Home » Lajme » TVP Lajmet e datës 21 korrik 2011

TVP Lajmet e datës 21 korrik 2011

Në seancën e sotme të kuvendit komunal janë miratuar 6 pika të rendit të ditës. Këshilltarët kanë debatuar rreth këtyre pikave të cilat pas diskutimeve të shumta janë miratuar me shumicë votash. Në seacën e sotme Armend Ibrahimi është emëruar sekretar i OKF-së. Kryetari i kuvendit Besim Abduli seancën e sotme e konsideron konstruktive duke vlerësuar kontrubitin e këshilltarëve gjatë diskutimeve në pikat e miratuara. Ndërkaq për seancën e radhës kanë mbetur për tu diskutuar edhe 11 pika të rendit të ditës.
———————
Vlera e dinarit ka vazhduar të humb, për 56 pare ose 0.5%, kështu që kursi mesatar sot shënon 104.684 dinarë për një euro, ka njoftuar banka popullore. Në nivel mujor, dinari është më i dobët për 4.1% kurse në nivel vjetor më i lartë për 0.2%. Vlera më e lartë këtë vit ka qenë me 23 maj kur ka shënuar vlerën e saj 96.7007 për një euro, ndërsa vlerën më të lartë me 6 janar 106.494 dinarë për një euro.
———————-
Qytetarëve të cilëve i skadon afati i letërnjoftimit deri me 27 korrik 2011 dhe janë të vjetra vlejnë deri me 31 dhjetor 2016, ka njoftuar sot Ministria e punëve të brendshme e Serbisë. Për këtë arsye edhe qytetarët ende nuk janë të obliguar ti ndërrojnë letërnjoftimet. “Organet shtetërore, institucionet, ndërrmarjet publike dhe subjektet tjera janë informuar për ndryshimet në ligjin për letërnjoftimet dhe janë të obliguar që letërnjoftimet e vjetra me afat të përdorimit deri 27 korrik 2011 ti pranojnë si të vlefshme” thuhet në njoftim.
——————–
Shpëtim Çaushi, ambasadori i Shqipërisë i akredituar në Beograd në një intervistë për të përditshmen “Danas” ka folë për mardhëniet e Serbisë me Shqipërinë: Duhet lidhje më dinamike në planin politik dhe ekonomik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Qëndimet e kundërta ndaj Kosovës nuk duhet ta ndërpresin bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Bashkëpunimi i dy vendeve përfshinë shumë lëmi – politikë, komunikim ndërnjerzor dhe partneritet bilateral dhe regjional. Në planin ekonomik, Shqipëria dhe Serbia duhet të kenë lidhje më dinamike, ndërsa sa i përket mardhënieve politike, duhet një bashkëpunim më i shpeshtë në nivele më të larta. Siç ka thënë, bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në planin ekonomik ka përparim, posaçërisht në tregti dhe shkëmbim mallrash, energjetikë etj, mirëpo ekzistojnë edhe më shumë mundësi, më së shumti në turizëm dhe bujqësi, industrinë e ndërtimit, transport, kulturë. Çështja e rëndësishme për të dy shtetet është vendimi i përbashkët i Tiranës dhe Beogradit për lëvizjen e lirë të shtetasve të të dy vendeve, si dhe marrëveshjet për luftën kundër krimit të organizuar. Mendoj, për fat të keq se në Serbi janë pak të njohur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, e cila edhe përskaj krizës botërore financiare, mban nivel të lartë të zhvillimit, si infrastrkturë të rrugëve, portet detare dhe turizmi
——————
Të martën më 26 Korrik, në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica”, në Preshevë, prej orës 20:00, do të shfaqet komedia teatrale e titulluar “Emigrantët”. Drejtori i këtij institucioni kulturorë në Komunën e Preshevës, Naser Nuredini, tha se kjo shfaqe është bërë në bashkëpunim me teatrin e Kumanovës. Tekstin e komedisë e ka bërë autori polak Sllavomir Mrozhek, ndërsa aktorët që do të laujnë janë Musa Isufi dhe Mendim Murtezi nga Maqedonia, nën regjinë e Afeida Boriçit, dhe skenografinë e Qëndrim Rexhepit. Premiera e kësaj komedie është vendosur të ndodhë mu në kohën e pushimeve të bashkëatdhetarëve tanë në vendlindje, pasi nga vetë titulli shihet se kujt i dedikohet. Gjithashtu, drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, apelon tek të gjithë qytetarët, që numri i shikuesve të jetë sa më i madhë, sepse komedia vlen të shikohet, pasi që ka nje tematik mjaftë inreresante.

RTV Presheva

Within kik’s settings, however, there are some measures you can take to keep your teen spying.ninja/ safe ignore new people

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch