerash të flasësh edhe për strategjinë për veriun e Kosovës dhe integrimin e serbëve në shoqërinë e Kosovës”, shkruhet në kabllogramin e 29 shkurtit 2010, dërguar nënsekretarit amerikan Philip Gordon. “Momentalisht e kemi një konsensus të ngushtë brenda bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë, se është momenti i duhur që të ndalet ndarja shumëvjeçare mes veriut dhe pjesës tjetër të Kosovës. Kjo për shkak të mungesës së vullnetit të serbëve të veriut të Kosovës që të kyçen në institucionet e Kosovës dhe për shkak të aksioneve çdo herë e më agresive të Beogradit në veri”, shkruan Dell, transmeton “vesti-online”. Në kabllograme thuhet se për Perëndimin nuk është figurë publike negociatori serb për Kosovën, Borko Stefanovic, por këshilltari i presidentit serb Boris Tadic për politikë të jashtme, Jovan Ratkovic. Në një kabllogram të ambasadës amerikane në Beograd thuhet se Ratkovic i ka thënë ambasadores amerikane Mary Warlick se “Beogradi nuk synon ta ndryshojë realitetin në terren për shqiptarët e Kosovës, por se edhe tentimi për ta ndryshuar realitetin për serbët do të thotë destabilizim”. Ratkovic në atë bisedë ka thënë se SHBA dhe BE e kanë analizuar edhe intervenimin ushtarak për integrimin e detyrueshëm të veriut të Kosovës. Një muaj më par, Ratkovic ia ka dorëzuar Robert Cooperit planin për ndarjen e Kosovës dhe idenë e njëjtë ia ka dhënë edhe përfaqësueses së BE-së për punë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. “Ratkovic direkt i ka thënë Cooperit se Beogradi do të duhet të pranojë se kurrë më nuk do të sundojë me Kosovën, prandaj Kosova duhet të kuptoj se nuk do ta shtrijë pushtetin në veri të Ibrit”, citohet Ratkovic në një nga kabllogramet. Në një kabllogram tjetër, siç transmetojnë mediat serbe, Dell ia tërheq vërejtjen Washington se shqiptarët janë në fund të durimit. “Plot 10 vite u kemi thënë shqiptarëve të na besojnë, që të na lënë të veprojmë me situatën, se do t’i mbrojmë, ndërsa tash qeveria e Kosovës së pavarur çdo herë e më shpesh pyet se kur do t’i përmbushim premtimet. KFOR-i po redukton kontingjentet dhe duhet ta shfrytëzojmë çastin e duhur që na është ofruar të veprojmë menjëherë derisa e kemi në disponim KFOR-in që të rregullojmë çfarëdo jostabiliteti”.
Diplomatët në Prishtinë vlerësojnë se Beogradi është duke u munduar në ndarjen praktike të Kosovës, pasi Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi u deklarua për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, ndaj administrata amerikane dhe evropiane duhet të kenë përgjigje të gatshme për këtë. Por, jo të gjitha shtetet e BE-së e shohin situatën njëjtë, përfshirë edhe ato që kanë pranuar pavarësinë. Ambasadori Dell përmend ambasadorin italian Michael Giffoni i cili një kohë të gjatë ka punuar në Bruksel me Javier Solanan, për të shtuar se administrata në Bruksel kurrë nuk ka dashur të ndërmarr veprime më të ashpra ndaj veriut. Dell përmes Gordonit i dërgon porosi edhe ndërmjetësit Cooper. “Fillimisht, strategjia për veriun kurrë nuk është radikale dhe ajo në masën më të madhe bazohet në atë çka BE ka parashikuar dhe vepron në terren. Së dyti, qeveria e Hashim Thaçit është e gatshme që serbëve tu bëjë lëshime nëse janë të gatshëm të kyçen në institucionet e Kosovës. Së treti, kemi partnerë legjitim serbë (të zgjedhur nga serbët), të cilët janë të gatshëm të na ndihmojnë në veri. Këto elementi janë qasja e butë, që është edhe çelësi i strategjisë sonë për veriun e Kosovës.
——————-
Më 1 Shtator futet Gjermani çipi elektronik për të huajt. Në kartën elektronike është memorizuar krahas fotos biometrike, gjurmëve të gishtërinjve të poseduesit të kartës, edhe një kod personal. Leja eletronike e qëndrimit, e njohur me shkurtimin eAT, për të huajt që vijnë në Gjermani nga shtetet joanëtare të BE-së, është një gjë e kushtueshme. 110 Euro është tarifa e aplikimit të saj. Si më parë leja e qëndrimit në letër, ajo aplikohet tek zyra përkatëse e të huajve. Procedura zgjat gjashtë javë, njofton Zyra për Migracionin dhe Refugjatët në Gjermani, kjo për shkak se chipi plastik prodhohet në Shtypshkronjën Federale të Berlinit. Kush do ta zgjasë lejen e qëndrimit duhet të paraqitet personalisht si në aplikimin e saj ashtu edhe në dorëzimin e lejes eletronike. Kjo vlen edhe për fëmijët. Që nga mosha gjashtë vjeç ata duhet të nënshkruajnë vetë aplikimin për lejen eletronike. Ndërsa ata nën gjashtë vjeç nuk duhet të paraqiten patjetër, por autoriteti përkatës duhet të bindet për ekzistencën e fëmijës, thotë Philipp Spauschus, zëdhënës në Ministrinë e Brendshme. Ndërsa detyrimi për marrjen e gjurmëve të gishtërinjve është i përcaktuar nga Bashkimi Evropian, ashtu si futja e lejes elektronike të qëndrimit. Sipas të dhënave të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët memorizimi i të dhënave biometrike lidh më shumë zotëruesin e dokumentit me dokumentin dhe nuk lejon abuzimet. Përveç kësaj leja elektronike do të ketë brenda BE-së një format të caktuar. Nga kjo rregullore janë të prekur të huaj nga vendet joanëtare të BE-së, të cilët kanë një leje të kufizuar apo të pakufizuar qëndrimi. Njëlloj si me letërnjoftimin e ri mund të kryhen me lejen elektronike veprime zyrash për sa kohë që personi ka mbushur moshën 16 vjeç. Më ndihmën e chipit elektronik, personi që ka
kartën mund të identifikohet online dhe të komunikojë me autoritetet zyrtare. Kush do të kryejë veprime të tilla duhet të pajiset me aparat identifikues, ashtu siç është tipike edhe me letërnjoftimin e ri. Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët thekson në faqen e saj të internetit se të dhënat personale në kartën elektronike janë të sigurta. Por kush do të jetë i sigurtë mund edhe ta çaktivizojë funksionin online të kartës elektronike. Futja në përdorim e kartës elektronike nga Shtatori 2011 nuk do të thotë që lejet e qëndrimit të dhëna në letër nuk janë më të vlefshme. Si rregull ndiqet procedura normale e aplikimit për leje qëndrimi, pra vetëm kur shkon për zgjatjen apo marrjen e lejes së qëndrimit duhet të aplikosh edhe kartën me chip, por më së voni chipin duhet ta kesh marrë deri më 30 Prill të vitit 2021. Ai që ka leje të pakufizuar qëndrimi duhet ta rinovojë kartën elektronike
çdo dhjetë vjet. Më 18 Prill 2008 Bashkimi Evropian vendosi për rregulloren e lejes elektronike të qëndrimit në BE. Fillimisht Ministria e Brendshme Gjermane donte ta fuste chipin që në Maj të këtij viti, por procedura u shty me disa muaj, për shkak se chipi i prodhuar nuk e kishte kaluar ende provën
——————
Lajmërohen nxënësit e gjimnnazit “Skënderbeu “dhe të shkollës së mesme teknike “ Presheva “ në Preshevë se procesi mësimor fillon më 1 shtator ditë e enjte.
Në gjimanizin “Skënderbeu” në dy ndërrimet do të mësohet si në vijim:

Paradite :

Klasët e treta , pastaj klasët e para duke filluar nga klasa para 1 e deri te klasa para 5 dhe klasët e dyta duke filluar nga dyta 1 e deri të klasa dyta 4.( III-ta , I1, I2, I3, I4, I5 dhe II1, II2, II3 dhe II4)

Mbasdite :

Klasët e IV-ta , pastaj klasët e para duke filluar nga para 6-të deri tek klasat para 9-të, dhe klasët e dyta duke filluar nga dyta 5-së e deri te dyta 9-të.(IV-të , I6, I7, I8, I9 dhe II5, II6, II7, II8, II9).

Në shkollë e mesme teknike Presheva në Preshevë në dy ndërrimet do të mësohet si në vijim:

Paradite : viti I para , viti I katërt dhe klasa II 9-të drejtimi I mjekësis

Mbasdite : klasët e dyta dhe klasët e treta ( klasët e II-ta dhe klasët e III-ta)

Drejtorit e dy shkollave të gjithë nxënësve ju dëshirojnë suksese.
RTV Presheva

If they tell you that their friends might call, just explain that they should tell their friends they’ll be unavailable past whatever time you insist they hand the phone facebook spy app over

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch