Home » Lajme, Vendore » U dëshmua pafajësia e djemve të akuzuar për “krime lufte”

U dëshmua pafajësia e djemve të akuzuar për “krime lufte”

Para pesë viteve Serbia për interesa të veta politike të brendshme e të jashtme, në mënyrë spektakulare burgosi 17 shqiptarë të pafajshëm si “Grupi i Gjilanit” me shpifje se gjoja kanë kryer krime ndaj serbëve dhe jo shqiptarëve në rrethin e Gjilanit në verën e vitit 1999. Përkundër tentimeve të prokurorëve serbë që t’i shpallin fajtorë, ata dolën të pafajshëm e të pastër ashtu, ashtu siç ishte e pastër lufta e UÇK-së e UÇPMB-së e Ushtria Kombëtare Shqiptare.

Është një fitore e  drejtësisë, një fitore mbi padrejtësitë e shumta të  pushtetit diskriminues serb mbi shqiptarët e djemtë e pafajshëm të Kosovës Lindore. Urojmë prindërit  dhe gjithë familjet e tyre për kthimin e tyre në gjirin familjarë, kthimin tyre pranë nënave, baballarëve, fëmijëve dhe gjithë farefisit të  tyre. Më së shumti urojmë për qëndresën e tyre, mos përkuljen para maltretimeve fizike e psikike në burgun e Serbisë. Është edhe një fitore për ta, për popullin e Kosovës Lindore dhe për Kosovën, është një dëshmi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ka bërë luftë çlirimtare, luftë të drejtë, luftë për të drejta kombëtare, njerëzore e demokraci.

Pra, pafajësia e tyre u shpallë edhe nga një gjykatë e një shteti pushtues të trojeve tona, kjo dëshmon se vërtetë ata djem jo njëherë, por 100 herë ishin të pafajshëm, ashtu siç kanë qenë edhe ashtu siç kanë thënë përherë në gjykatat serbe që nga fillimi.

Urojmë të kenë shëndet.

 

 

Gjilan,  14. 11. 2013

 

Lëvizja “Vatra”

_________________

Sektori për Informim

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch