Home » Lajme » TVP Lajmet e datës 18 Korrik 2011

TVP Lajmet e datës 18 Korrik 2011

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa në kabinetin e tij ka pritur sot drejtorin e entiti republikan për gjeodezi Nenad Tesla dhe shëfin e shërbimit në Preshevë Dejan Cvetkoviç. Gjatë këtij takimk kryetari Mustafa ëshët njoftuar me kryerjen e punës në themelimin e katastrit të patundshmërisë në teritorin e komunës së Preshevës.Sipas kryetarit Mustafa kadastri në formë digitale do të mbulojë tërë teritorine komunës së Preshevës me sipërfaqe 264 km2.Me këtë rast qyetarët do të kenë mudësi që shërbimet ti kryejën sa më shpejtë.Ndërkaq drejtori i entit republikan për gjeodezi Nenad Tresla ka thënë se 94% të këtyre shqërbimë janë kryer dhe tani më qytetarët e kumunës së Preshevës do të kenë qasje më të lehtë gjatë procedurave.Po ashtu edhe shëfin i shërbimit ët gjeodezisë në Preshevë Dejan Cvetkoviç ka thënë se kjo procedurë ka filluar në vitin 1995 dhe tani më gjithcka është në dispozicion të qytetarëve. Kryeatri Mustaf po ashtu ka potencuar se me rregullimin e planit hapësinorë dhe planin detal rregullativ i cili është në përfundim e sipër komuna e Preshevës do të tëheqë investirorë të huaj dhe do të ketë ngritije të zhvillimit ekonomik.
——————–
Takimi i shtatë tradicional i organizuar dje në fshatin Sefer, ka tubuar shumë banorë të këtij fshati të cilët tashmë jetojnë në Kosovë, Preshevë, dhe në Evropën Perendimore. Takimi i mbajtur të “Lama e Halimit”, në lagjen e Sykëve, ka për qëllim njoftimin e të rinjëve në mes veti, dhe mbajtja e kontakteve mes më të moshuarve, sepse para viteve të 2000, ky fshat është banuar me rrethë 60 shtëpi. Për rëndësinë e takimit tradicional foli edhe banori i këtij fshati Ukshin Hajdini, kurse takimin e ka përshëndetur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Nijazi Idrizi, i cili për arsye objektive nuk mundi të marrë pjesë. Ndërkaq, Këshilli Organizativ, falenderon pushtetin lokal të Preshevës, për shkak të rregullimit të rrugëve, kurse më herët rruga ka qenë thuajse e pakalueshme. Në takimin e shtatë tradicional në fshatin Sefer, ishin organizuar edhe gara sportive, si në vrapim, gjuajtjen e gurit dhe gara tjera, në mënyrë që të kujtohen kohrat e mëherhme të jetës në këtë fshatë të karadakut të Preshevës. Ndërsa, nuk mungoi as programi artistik ku fëmijët me prejardhje nga kjo anë kënduan kënduan dhe recituan poezi.
—————————
Në programin e ri qeveritar është vendosur si prioritet edhe hapja e vendkalimeve kufitare me Kosovën, Luginën e Preshevës, njofton INA. Zyrtarë të lartë të BDI-së, theksojnë se realizimi i këtyre projekteve është parashikuar në programin e Qeverisë 2011-2015. “Projektet që ne i kemi premtuar gjatë fushatës zgjedhore dhe i kemi të përmendura edhe në programin tonë, janë projekte që janë të përmendura edhe në programin e Qeverisë dhe kështu ato në katër vjeçarin e ardhshëm do të jenë projekte që do të realizohen me fonde nga buxheti qendror dhe në këtë mënyrë ne sigurojmë edhe shpërndarje të barabartë dhe transparente të buxhetit që është një nga kërkesat kryesore jo vetëm të BDI-së por gjithë shqiptarëve në përgjithësi” është shprehur Abdilaqim Ademi, ministër i ardhshëm i kabinetit të ri qeveritar në Maqedoni. Mirëpo, sipas parashikimeve, hapja e vendkalimeve kufitare me Kosovën dhe Luginën e Preshevës do të realizohet më së voni në vitin 2014, pasiqë asfaltimi i rrugëve që cojnë deri në këto vendkalime është paraprarë të kryhet gjatë periudhës kohore 2013-2014. Në programin Qeveritar janë parashikuar investime në infrastrukturë, në korridorin 10, ndërtimin e rrugëve Tabanoc-Kumanovë, Shkup-Bllacë, rruga rajonale nga Kërçova deri tek Ura e Boshkit dhe Dibër, rruga deri në kalimin kufitar Bellanoc-Stançiq, ku është parashikuar edhe hapja e këtij kalimi kufitar, rruga deri në Tanushë ku është parashikuar hapja e kalimit kufitar me Kosovën, rruga deri në kalimin kufitar Llojan-Miratoc ku është parashikuar gjithashtu hapje e këtij kalimi kufitar. Rruga rajonale Tetovë-Jazhincë, rruga rajonale Kumanovë-Likovë-Haraçinë.
————————
Në vendkalimin kufitar të Preshevës drejt Maqedonisë, ditët e fundit është rritur numri i atyre që kalojnë tranzit drejt Greqisë dhe Maqedonisë, dhe pritet zgjasin rreth dy orë, pa marrë parasysh se momentalisht a punojnë pesë kolona apo jo. Policia kufitare kanë përsëritur edhe sot këshillat e para 10 ditëve se nëse udhëtoni me automobil drejt Maqedonisë, Greqi apo tutje, e para që duhet të bëni është të pyesni për kalueshmërinë e trafikut në vendkalimin kufitar në Preshevë. Për çdo ndalesë më të gjatë se gjysmë ore, policia e trafikut këshillon që të përdoret vendkalimi alternativ tek manastiri Prohor Pçinjski e cila nuk ka turma të veturave dhe pritet mund të zgjasin vetëm 10 minuta. Për ata që vijnë tranzit drejt Maqedonisë, duke të çkyqen nga rruga magjistrale Vranjë – Shkup, në kilometrin e 10-të, tek fshati Davidovc, e pastaj të përcjellin shenjat e rrugës që i çon drejt vendkalimit kufitar, ndërsa për banorët e Preshevës, për të kaluar në këtë vendkalim kufitar duhet të kalojnë nëpër fshatin Leran.
———————
Qytetari mesatar në Serbi gjatë jetës shpenzon 15 000 euro për ryshfet, raportoi gazeta Press. Nëse duhet paguar ryshfetin që nga rinia e hershme deri në pleqëri, atëherë kjo shumë mund të shkojë edhe deri në 25 000 euro. “Në Serbi mund të blihet gjithçka dhe çdokush”, shkruan Press. Serbët shpesh paguajnë ryshfet për provimet e dhëna në shkolla e fakultete, gjatë kërkimit të vendeve të punës, madje edhe për një vend në varreza, kurse veçmas është e përhapur dukuria e korrupsionit në sektorin e shëndetësisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas shkallës së përparjes së korrupsionit në shëndetësi, e kategorizon në vendin e katërt nga fundi në botë, nën të janë vetëm Taxhikistani, Moldavia dhe Maroku. Ndonëse shërbimi shëndetësor në Serbi zyrtarisht është falas, një lindje në spital kushton afërsisht 1 mijë euro, përkujdesja shëndetësore në spital në rast të sëmundjes shkon deri në 700 euro, kurse operimi deri në 3 000 euro. Por ryshfeti nuk është i përhapur vetëm në shëndetësi. Për afërsisht 100 euro polici e “harron” shkeljen në trafik, për 500 euro është e mundshme të merret patentë-shoferi, kurse për pasaportë duhet paguar rreth 1 000 euro ryshfet. “Nuk është e habitshme që disa ministra quhen “ministër 10 përqindëshi, apo ministër 20 përqindëshi, ka thënë psikologja serbe Aleksandra Jankoviq. Pos me të holla, serbët më së shpeshti japin ryshfet edhe në formë të dhuratave, si pijet e shtrenjta alkoolike apo bonbonierat nga çokollata. Para disa viteve opinioni qe shokuar nga fakti se disa universitete ofrojnë diploma për 15 000 euro, apo për një automjet BMW.
RTV Presheva

For every project and initiative that ive seen succeed, there are a handful of http://www.essaydragon.com/ failed attempts that come before it

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch