Home » Lajme » TVP Lajmet e datës 16 Korrik 2011

TVP Lajmet e datës 16 Korrik 2011

Kryeshefi I Drejtoratit për administrat të përgjithshme dhe punë të përbashkëta, Muhamed Abdullahu përmes një shkrese për media njofton qytetarët e komunës së Preshevës se shërbimi i Ofiqarisë ka filluar të punoj edhe ditëve të vikendit gjegësisht të shtunave. Sipas kryeshefit të këtijë drejtorati edhe gjatë viteve që kemi lënë pas kërkesat e qytetarëve me theks të veçantë të bashkëtadhetarëve tanë janë të mëdha për marrjen e ekstrakteve si të shtetësisë, lindjes dhe kurorëzimit. Për efikasitete të punës dhe shërbime korrekete për qyetarët tanë në këtë shërbim punëtorët e administrates komunale do të punojnë deri më datë 30 gusht 2011 çdo të shtune, njofton kryeshefi I Drejtoratit për administrat të përgjithshme dhe punë të përbashkëta, Muhamed Abdullahu.

————————–
Komiteti kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut nga Zvicra në Serbi ka shpallur dje zyrtarisht, përmes një komunikate, nisjen e grumbullimit të nënshkrimeve. Komiteti kundër ekstradimit të SH.N. në Serbi ka shpallur sot zyrtarisht, përmes një komunikate, nisjen e grumbullimit të nënshkrimeve për peticionin e përmendur. “Komiteti synon të mbledhë nënshkrime për peticionin për të parandaluar ekstradimin e SH.N. në Serbi, thuhet në hyrje të komunikatës. Peticioni pretendon në fakt se SH. N ishte pjesëtar i UÇK-së dhe në bazë të kësaj dyshohet të ketë kryer krime lufte. Por, siç është vënë re në shumë medie, vazhdon komunikata, në kohën kur supozohen të jenë kryer këto abuzime, N. SH. ishte në Maqedoni, pranë shtratit të vëllait të tij, i cili vdiq disa ditë më vonë. Ky fakt e bën thjesht të pamundur që N. Sh të ketë kryer krimet për të cilat akuzohet”, thuhet në komunikatë.

————————
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore botoi librin Çështja e valles popullore shqiptare në Preshevë dhe rrethinë. Libri bazohet nga referatet dhe faktet që janë prezantuar në tribunën shkencore të mbajtur në Preshevë më datë 24 dhjetorë 2010 të organizuar nga shoqata në fjalë mbështetur nga kryetari i komunës, Ragmi Mustafa. Sipas mjeshtrit të madh nga Tirana profesor doktor, Ramazan Bogdani lënda etnokoreografike u trajtua në këtë tubim që u bënte jehonë atyre pasurive të trashëgimisë popullore dhe kryesisht valleve të vendbanimeve shqiptare. Në bazë të kësaj shquhet koreografia popullore shqiptare me begatinë, origjinalitetin dhe pasurinë që i karakterizon. Edhe kryetari i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, Xhemaledin Salihu ka potencuar se ekipi i tyre i punës edhe në periudhën në vijim do të punojnë për trashëgiminë kulturore e kombëtare në Luginë të Preshevës.Botimin e librit Çështja e valles popullore shqiptare në Preshevë dhe rrethinë e ndihmuan financiarisht Industria e drurit Nura, ndërmarrja Eni Luks dhe ëmbëltorja Izo Caki.
RTV Presheva

You can subscribe for a nominal fee to their website to access them all, or check out the four free college-essay-help.org/ slideshows they offer on their youtube channel

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch