Home » Lajme » TVP: Qindra qytetarë të Luginës së Preshevës janë mbledhur në fshatin Miratoc ku kanë protestuar për hapjen e kufirit me Maqedonin

TVP: Qindra qytetarë të Luginës së Preshevës janë mbledhur në fshatin Miratoc ku kanë protestuar për hapjen e kufirit me Maqedonin

. Protestuesit mbanin transparente me motot : ” nuk shkohet në Europë me kufi të mbyllur” ,” lëvizja e lirë e drejtë e qytetarëve “, ” kërkojmë zonën e lirë ndërkufitare”, pastaj ” duam hapjen e kufirit “, “evropa pa kufi ” , dhe moto ” shkëmbim I mallrave”. Protestës iu kishin bashkangjitur edhe përfaqësuesit legjitim të politikës shqiptare në Luginë. Ndërkaq kryetari I bashkësis locale Miratoc Shezai Shaqiri para masës tha se iniciativa e parë për hapjen e kufirit është bërë para 16 viteve, por që sot e kësaj dite kjo kërkesë nuk po jetësohet. Gjithë jemi këtu për një qëllim të përbashkët , që kërkon zgjidhje dhe që na është premtuar se do të hapet por ende nuk është bërë asgjë konkrete tha kështu Kryetari I komunës së Preshevës Ragmi Mustafa .Në anën tjetër deputeti Riza Halimi theksoi se protesta është elementi më demokratik dhe përmes kësaj rruge do të kërkojmë që kjo pikë kufitare të bëhet që qarkullueshme. Ndërkaq kryetari I komunës së Bujanocit Shaip Kamberi tha se nëse shteti serb dëshiron të hyjë në Evropë atëherë shqiptarët duhet ti trajtojë si qytetarë evropian pasi me veprimet e tyre kanë dëshmuar se janë për atë rrugë.Sipas zotit Kamber Serbia dëshiron të hyjë në BE, po kjo gjë nuk mund të ndodhë perderisa mban mbyllur pika kufitare.Në anën tjetër kryetari I kuvendit Besim Abduli kërkoi nga dy qeveritë që të arrin marëveshje për hapjen e kufirit, pasi shqiptarët këtu nuk po kërkojnë ndryshim kufijsh por lëvizje të lirë.Edhe kryetari I Këshillit Nacional Galip Beqiri , kreu I BDL-së Skender Destani kanë potencuar se kjo pikë kufitare duhet të hapet sa më shpejtë.Ndërkaq zv.kryetari I kuvendit komunal Orhan Rexhepi mbylljen e kufirit e quajti okupim.Po ashtu edhe Rami Zulfiu dhe Ramiz Latifi kërkuan që kjo pikë kufitare të vihet në lëvizje për qytetarët e këtyre pjesëve.Prej vitit 1992 atëherë kur ish repubilka Jugosllave e Maqedonisë u mëvetësua , qytetarët shqiptarë kanë qenë pjesë e skenareve të ndryshme, ku 4 shqiptarë 2 nga Lugina dhe 2 nga Kosova kanë mbetur të vrarë, ndërsa ka edhe shumë raste të malltretimeve e dënimeve. Kërkesa për hapjen e pikës kufitare do ti dërgohet organeve qeveritare dhe atyre ndërkombëtare.

——————–
Ndërkaq një protest e tillë paqësore ndonëse në masë më të vogël ishte organizuar edhe në fshatin Llojan. Ekipi ynë sot ka marë këtë rrugëtim për të parë se qfarë në fakt është realiteti atje. Me të hyrë në fshatin Lloja takuam shumë banorë të ciltë po ashtu shprehin revoltën e tyre për mos hapjen e kufirit.Disa nga ta ishin edhe në protestën e sotme. Ekipi ynë ka vazhduar drejt pikës kufitare ku shihej qe qeveria e Maqedonis nuk kishte investuar fare në këtë rrugë, që dëshmon se ende nuk është gati që të hapë këtë vendkalim. Agim Rrahmani është njëri nga mësuesit I cili plotë 30 vitë kishte punuar në Miratocë.Që atë kohë ai mbeti pa punë ,sidomos pas bombardimve të Jugosllavisë nga NATO-ja.Ai I thotë RTP –së se kontributi I tij u shua me mbylljen e pikës kufitare, dhe pas kësaj u detya që të punojë si radio taksi. Po ashtu ne kemi kontaktuar edhe kryetarin e komunës së Lipkovës Sadulla Duraku cili ka thënë se ky problem duhet të zgjidhet në mes dy qeverive respektive.Sipas prefektit të Lipkovës cështjet politike kane qenë ato që kanë penguar hapjen e pikës kufitare Llojan Miratocë. Është mjerim kur kujton se vetëm 10 minujta të duhen që të arrish tek I afërmi qoft në Llojan apo Miratoc , e sheh dhe nuk mund ta takosh, dhe je I detyruar që ti përshkosh 2 apo 3 orë rrugë.Mirtocasit dhe Llojanasit mbeten nën hijën e shpresës dhe dëshirës që kjo arterje të bëhet e qarkullueshme.
Ditë më parë ministry i punëve të Brendshme Ivica Daçiç dje ajo e Maqedonisë Gordana Jankullovska nënshkruan marëveshjen për hapjen e një pike kufitare në Krivo Pallank ku kufizohen dy fshatra njëri serb dhe tjetri Maqedon e tërë kjo u bë për shkak të 8 nxënësve që do të vijon mësimet në anë tjetër të kufirit.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch