Home » Lajme » TVP Lajmet e datës 19 korrik 2011

TVP Lajmet e datës 19 korrik 2011

Në fshatin Corroticë, është shuar zjarri i cili ditëve të fundit në pjesën malore patë kapluar këtë fshatëNdërkaq, edhe ministria e bujqësisë, tregtisë dhe pylltarisë ka njoftuar se janë shuar zjarret që kanë kapluar territorin prej më shumë se 200 hektarë në Komunën e Preshevës, mirëpo edhe atë të Bujanocit. Në njoftim thuhet se drejtoria e pylltarisë dhe ministria e bujqësisë ka vizituar këto zona të kapluara nga zjarri. Siç thuhet, zjarri ka kapluar hapësirën prej 5 hektarësh në fshatin Corroticë, komuna e Preshevës, kursi zjarri i dytë ka përfshirë komunën e Bujanocit, në fshatin Brezninë me një hapësirë të përgjithshme prej 200 hektarë. Në fikjen e zjarrit kanë marrë pjesë punëtorë nga ndërmarrja “Malet e Serbisë”, njësiti i zjarrfikësve, ushtria si dhe banorët lokal. Ministria e bujqësisë ka apeluar tek të gjithë qytetarët që mos të ndezin zjarre në natyrë, pasi nxehtësia që ka kapluar vendin tonë i ndihmon zgjerimin e zjarrit, si dhe nëse vërejnë zjarr apo persona që ndezin flakë, të lajmërojmë organet kompentente. Gjithashtu edhe BL e fshatit Corroticë, apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, sepse nëse zjarre përhapet më shumë, atëherë do të ketë pasoja të paparashikueshme. ——————– Stacioni policorë në Preshevë në periudhën gjashtë mujore ka lëshuar  2304 letërnjoftime dhe 3994 pasaporta. Për dhënien e dokumenteve personale është e nevojshme që qytetarët e Serbisë të posedojnë certifikatën nga libri amëz i lindjes, certifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Serbisë dhe fletëpagesën e taksave  administrative për dokumentin e caktuar. Për lëshimin e dokumentit për fëmijë të lindur në botën e jashtme, është e nevojshme që të kenë certifikatën ndërkombëtare të lindjes në shtetin në të cilin ka lindur fëmija. Këtë dokument duhet ta dorëzojnë në stacionin policorë në bazë të të cilit i caktohet numri personal, pastaj dorëzohet në shërbimin amë në komunë ku atje e marrin dokumentin e vendbanimit me pëlqimin dhe nënshkrimin e të dy prindërve. Kjo procedurë zgjatë nga një deri në dy ditë dhe pas të gjithë kësaj dorëzohen dokumentet e kompletuara për pasaportë. Për marrjen e dokumenteve në fjalë në stacionin policorë në Preshevë duhet të pritet prej shtatë deri dhjetë ditë. Ndërsa për regjistrimin e automjeteve motorike procedura zgjat një deri në dy ditë kurse përparësi kanë  personat që vinë nga bota e jashtme. Sipas zyrtarëve administrativ në sportelet e stacionit policorë në Preshevë nuk ka tollovi dhe radhë qytetarësh. Punëtorët zyrtarë janë në shërbim nga ora shatë deri në ora 20 ndërsa caktim të termineve nuk ka. ———————— Xhamia e lagjes Selishte në fshatinë Rahovicë, është në përfundim të punëve në mënyrë që të jetë i gatshëm për xhematlinjtë. Projekti i fundit ishte rrethoja e xhamisë, e cila ka përfunduar, kurse tash janë duke u kryer disa punë rrethë hapsirës, që pamja e sajë të duket sa më e mirë. Kjo xhami, shfrytëzpohet për ceremoni fetare edhe në nivel komunal. Ajo, gjendet në një vend mjaftë të përshtatshëm, por edhe të rrezikshëm. Me modernizimin e infrastrukturës rrugore në komunën e Preshevës, por edhe nga pakujdesi e vozitëse, mu në këtë vend shpeshë ndodhin edhe aksidente në komunikacion, për shkak të një kthese të rrezikshme tek ura. Aksidenti i fundit në të ishte para dy dite, ku një veturë është përplasur në murin e xhamisë. Deri më tash në këtë vend ka pasur 5 aksidente në komunikacion, mirpo fatmirsishtë pa asnjë viktimë. Banorët e kësaj pjese, sot iu kanë drejtuar organeve kompetente në nivel komunal për eliminimin e këtij problemi, e raste të tilla të mos ndodhin. Ne kontaktuam edhe me personat përgjegjës të komunikacionit në komunën e Preshevës, të cilët thanë se shumë shpejtë do të eleminohet ky problem, ndërsa ditëve të ardhshme do të dalin në terren për të parë mundësinë e zgjidhjes së saj. Vlën të përmendet se xhamia në lagjen Selishte, është ndërtuar nga fondi i xhamisë, dhe personat bëmirës, që dhurojnë mjete në baza vullnetare. ——————– Në vendkalimet kufitare në Serbi që nga mëngjesi nuk ka shumë turma, në vendkalimet kufitare me Hungarinë dhe Maqedoninë pritjet zgjasin deri 30 minuta, njofton sot AMSS. Në vendkalimin kufitar Lelebija, Baçki Breg dhe Horgosh me Hungarinë pritjet janë rreth 30 minuta, Në vendkalimin kufitar të Preshevës dhe Prohor Pçinjski me Maqedoninë, pritjet zgjasin deri 30 minuta. ———————- Duhet të shmangen ekspozimit në diell prej orës 10 deri orën 17, për shkak të rritjes së indexit UV të rrezatimit, ekziston rritja e rrezikut nga goditja e diellit. Sot duhet të shmangeni ekspozimit në diell në periudhë prej orës 10 deri 17, duke konsumuar sasi të mjaftueshme të lëngjeve në organizëm, duke u veshur me rroba adekuate. Pasi temperaturat ditore për një kohë të gjatë janë të larta, me rritje të idexit të rrezatimit ultraviolet, ekziston mundësia e goditjes së diellit, andaj edhe duhet të shmangen ushqimet kalorike, të konsumohen sa më shumë pemë dhe perime gjatë ditës, këshillon mjeku. Paralajmërim të veçantë ka posaçërisht për grupet e rrezikuara që i përbëjnë pacientët me sëmundje kronike dhe personat e moshuar, të cilët duhet ti përmbahen këtyre këshillave. Sot priten temperatura të larta, minimale nga 26 deri maksimale deri 36 gradë celsius. ——————– Randi i gjashtë i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pritet në mbahet nesër me 20 korrik në Bruksel. Në qarqet e BE-së thuhet se priten bisedime të reja, posaçërisht përfundimi rreth marrëveshjes për pranimin e diplomave universitare. Shefi i ekipit negociator serb Borislav Stefanoviq ka deklaruar për mediat serbe se në rend të ditës për bisedime do të jenë diplomat, kadastari, energjia elektrike dhe telekomunikacioni – Telekom. Këto tema, siç ka thënë Stefanoviq, janë konsoliduar javën e kaluar gjatë takimit me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian Robert Kuper gjatë vizitës së tij në Beograd.”I kemi kaluar të gjitha temat për raundin e ardhshëm të bisedimeve. Jemi dakorduar që të tentojmë të zgjidhim problemin e kadastarit, diplomave universitare, energjisë elektrike dhe Telekom” ka thënë Stefanoviq për Beta pas takimit me Kuper. Në raundin e pestë, ekipet negociuese ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit kanë arritur që të vijnë deri tek rezultatet e para duke arritur marrëveshje për lëvizjen e lirë dhe shkëmbimin e kopjeve të librit amë, si dhe marrëveshje e pjesshme për çështjen e diplomave universitare. ——————— Të punësuarit të cilët deri në fund të kohës së paraparë ligjore për marrëdhënie pune, marrin pagën në vlerë ëprej 360 eurove në muaj, mund të llogarisin që pensioni I tyre të arrij vlerën rreth 260 euro në muaj. Është vështirë të bëhet një parallogaritje për ata të cilët deri në pensionim kanë para vete edhe 20-30 vite, por nëse merret në konsideratë gjendja aktuale, pensionet do të jenë për një të tretën më të vogla se rrogat. Lartësia e pensionit do varet nga vitet e  përvojës në punë, lartësia e pagesës së kontributeve si dhe nga lartësia e të ashtuquajturave poenë, kanë shpjeguar në Fondin për sigurime pensionale dhe invalidore. RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch