Home » Lajme, Vendore » Themelohet këshilli nismëtar i Forumit të Gruas i Shoqatës “Vatra”

Themelohet këshilli nismëtar i Forumit të Gruas i Shoqatës “Vatra”

Duke pasur parasysh interesimin  dhe kërkesat e qytetarëve të Gjilanit dhe qytetarëve të ndjekur nga Kosova Lindore, për një organizëm  i cili  do të shikonte mundësitë e përkrahjes së qytetarëve  në forma të ndryshme, vullnetmirë, në vitin 2005 u themeluan shoqatën “Vatra”. Në punën e saj 7 vjeçare, “Vatra”, në mundësitë që i kishte, zhvilloi aktivitete të ndryshme, si:  humanitare, sociale, por edhe politike etj.

Forumi  i gruas së “Vatrës”1Probleme të ndryshme, ende të pazgjidhura me të cilat preukupohen qytetarët e Kosoës e në veqanti banorët e dëbuar nga Kosova Lindore, shtroi nevojën e zgjerimit të aktiviteteve  dhe formimin e sektorit të rinisë më 2010 në kuadër të shoqatës “Vatra”. Kurse tani duke parë se interesat e gruas  po shkilen, e ne veqanti të gruas se debuar nga Kosova Lindore,  e cila ka mbetur e anashakluar ne proceset zhvillimore, me inisicativën e disa aktivisteve të” vatrës”,  lindi ideja e formimit dhe të forumit të gruas pranë Shoqatës “Vatra”.

Vullneti  dhe përkrahja që na ofruan kryetari i “Vatrës” Sejdulla Kadriu dhe anëtarët e dy kryesive,asaj qëndrore dhe të rinisë të cilët na dhanë shpresë dhe kurajo që pa hezitim të fillojmë punën me përkushtim  ne forumi i gruas i Shoqatës “Vatra”,  sotë më datë 8.nëntorë 2012 në zyret e“Vatrës” u themelu  këshilli inicues për formimin e Forumit të Gruas pranë  “Vatrës”.

Qëllimi i formimit të Forumit të Gruas së “Vatrës”  janë  fisnike si: humanitare, vetëdijesuese, kërkimi e të drejtave tona etj., qëllime, këto që i ka në statut “Vatra “ dhe për të cilën edhe është themeluar.
Ne si forum i gruas me këtë dite do te hapen dyert  për të gjitha gratë e republikes së Kosovës që duan të kotribuojnë  në mbrojten e të drjetave të gruas fillimisht, pastaj  aktivitetet humanitare,vetëdisimit për shoqerinë tonë, si dhe  për mbrojtjen e të  drejtave kombëtare siq është dhe qështeja e pa zgjidhur e Shqiptarëve  të mbetur jasht trojeve  etnike të Republikës së Ksovës dhe shqipërisë.

Këshilli inicues ka 21 anëtarë  të të gjitha lëmive duke filluar nga disa Studente burësiste, profesoresha të lëmive të ndryshme, inxhinjere etj.

Gjithashtu u njoftojm se që nga sot u hap edhe faqja në facebook e forumit të gruas së “Vatra” ku do të mund të shihen gjthë  aktivitet e këtij Këshilli dhe ofron të gjitha  mundësitë  se si mund te kontribojnë në “vatër”.

 

Gjilan, më 08.12.2012

                                                                       Njofton Saranda Krasniqi nga Forumi  i gruas së “Vatrës”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch