Home » Lajme » TVP lajmet 5 shtator 2011: Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë në mbledhjen e mbajtur të shtunën në Preshevë ka paralajmëruar zyrtarisht organizimin e protestave mbarë popullore në Luginë të Preshevës

TVP lajmet 5 shtator 2011: Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë në mbledhjen e mbajtur të shtunën në Preshevë ka paralajmëruar zyrtarisht organizimin e protestave mbarë popullore në Luginë të Preshevës

Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë në mbledhjen e mbajtur të shtunën në Preshevë ka paralajmëruar zyrtarisht organizimin e protestave mbarë popullore në Luginë të Preshevës në shenjë revolte për mos realizimin e kërkesave të shqiptarëve nga Qeveria e Serbisë. Gjatë këtijë muaji kalendarik janë paraparë të organizohen dy protesta vendim ky i miratuar nga Kuvendi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Protesta e parë do të mbahet më 13 shtator në Bujanoc, për të shprehur revoltën ndaj gjendjes alarmante në arsim. Protesta e dytë është paralajmëruar më 21 shtator, ku Beogradit zyrtar do ti përkujtohet pse Shqiptarët janë të diskriminuar në politikë, ekonomi, kulturë, sport, pse na janë të rrezikuara të drejtat, pse nuk jemi të kyçur në sistem ndërsa protesta e tretë do të mbahet më 28 nëntor, për ditën e Flamurit. Për çdo detal lidhur me organizimin e këtyre protestave këshilli organizativ
përmes mediave do të bëjnë informin e popullatës
——————-
Me rastin e 50 vjetorit të hapjes së paraleleve të klasëve të para të gjimnazit Skënderbeu në Preshevë u mbajt mbledhja solemne e këshillit të arsimtarëve me qëllim të përkujtimit të kushteve të shkollimit, kuadrove të dala nga këto paralele dhe kontributit të madh në edukimin dhe emancipimin e të rinjëve. Drejtori i gjimnazit Skenderbeu, Abdurrahman Zylfiu përshkroi në pika të shkurtëra ecurinë e procesit mësimor në këtë shkollë gjatë vitit 1961. Ndërkaq profesori i gjeografisë Njijazi Ymeri ish nxënës pranë këtij gjimnazi përkujton disa momente të cilat ka kaluar si gjenerata e katërt e vitit 1967- ’68. Vlen të theksohet se kushtet e shkollimit në vitin 1961 ishin shumë të vështira, ana financiare e nxënësve e dobët, kushtet jo të mira në shkollë, interesimi jo i mjaftueshëm i nxënësve dhe prindërve e në veçanti te nxënësit shqiptarë ishte pengesë e madhe mos njohja e gjuhës serbe në të cilën zhvillohej mësimi, pra vetëm 4 lëndë ishin në gjuhën shqipe.
—————-
Para fillimit të regjistrimit të popullatës në muajin tetor, serbët nga Bujanoca janë të shqetësuar, për shkak siç thonë ata, në listat e regjistrimit dhe në listat zgjedhore paraqiten njerëz pa numër personal, kryesisht nga Kosova dhe nga Maqedonia. Rangjel Veliçkoviq, koordinator i Këshillit Nacional Serb në Bujanoc thotë se delegacioni serb në Entin Republikan për statistika ka sqaruar se në regjistrimin e vitit 2001 ka pasë shumë probleme, duke i përfshirë edhe falsifikimet, me të cilat është rritur numri i shqiptarëve.”Eshtë treguar se shqiptarë ka më shumë, andaj edhe për këtë arsye ka serb më pak në funksione. Shqiptarët kanë marrë të gjitha funksionet dhe ndërrmarjet publike i takojnë atyre. Nëse gjithçka është në dorë të shqiptarëve, atëherë edhe pritet realizimi i “Shqipërisë së madhe”, dhe ata tani Bujanocin e quajnë “Kosova Lindore” ka thënë Veljkoviq. Tomislav Stojanoviq konsideron se nëse nuk gjendet një zgjidhje adekuate për serbët, atherë ndarja e komunës është e patjetërsueshme. “Kemi 8 fshatra në veri të komunës, ku deri 2002 shqiptarët janë zhvendosur plotësisht, dhe tani kanë vendbanim në Kosovë. Tani, ata për shkak të “vizave shengen” përsëri janë kthyer dhe marrin pasaportat dhe letërnjoftimet e Serbisë dhe marrin pjesë në zgjedhje. Pjesa perëndimore e komunës është e banuar 90% me shqiptarë, ndërsa pjesa jugore dhe lindore janë 90% me banorë serb, çka paraqet edhe 2/3 e teritorit të Komunës” thotë zëdhënësi i Lëvizjes për Bujanocin.” Nëse nuk realizohen kërkesat tona, atëherë Komuna e Bujanocit duhet të ndahet në dy entitete. Qyteti i Bujanocit ti mbetet serbëve ndërsa shqiptarëve ti mbetet qendra në Tërnocin e Madh” thotë Stojanoviq
——————
Marrëveshja e arritur për vulat doganore midis Kosovës e Serbisë tregon se kjo e fundit është afër njohjes së pavarësisë ë Kosovës, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja sllovene “Delo”. “Edhe pse vula doganore, e cila për synim ka qarkullimin e normalizuar të mallit në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, nuk do të përmbajë simbole shtetërore të Kosovës, kjo vulë bën që Serbia ta njoh së shpejti pavarësinë e Kosovës”, shkruan gazeta. “Delo” vlerëson se rezultatet janë arritur në raundin e fundit të bisedimeve, për shkak të trysnisë që Brukseli ka ushtruar mbi Serbinë e Uashingtoni mbi Kosovën. “Për këtë arritje është kujdesur edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila pa doreza diplomatike ka tërhequr vërejtjen se përparimi i Serbisë drejt anëtarësimit në BE varet nga përparimi në raportet Beograd–Prishtinë
——————-

Trupi Koordinues i Qeverisë së Sërbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës edhe këtë vit do të ndajë bursa në vlerë prej 6.000,00 dinarëve në muaj për 206 nxënës të shkollave të mesme në jug të Sërbisë. Ky është viti i tretë që Trupi Koordinues i ndan nxënësve bursa studentore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Vitin e kaluar, bursa studentore kanë fituar 206 nxënës, ndërsa në vitin 2009, 147 nxënës. Trupi Koordinues për bursat studentore për vitin 2011 ka ndarë gjithsejt 12.408.000,00 dinarë
—————-
Njoftohen maturantët e Luginës së Preshevës se Agjensioni Turistik “Veli Trans” me Këshillin Organizativ të Prindërve organizon udhëtim një ditor për në Tiranë në lidhje me dorëzimin e dokumentave në Universitetin e Tiranës nëpër fakultetet adekuate. Nisja bëhet me datë 06.09.2011 (ditë e martë) në ora 24:00, para zyres së Agjensionit Veli Trans. Çmimi i biletës kthyese kushton 1900 dinarë dhe rezervimi bëhet në zyrën e Agjensionit ose nëpërmjet telefonit 017 660 710 dhe 063 870 1060
RTV Presheva

Neck pain could be a sign of meningitis assignments help online or a concussion

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch