Home » Lajme » TVP Lajmet e datës 20 korrik 2011

TVP Lajmet e datës 20 korrik 2011

Është arrestuar i akuzuar i fundit i gjyqit të Hagës për krime të luftës Goran Haxhiq, pas shtatë vitesh kërkimi. Sipas informacioneve të para jo zyrtare Haxhiq është arrestuar në afër fshatit Krushedoll, Frushka Gora, në rrugë ndërmjet dy objekteve. Gjyqi i Hagës akuzon Haxhiqin në 15 faqe për krime të luftës në Vukovar, gjatë luftës në ish Jugosllavi viteve të 90-ta, gjegjësisht për dëbim të kroatëve nga Sllavonia lindore, për vrasje, maltretime dhe plaçkitje. Goran Haxhiq tani gjendet në paraburgim në Beograd .
———————-
Në seancën e pestë të rregullt të Kuvendit Komunal të Bujanocit të mbajtur sot nën udhëheqjen e Kryetarit të Asamblesë Jonuz Muslit, ku për rend të ditës ndër të tjerash ishte edhe shkarkimi i Zv kryetarit të Komunës së Bujanocit Mr Nagip Arifit, me vota të mshehta ku votuan vetëm këshilltarët e koalicionit PVD-LPD-UDSH dhe ata të koalicionit të zgjeruar këshilltar serb, të cilët edhe e kishin përpiluar përmes një marrëveshje këtë rend të ditës, brenda vet koalicionit nuk arritën ta sigurojnë shumicën për shkakrimin e Zv Kryetarit të Komunës. Nga gjithsej 24 vota, 17 kanë qenë për shkarkim 5 kundër dhe 2 të pavlefshme që nënkupton se ky koalicion nuk e ka shumicën për shkarkimin e Zv Kryetarit të Komunës, Mr Nagip Arifit. Vlenë të theksohet se për shkarkimin e Zv Kryetarit nevoiten votat e shumicës së këshilltarëve, 21 vota nga 41 sa numëron gjithsej Asambleja komunale e Buajnocit. Më këtë u bë e qartë se koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën në Asamblenë komunale të Buajnocit. Pas kësaj tentative për shkakrimin e Zv Kryetarit Mr Nagip Arifit, kryetari i Kuvedit Komunal të Bujanocit Jonuz Musliu u detyrua ti tërheq edhe dy pikat tjera të rendit të ditës, që kishin të bënin me sharkimin dhe emërimin e sekretarit të Asamblesë Komunale Ismet Ametit dhe shkarkimin e një anëtari të këshillit komunal.
—————–
Policia ka arrestuar Igor A. (29) nga komuna e Vlladiçki Hanit, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale duke tentuar të trafikojë njerëz dhe ndalim të personave zyrtar të kryejnë punën e tyre. Dyshohet se Igor S, me datë 16 korrik në teritorin e komunës së Preshevës në veturën e tij ka marrv 4 shtetas të Afganistanit, pa dokumente personale dhe në mënyrë të palejuar kanë kaluar kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë. Gjatë ndalimit të personit të dyshuar, ka ardhë edhe deri tek konfrontimi me policët, ku edhe një pjestarë i policisë është lënduar rëndë.
—————–
Randi i ri i bisedimeve, i gjashti me radhë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i planifikuar që të mbahet të mërkurën në Bruksel, është shtyrë për muajin shtator, ka thënë për gazetën serbe “Blic” shefi i ekipit serb te bisedimeve, Borisllav Stefanoviç. Sipas kësaj gazete, bisedimet për kadastrat, vulën doganore, diplomat, telekomin dhe energjinë elektrike janë shtyllë në kërkesën për Robert Cooper, ndërmjetësuesit të BE-së, i cili ka vlerësuar se palët në bisedime nuk janë të gatshëm për marrëveshje në takimin e nesërm. “Pala kosovare ka insistuar në elemente të shtetësisë në zgjidhjet e propozuara, çka është e papranueshme për ne. Kanë kërkuar që telekomi plotësisht të hiqet nga Kosova, që në vulën doganore të jetë stema e tyre, që kadastri të mos harmonizohet, por vetëm të jetë lëndë krahasuese”, ka thënë Stefanoviç për “Blic”. Sipas fjalëve të tij, shtyrja nuk është shqetësuese për shkak se pushimi do të bëjë të mundshme më shumë kohë për marrëveshje, për video konferenca dhe për harmonizim.“Kemi marrë vendim që të anulojmë takimin e nesërm të dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe për të i kam informuar të dyja palët. Kemi qenë shumë afër nënshkrimit të disa marrëveshjeve, por është e qartë se ato nesër nuk do të arriheshin, kështu që bisedimet janë shtyrë deri në shtator”, ka deklaruar Cooper përmes një komunikate për media.
——————-
Biblioteka e qytetit Mehmet Jusufi në Preshevë këto ditë u begatua me tituj të rinj shkencorë. Në mënyrë vullnetarë disa tituj i ka dhuruar profesori i Universitetit Ndërkombëtarë të Strugës, dega në Preshevë, Shpëtim Cani. Drejtori i bibliotekës, Vaxhid Mehmeti ka faleminderuar profesorin Cani për gjestin e tij human dhe kontribues në sferën kulturo- arsimore. Profesori ka begatuar bibliotekën e qytetit me libra që janë punime autoriale të autorit Shpëtim Cani, libra në të cilat është redaktorë vetë profesori dhe libra të tjerë.
——————-
Elektodistribucioni në Vranjë lajmëron blerësit e vetë se ka përfunduar afati pagesat mbi harxhimin e energjisë elektrike në qershor të vitit 2011. Informojmë blerësit se në tërë territorin e Jug Istokut janë rritur aktivitetet për çkyqjen e energjisë elektrike për shkak të borxheve të mëdha të cilët e rrezikojnë punën normale dhe remontet e Elektrodistribucionit. Ftojmë blerësit që të kryejnë obligimet rreth borxhit për energjinë e harxhuar në mënyrë që tu shmangen ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike.
RTV Presheva

That’s not wrong, but it’s not the whole story www.spying.ninja

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch