Home » Lajme » TVP Lajmet e datës 15 Korrik 2011

TVP Lajmet e datës 15 Korrik 2011

Në stacionin hekurudhorë kanë filluar punimet në asfaltimin e tri rrugëve të kësaj pjese. Delegacioni i komunës së Preshevës i kryesuar nga Kryetari i komunës Ragmi Mustafa kanë qëndruar sot në stacionin hekurudhorë ku kanë vëzhguar fillimin e punimeve.Gjatë vizitës kryetari Mustafa është takuar edhe me banorët e këtyre lagjeve . Kjo pjesë dikur ishte me shumicë serbe por tani aty është bërë një ndërtim masiv i shtëpive shqiptare cka tani më dominon numri i banorëve shqiptarë.Sipas kryetari Mustafa vlera e rrugëve është 3 milion dinarë. Për asfaltimin e këtyre lagjeve mjetet janë siguruar nga Trupi koordinues e cila në koordinim me pushteti lokal kryen punimet infrastrukurore. Kreu i komunës po ashtu ka potencuar edhe një sërë projektesh që tani më janë finalizuar kryesisht asfaltime rrugësh , ndërtime objektesh në teritorin e komunës sonë. Në stacionin hekurudhorë nga ana e pushteti lokal po ashtu janë asfaltuar edhe disa rrugë sidomos në pjesën ku janë bërë ndërtimet të reja, rrugë që lidhen edhe me xhamin e stacionit hekurudhorë.
————————
Po ashtu Delegacioni I komunës së Preshevës, I kryesuar nga kryetari Ragmi Mustafa kanë qëndruar edhe në bashkësinë lokale Raincë për të vëzhguar punimet në ndërtimin e shtrati të lumit .
Sipas kryetari të komunës Ragmi Mustafa projekti në fjalë është në kuadër të planit investiv për komunën e Preshevës për vitin 2011. Kjo është faza e tretë, çka do të thotë se shtrati i lumit me gjatësi 400 metra do të përfundojë këtë vit deri në dalje të fshatit. Ndërkaq vlera e projekti është 7 milion dinarë. Sipas kryetari Mustafa mjete janë të ndarë nga Trupi koordinues ndërsa punë kryes është ndërmarrja ndërtimore Arso Com. Kreu i komunës ka potencuar se pas finalizimit të këtij projekti do të asfaltohet edhe rruga përskaj lumit. Në fund kryetari Mustafa tha se me rregullimin e shtrati të lumit dhe asfaltimi e rrugës, po krijohet një standard sigurie për qytetarët e fshati Raincë.
Ndërkaq sipas fjalëve të banorëve lumi I fshatit Raincë para shumë vitesh ka shkaktuar dëme të mëdha fshatit duke marrë me vete edhe bagëtitë. Në shikim të parë lumi ishte pa ujë , por gjatë shirave aty derdhen shumë degë të ndryshme që vijnë nga malësia, e që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve.
———————–
OSBE përkrahë punën e Trupit Koordinues të qeverisë Serbe për komunat, Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, duke besuar se qytetarët e jugut të Serbisë nëpërmjet këtij organi qeveritar të kenë dialog direkt me qeverinë e Serbisë, ka deklaruar zëvendës shefi i Misionit të OSBE, Thomas Moore. Moore, me rastin e vendimit të Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), me kryetar Jonuz Musliun, që mos të marrë pjesë në punën e këtij Trupi Koordinues, ka thënë se Misioni i OSBE-së inkurajon të gjitha anët që të mbeten aktive në punën e këtij trupi Koordinues pasi ky është një mekanizëm për bisedime ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe bashkësive lokale. “Vendimi i Musliut që të mos marrë pjesë në trupin Koordinues ndoshta është pasojë e pakënaqësisë së tij dhe frustracionit për shkak të rezultateve të deri tanishme të punës së Trupit Koordinues, mirëpo ky mekanizëm për bisedime me qeverinë e Serbisë dhe bashkësive lokale duhet të përkrahet” ka thënë Moore. Moore ka vlerësuar marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës si të rëndësishme për jugun e Serbisë posaçërisht marrëveshjen për nostrifikimin e diplomave, si dhe lëvizjen e lirë.
———————-
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se të gjitha çështjet në veriun e Kosovës duhet të shikohen në një kontest shumë më të gjerë dhe vlerësoi se me “situatën atje duhet marrë me një dozë të madhe të kujdesit dhe që lëvizjet të tërhiqen me kujdes”. “Natyrisht që ekziston përpjekja e përhershme e Prishtinës për ta integruar veriun në një shtet të vet të pavarur. Në anën tjetër, ekziston nevoja që jeta e përditshme të zhvillohet asisoj që kjo të mos nënkuptonte njohje të këtij realiteti të ri kosovar dhe heqje dorë nga shtetësia jonë”, theksoi ai për agjencinë serbe FoNet.
Për këtë arsye, sipas tij, të gjitha çështjeve duhet qasur me në dozë të madhe kujdesi dhe të kihet parasysh se cilat lëvizje të tërhiqen. “Do të përpiqem që kjo çështje të zgjidhet sa më mirë, në mënyrë që të mos ketë pasoja për popullatën në veri të Kosovës”, deklaroi ai. Daçiq tha se Serbisë i kërcënohen tri lloje terrorizmi. “I pari është terrorizmi shqiptar që kërcënon të transferohet nga Kosova e ndoshta edhe pjesë të caktuara të Shqipërisë. Ky kërcënim për transferim është i vazhdueshëm në drejtim të komunave në jug të Serbisë, varësisht nga nevojat apo udhëzimet që merren nga jashtë”, sqaroi ai. Si llojin e dytë të kërcënimit, Daçiq theksoi islamin radikal dhe lëvizjen vehabiste, kurse si kërcënim të tretë grupet e ndryshme ekstremiste, neonaziste apo anarkiste. Në fund, ai shtoi se në gjatë muajve të fundit nuk ka pasur dukuri të veprimit terrorist në jug të Serbisë (Luginë të Preshevës). Ai shtoi se ka dhënë urdhër që xhandarmëria të mos përdoret për qëllimet për të cilat përdoret policia, gjë që ka qenë edhe kërkesë e politikanëve shqiptarë nga Lugina, të cilën kërkesë ai e ka përfillur. Sipas tij, detyrat e rëndomta policore në Luginën e Preshevës i kryen policia lokale, në të cilën është i inkuadruar edhe një numër i madh i shqiptarëve.
RTV Presheva

Com/in/keyanastevens related http://www.firstessaywritinghelp.com/ tags 5-minute film festival, literacy, professional development 2

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch