Home » Lajme » TVP lajmet 6 shtator 2011: Eshtë nënshkruar sot marrëveshja në mes të udhëheqësve të organizatave HELP dhe USAID…

TVP lajmet 6 shtator 2011: Eshtë nënshkruar sot marrëveshja në mes të udhëheqësve të organizatave HELP dhe USAID…

Në Vranjë, është nënshkruar sot marrëveshja në mes të udhëheqësve të organizatave HELP dhe USAID, me 6 ndërmarrjet e vogla nga Presheva, Bujanoci dhe Vranja. Në bazë të kësaj marrëveshje të nënshkruar këto ndërmarrje kanë përfituar nga një donacion në vlerë prej 3.000 $ amerikanë, që do të shfrytëzohen në hapjen e bizneseve të reja, apo zgjerimin e atyre ekzistuese. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve prezent ishin, drejtori i USAID për siguri ekonomike Majkl Pilsbury, përfaqësuesi regjional për evropën juglindore i organizatës HELP Timo Stegelman, kryetari I komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ai I qytetit të Vranjës, dhe përfaqësuesit e komunës së Bujanocit. Përfituesit nga ky donacion, nga komuna e Preshevës, falenderuan organizatat në fjalë për ndihmën e dhënë. Organizata humanitare nga gjermania HELP, në Serbi është që nga viti 1999. prej vitit 2002, aktivitetet e kësaj organizate janë fokusuar në ndihmë bizneseve lokale, ndërsa deri më tash ka ndihmuar 3600 ndërmarrje. Kurse organizata USAID, ndihmon bizneset e reja, dhe të rinjtë I ndihmon që të njohin më tepër ekonominë e tregut.
———————
Në kuadër të projektit të përbashkët të financuar nga buxheti komunal, në shkollën fillore “Profesor Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, sot janë ndarë invertarë në tetë paralele. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 3 milion e 40 mij dinarë. Kryeshefi i financave pranë administratës lokale të Preshevës Fatmir Azizi, theksoi se kjo është shkolla e dytë që furnizohet me invertarë, nga gjithësej 8 shkolla që janë paraparë për furnizim në këtë projektë të përbashkët. Drejtoresha e shkollës fillore “Profesor Ibrahim Kelmendi”, thekjsoi se këtë vit është bërë punë e madhe, dhe sado pak janë përmisuar kushtet, duke iu falenderuar pushtetit lokal. Ndërkaq, I njejti projektë dje është realizuar edhe në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva”, ndërsa deri në fund të javës së ardhshme do të furnizohen edhe shkollat tjera të parapara në këtë projektë.
——————
Në kete vit shkollor 2011-2012 shkolla teknike Presheva ne Presheve ka regjisturar gjithsej 13 paralele ne vitin e pare ,ne gjuhen serbe 1 paralele dhe te tjerat jane ne gjuhen shqipe. Sipas drejtorit te kesja shkolle Telat Arifit suksesi I regjistrimit per kete vit ka qene jo I kenaqur ngase disa vende kane mbetur te zbrasta edhe ate ne disa profile arsimore 3 vjecare si kuzhinjer,kamarier dhe profili arsimor saldues. Sa I perket rritjes se numrit te nxenseve te regjistruar per kete vit z.Arifi shprehet se eshte ne renje numri I nxeseve te regjistruar dhe ajo po percillet kryeshisht nga shkolla fillore. Gjithashtu gjate pushimit te veres ne kete shkolle kane perfunduar punimet per pergaditjet teknike te mbinderteses dhe vendosja e nxeseve eshte bere ne kushte komode per te filluar mesimin. Ne kete vit shkolla teknike presheva ne Preshev eshte me e pergaditur se cdo vit tjeter nga ana teknike per nje fillim me te mbare shkollor.
——————-
Të gjitha rrugët rurale që shpijnë nga Serbia në Kosovë janë bllokuar nga xhandarmëria serbe, kanë njoftuar Koha. Një veprim i tillë i Qeverisë në Beograd ka ndodhur si pasojë e presionit që është bërë në presidentin serb Boris Tadiq, nga faktorët ndërkombëtarë – amerikan dhe evropian. Bllokimi i rrugëve ka për qëllim fillimin e zbatimit të marrëveshjes mbi vulat doganore, që është nënshkruar ditë më para nga përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë dhe ata të Kosovës, në Bruksel. Serbët e veriut të Kosovës janë të habitur me këtë veprim të Qeverisë së Serbisë, kanë thënë burime nga strukturat paralele të politikës në veri të vendit. “Kjo është tradhti që Serbia po na e bën, na ka futur deri këtu, e tashti dëshiron të tërhiqet” ka thënë burimet. Pohohet se Serbia para strukturave paralele është arsyetuar se ky veprim është marrë për shkak se nafta që po kontrabandohet në Kosovë përmes rrugëve rurale po kthehet prapë në Serbi dhe me këtë po dëmtohet shteti Serb
———————
Të gjithë ata qytetarë të Serbisë që kanë paraqitur organeve kompetente kafshim nga qeni endacak mund të kërkojnë një shumë prej 5000 deri 25000 dinarë, nëse kanë vërtetim mjeksorë dhe mendim pozitiv nga komisioni përkatës, njofton agjencioni Beta, në bazë të referimeve të viktimave të qenve endacak. Duke spjeguar procedurën të cilën qytetarët duhet të kalojnë për të marrë dëmshpërblimin, përfaqësuesit e komisionit kanë thënë se duhet patjetër vërtetimi i mjekut specialist apo edhe të klinikës infektive. Të hollat paguhen në afat prej 1 muaj nëse nuk ka ankesa.

—————-
Vozitësit në Serbi edhe këtë vit do të mund të përdorin vetëm dy goma të dimrit në veturat e tyre, në vend katër sa ishte paraparë me ligjin e ri. Ministri i punëve të brendshme në qeverinë serbe ka paralajmëruar se edhe këtë vit vozitësve do ti mundësohet të vozitin veturën vetëm me dy goma dimërore, dhe në ministrinë e infrastrukturës pohojnë se qysh nga viti i ardhshëm vozitësit duhet të kenë patjetër katër goma në veturë për sezonin e dimrit
——————-
Drejtorati për veprimtari shoqërore në Preshevë fton të gjithë shfrytëzuesit e shtesave fëmijërore që ti sjellin vërtetimet shkollore për vitin shkollor 2011/12 për fëmijët e moshës 07-19 vjet. Me rastin e dorëzimit të vërtetimeve, shfrytëzuesit duhet të sjellin edhe aktvendimin. Afati i dorëzimit të vërtetimeve shkollore fillon prej 01. shtator e zgjat deri më 31. tetor 2010. Vërtetimet duhet të dorëzohen në zyrën për shtesa fëmijërore prej orës 10.00- 14.00. Vërtetimi duhet të jetë në formularin e ri të cilin e kanë shkollat dhe zyra për shtesa fëmijërore. Shfrytëzuesve që nuk i sjellin vërtetimet shkollore në afatin e lartpërmendur do ti ndërpritet e drejta për shtesa fëmijërore. Luten shfrytëzuesit e shtesave fëmijërore që ti përmbahen afatit të paraparë në këtë lajmërim. DREJTORATI PËR VEPRIMTARI SHOQËRORE
RTV Presheva More resources www.homework-writer.com/ for teaching about valentine’s day I realize it’s a little late for lesson plans around valentine’s day, but maybe these will provide a little help for next year

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch