Home » Lajme » TVP Lajmet e që kanë rrethuar K.Preshevës me datë 29 Korrik 2011 –

TVP Lajmet e që kanë rrethuar K.Preshevës me datë 29 Korrik 2011 –

Eshte bere realizmi 6 mujor i buxhetit per vitin 2011 ne menyre te sukseshme i cili eshte parapare ne planprogram te keshillit komunal. Fatmir Azizi kryeshef per ekonomi dhe financa thekson se kemi nje realizim shume te mire ne krahasim me vitete e kaluara me nje perqindje prej 51.83%.Ndersa sa i perket obligimeve gjate ketyre 6 muajve per te gjithe institucionet kryeshefi Azizi theskon se jane kryere ne menyre te rregullte. Ndersa nje ngecje sipas Fatmir Azizit ne ket vit eshte me pagesat e studenteve ,meqense jane kryer dy pjeset e para dhe nga mesi i muajit gusht do ta marrin studentet pjesen e trete. Eshte me rendesi se procedura per prokurime publike eshte kryer edhe per planin investiv dhe pritet te perfundoje procedura e maternitetit. Krejt ne fund kryeshefi Azizi ne fjalen e tij thkeson me tej se ne pergjithesi ne krahasim me vitet e kaluara gjendja financiare eshte shume e mire me pagesat qe i behen isntitucioneve, si :shkollave ,shfrytezuesve direk dhe inderekt.
————————
Delegacioni i Komunës së Preshevës, i përbërë nga Orhan Rexhepi, Nën- Kryetar i Kuvendit komunal të Preshevës, njëherit edhe Kryetar i LKSH-së dhe nga Sekretari i po këtij Kuvendi Naser Pajaziti, pas tentimit të katërt vizitoi në burgun qendror të Beogradit vetëm Agush Memishin, sepse i njejti nuk u lejua të vizitohet në datën 08. 7. 2011, kur edhe u vizituan tre të burgosurit tjerë. Orhan Rexhepi, pos kërkesës së 8 Korrikut insistoi edhe me dy kërkesa tjera, dhe kurë edhe vetë Agushi e bëri një kërkesë të tillë brënda nga burgu, Kryetarja e Trupit Gjykues Snezhana Nikoliq Garotiq, në fund e lejoi këtë vizitë. U bisedua për shpresën e madhe për lirim të shpejtë, pas Dokument-dëshmisë së EULEX-it, e së fundi edhe pas prononcimit të Komisioneres së Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Navi Pillay rreth gjykimit të tyre. Gjatë kësaj vizite gjysmëorëshe u vërejtë qartë vendosmëria e Agush Memishit, mu ashtu siç kishte qenë që nga dita e parë e Gjykimit, për tu përballur me gjithë këtë proces të montuar politik nga ana e Qeverisë Serbe. Siç dihet, nëntë djemt Shqipatrë të Preshevës u akuzuan për “krime lufte” ndaj Serbëve dhe pastaj, në datën 21. 01. 2011, u dënuan me 101 vjet burg, të gjithë së bashku.
———————-
Bashkëatdhetari jonë që jeton dhe vepron në Zvicërr, mjeku stomatolog, Gazmend Haliti gjatë një interviste të realizuar me të ka ka pororsitur fëmijët dhe nënat e fëmijëve që të jenë më të kujdesshëm në higjienën e gojës. Nëse kemi dhëmbë të shëndoshë do të kemi edhe shëndetin më të mirë ka potencuar ndër të tjera stomatologu Haliti. Ndërsa sa i përket problemit se diaspora shqiptare sa po arrin që të ruajë bërthamën dhe identitetin e tyre në përgjithësi në vendet evropiane ku ata jetojnë ai theks të veçant i ka vënë mediave që transmetohen në paketat digjitale. Sipas tijë ato kanë ndikuar pozitivisht në kultivimin dhe ruajtjen e gjuhës dhe traditës shqiptare. Për ruajtjen e mëtejme të identitetit shqiptarë duhet të bëhen edhe organizime institucionale.
——————-
Forcat policore serbe dhe trupat e NATO-së kanë përforcuar kontrollet në pikëkalimet kufitare në të dy anët e kufirit të Kosovës. Kjo është bërë për të ndaluar dhunën etnike pasi që pika kufitare në Veri është djegur dhe polici shqiptar është vrarë, raporton Reuters.“Do të ndalojmë ekstremistët nga Serbia për të shkuar në Kosovë. Ne do të ndihmojmë paqeruajtësit ndërkombëtarë në të gjitha mënyrat e mundshme”, thotë shefi i policisë serbe, Milorad Veloviq. “Dhuna, nga cilado anë, nuk është mënyrë e zgjidhjes së problemeve”, thotë për Reuters, zëdhënësi i qeverisë serbe, Miliovoje Mihajloviq. “Për ne, dialogu është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet në Kosovë
——————-
U mbajt sot manifestimi tradicional për nder të bashkëluftëtarit të lirisë Baki Bajrami në fshatin Tërrnavë. Këshili organizativ së bashku me forumin rinorë të fshatit Tërnavë kanë bërë sot zbulimin e pllakës përkujtimore ku njëherit kanë organizuar edhe trurnirin tradicional në futboll të vogël. Në Zonën Operative të Preshevës, Bakiu ishte një nga nismëtarët kryesorë të formimit të Brigadës 115 në fshatin Sefer. Virtytet e larat njerëzore si guximi, atdhedashuria, trimëria, urtësia, sinqeriteti, dashuria, humaniteti që i posedonte bakiu bënë që ai të dallohet nga të tjerët duke mos u trembur fare dhe duke mos e kursyer as jetën për lirinë e popullit të tijë. Me humbjen e Bakiut, ne shokët, bashkëfshatarët, bashkëkombasit humbën atdhetarin dhe ushatrakun më të dashur i cili të vetmin idela e kishte lirinë, çlirimin e popullit të tijë nga regjimi serb.
———————
Lajmërohen qytetarët e komunës së Preshevës, se programi në Radiotelevizionin Presheva do të ndërpritet nga data 01 gusht 2011 për shkak të servisimeve që do të bëhen në aparaturën teknike. Ndërprerja e programit do të zgjasë deri më datë 07 gusht 2011. Faleminderit për mirëkuptim.
RTV Presheva

Fortunately, these steps phone spy app from spying.ninja can also be used before bullying even strikes your child

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch