Home » Lajme » TVP Lajmet e datës 27 Korrik 2011

TVP Lajmet e datës 27 Korrik 2011

Këshilli nacional serb shpreh paknaqësinë e saj për pabarazinë e tre komuniteteve që jetojnë në Bujanoc dhe këtë e sheh si kërcënim të mbijetesës së popullit serb në këto zona. Kjo situatë e tanishme është si rezultat i falsifikimit të regjistrimit të popullsisë të vitit 2002 duke shtuar se do të fillohet një iniciativë për të “vërtetuar përgjegjësinë e organeve dhe individëve që kanë falsifikuar regjistrimn dhe zgjedhjet e vitit 2008” thuhet nga ky Këshill. “Shqiptarizimi i komunës së Bujanocit ka marrë aq hov të madh sa edhe vë në pyetje jo vetëm barazinë e bashkësive nacionale të të tri etnica, por edhe mbijetesën e popullit serb në këto hapsira, e cila për shkak të pasigurisë është e preokupuar me shpërnguljen nga këto zona si zgjidhje të vetme” thuhet në njoftimin e Këshillit nacional Serb në Bujanoc. Inicuesit që e kanë nënshkruar këtë janë Mile Stojanoviq (Lëvizja për Bujanoc), Svetislav Veliçkoviq (Këshilli për të drejtat e njeriut) dhe Aleksandar Popoviq (Klubi i bujanocasve të jetojnë në Beograd) duke thënë se “me falsifikim të regjistrimit dhe zgjedhjeve, separatistët shqiptar kanë marrë udhëheqjen e Komunës dhe kanë larguar multietnicitetin”. KNS ka deklaruar se me “Falsifikim të regjistrimit të vitit 2002 është vendosur një demografi e rrejshme e strukturës”.
———————-
Mbrëmë për dashamirët e teatrit në ora 20:00 në shtëpinë e kulturës në Presheve u shfaq premiera e dramës “Emigrantët”,autori i dramës Slavomir Mrozhek, me Regji të Afeida Boriçit, Skenografia nga Qëndrim Rexhepi ndërsa aktorët që luajtën shfaqjen ishin Musa Isufi dhe Mendim Murtezi. Emigrantet (1974) është drama më e shquar e Slawomir Mrozek, dhe një nga dramat më të rëndësishme polake te periudhës së pasluftës. Tema e shfaqjes ishte ;Dy shqiptar nga një vend i papërcaktuar që jetojnë së bashku në një bodrum të panjohur në Evropën Perëndimore. Njeri qe ka ikur nga vendi i vet per arsyje politike kurse tjetri ka ikur vetëm të fitoj para. Në terma më të gjerë, konfrontim midis AA dhe XX prek një nga problemet më të mëdha shqiptare. Hendeku midis inteligjencës dhe klasës punëtore. Kjo premiere ishte fryt I bashkëpunimit midis Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe Teatri i qytetit të Kumanovës.
———————
Zyra për të rinj pranë Komunës së Preshevës lajmëron të gjithë të rinjtë e interesuar te Komunës së Preshevës se në kuadër të projektit të fituar nga ana e Ministrisë së Rinisë Sportit të Republikës së Serbisë, ka organizuar “Marshin e të Rinjve” ku do të marshohet prej Kuvendit Komunal deri te maja më e lartë në Komunën e Preshevës, maja e Ostrovicës. Projekti si grup të synuar ka nxënësit e shkollave të mesme të Komunës së Preshevës dhe Bujanocit. Në Marshutë mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë dhe Qytetarë tjerë të Komunës së Preshevës dhe Bujanocit. Marshuta fillon të dielën më, 31korrik 2011 nga ora 9.00 me nisje nga Qendra e Qytetit. Transporti për të rinjtë e Komunës së Bujanocit është I organizuar në të dy drejtimet, thuhet kështu në informatën e Zyra për të rinj pranë Komunës së Preshevës.
———————
Njoftohen të gjithë besimtarët e konfesionit Islam në Komunën e Preshevës dhe më gjerë se në bashkëpunim të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë dhe Forumit rinor Islam në Preshevë me organizatën “Mil-li Gorus“ dhe “IHH” nga Gjermania, mbahet “MBRËMJE KUR’ANORE” me hafize eminent nga Turqia dhe Evropa. Ky eveniment i rëndësishëm me karakter fetar islam do të mbahet në Shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica“ në Preshevë të enjten, më datë: 28.07.2011 , duke filluar nga ora 19,00. Prania Juaj shton madhështinë e programit tonë të përbashkët.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch