Home » Kulturë » U FLAS EDHE PËR FOTOGRAFITË E REMZI BASHËS…

U FLAS EDHE PËR FOTOGRAFITË E REMZI BASHËS…

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

1.

Takimet tona në Boras të Suedisë (më 14 pill 2012), me kolegë e miq të njohur më parë ose jo, ishin të shumta, në 5-vjetorin e QKSH “Migjeni” e revistës “Dituria” dhe 4-vjetorin e  emisionit të parë në Radion-Lokale, po me të njëjtin emër. Sigurisht, në këto raste, kujtesa të vjen në ndihmë, por më të sigurta dhe më të pashlyera janë fotografitë. Në atë ceremoni të bukur, vëreja interesimin e të gjithëve për ta fiksuar sa më mirë, me anën e aparateve fotografike ose celularëve, këtë ngjarje të bukur e të paharruar.

Kësaj radhe, më duhet ta veçoj, në ketë drejtim, njërin nga kolegët e miqtë tanë të mirë, të cilin e takoja për herë të parë, nësuesin e poetin Remzi Basha. Para cerëmonisë së rastit e në koktejin e organizuar, si dhe në drekën e shtruar me këtë rast, ai shpejtonte të takohej me pjesëtarë të grupit tonë të vogël nga Tirana dhe të bënim bashkë fotografi. Sigurisht, fotografime ai bëri edhe me miq e kolegë të tjerë, që jetojnë në qytete të ndryshme të Suedisë dhe, ndoshta, takoheshin aty për herë të parë.

Këto ditë, sapo hapa “Facebook”-un, vërejta se ishte në linjë pikërisht arsimtari, poeti e shkrimtari Remzi Basha, me banim në Malmo të Suedisë. Pasi i shënova aty përshendetjen time, menjherë m’u përgjigj me dashamirësi dhe me fjalë falënderuese. Kshtu, më shprehu kënaqësinë e tij për “Mirënjohjen”, që i dorëzova në emër të kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, dhënë atij për veprimtari të shquar, me rastin e 7 Marsit 2012, në vitin jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Me atë rast, shkëmbimin e mendimeve e bëmë në disa minuta. Ndër të tjera, ai më tregoi se në atë faqe Interneti kishte vendosur disa fotografi, saktësisht 16, të cilat fiksojnë pamje të ndryshme, nga ai manifestim i paharruar, në Boras. Gjithashtu, më tregoi se disa të dhëna për jetën dhe krijimtarinë e tij ndodheshin në “Google” dhe se, së shpejti,  dëshironte të bënte një udhëtim në Kosovë e pastaj në Tiranë.

Pa humbur kohë, pas asaj bisede të këndshme në largësi me Remziun, i hapa she i pashë të gjitha ato fotografi. Në secilën prej tyre, kishte të fiksuar kujtime dhe mbresa tonat të pashlyera, në Boras të Suedisë. Sigurisht, në këtë rast, nuk ka se si të mos  na shkojë mendja te puna e përkushtuar e organizatorit kryesor të këtij manifestimi, Sokol Demakut ose “nikoqirit”, siç e quajnë ndryshe disa. Ai kujdesej për çdo detaj të mbarëvajtjes së ceremonisë, si dhe të paraqitjes e njohjes sonë me njëri- tjetrin, sigurisht dhe për të bërë fotografi sa më të bukura. Fotografët, pothuajse të gjithë, ishin amatorë. Por ata i bashkonte ndjenja e dashaurisë e miqësisë për njëri-tjetrin. Duke jetuar në emigracion, në atë vend verior skandinav, mund të mendojë dikush se ata janë “ftohur” nga klima e ashpër e tij. Por jo, shqiptarët kanë mbetur të tillë, siç jemi ne me temperametin tonë:  të qeshur, dashamirës, energjikë e të shkathët etj. Këto cilësi i shprehnim aty edhe me përqafimet e bisedat vëllazërore. Por, vëreja me kënaqësi, se këto ndjenja shpreheshin me dinjitet edhe ndaj të ftuarëve të ndyshëm suedezë, pra pothuajse nuk shihje ndonjë dallim, në komunikimet me ta, bile, respekti për këta ishte më i dukshëm. � ndr � et���П�ë dhe, ndoshta, takoheshin aty për herë të parë.

 

Këto ditë, sapo hapa “Facebook”-un, vërejta se ishte në linjë pikërisht arsimtari, poeti e shkrimtari Remzi Basha, me banim në Malmo të Suedisë. Pasi i shënova aty përshendetjen time, menjherë m’u përgjigj me dashamirësi dhe me fjalë falënderuese. Kshtu, më shprehu kënaqësinë e tij për “Mirënjohjen”, që i dorëzova në emër të kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, dhënë atij për veprimtari të shquar, me rastin e 7 Marsit 2012, në vitin jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Me atë rast, shkëmbimin e mendimeve e bëmë në disa minuta. Ndër të tjera, ai më tregoi se në atë faqe Interneti kishte vendosur disa fotografi, saktësisht 16, të cilat fiksojnë pamje të ndryshme, nga ai manifestim i paharruar, në Boras. Gjithashtu, më tregoi se disa të dhëna për jetën dhe krijimtarinë e tij ndodheshin në “Google” dhe se, së shpejti,  dëshironte të bënte një udhëtim në Kosovë e pastaj në Tiranë.

Nuk dua të zgjatem më shumë rreth atyre fotografive, që pashë të vendosura te emri i tij, nga arsimtari, poeti e shkrimtari Remzi Basha. Por tregoj se edhe unë iu drejtova aparatit tim “dixhital”, për të “konkurruar” me atë, pra për të parë nëse kisha fotografi të fiksuara me këtë koleg ose jo. Kështu, ndjeva kënaqësi se aty kisha, jo një, por disa foto nga ajo ditë. Sigurisht, nuk do të bëj këtu “fotomontazh” për lexuesit tanë të nderuar. Por do të vendos vetëm një foto, ku jemi unë, Ramziu e kolegu Viron Kona, që e ruaj unë për kujtim dhe dy nga ato, që ka ai në “albumin” e tij. Pranë këtyre fotografive kanë bërë shënime dashamirëse në Internet disa miq e kolegë të Remziut, ndër të cilët edhe Nehat Jahiu nga Kumanova.

2.

Edhe pse më parë nuk isha takuar me Remzi Bashën, kisha dëgjuar e lexuar nga krijimtaria e tij. Se, këtë mundësi, tani na e krijon edhe Interneti. Pra, në faqe të ndryshme, kam lexuar edhe për jetëshkrimin e tij. Pa u zgjatur, tani po i përmend edhe këto “pika kyçe” të jetës së tij…Se, nuk thonë kot: “Përsëritja është nëna e dijes”.

Ka lindur në Zllapuzhan të Therandës së Kosovës, në vitin 1960. Studimet e larta, për histori e gjeografi, i kreu në Universitetin e Prishtinës. U dallua në ballë të demonstratave studentore kundër regjimit pushtues serb, për lirinë dhe demokracinë në Kosovë. Prandaj e përndoqën, e arrestuan dhe e burgosën disa herë. Për këtë arsye, u detyrua të emigrojë në Suedinë demokratike. Por edhe atje nuk i rreshti punën as përpjekjet, në shërbim të çështjes së madhe të Kosovës.  Për meritat e tij, e zgjoidhën kryetar të degës së LDK-së në Katrinaholm, duke u aktivizuar pa kursim për Qeverinë e Kosovës, në rrethinat e Malmosë.  Në vitet 1995-2000, u aktivizua në Shoqatën “Kosova” dhe ishte nismëtar për krijimin e  degës së “Lidhjes Shqiptare”, në Skandinavi. Po kështu, ishte organizator i një greve urie, me synim  sensibilizimin e opinionit në Suedi, kundër krimeve të pashembullta serbe mbi popullin kosovar.

Një fushë e rëndësishme e veprimtarisë së pandërprerë të Remzi Bashës ishte e mbetet shkolla, mësimdhënia e gjuhës amtare për fëmijët e prindërve shqiptarë. Krahas kësaj, është marrë me veprimtari të dukshme letrare.  Deri tani ka botuar 10 libra, kryesisht me poezi, por dhe një roman. Libri i parë i tij ishte, “Zëri i Kosovës”, që u botua në Bukuresht të Rumanisë.  Një libër është përkthyer në gjuhën angleze dhe jehona e tij shkoi deri në Gjirokastër, nga ku kolegu Jogo Telo i dërgoi një përshëndetje dashamirëse.

Tematika e poezive të Remzi Bashës është e larmishme, ato mbartin frymëzimin e një emigranti shqiptar, përshkohen nga atdhedashuria e malli i  pashuar për vendlindjen. Në mbyllje të këtij shkrimi modest për jetën e përkushtuar, veprimtarinë aq të çmuar dhe krijimtarinë frytdhënëse të tij, po rishkruaj vetëm pak vargje, që ia ka kushtuar Nënë Terezës: “Endej kudo/ ku kish nevojë/ për buzëqeshje e dashuri,/ shqiptare mbete, o shënjtore/ pranë Zotit/ me Flamurin Kuq e Zi”.

…Sot paradite, më ra zilja e celularit tim, ndërsa po ecja bulevardit të kryeqytetit Tiranë. Sapo e hapa atë, dëgjova një zë të njohur e miqësor. Ishte miku e kolegu Remzi Basha, i cili më prshëndeste me përzemërsi, që nga qyteti Malmo, pra nga Suedia e largët. Po, për miqtë e kolegët, largësitë shkurtohen dhe zemrat e tyre afrohen.

Tiranë, 17 maj 2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch