Home » Lajme, Vendore » U kualifikuan mbrëmë tetë gjysmë finalistët e parë për mbrëmjen finale në spektaklit Talenti I Luginës

U kualifikuan mbrëmë tetë gjysmë finalistët e parë për mbrëmjen finale në spektaklit Talenti I Luginës

U kualifikuan mbrëmë tetë gjysmë finalistët e parë për mbrëmjen finale në spektaklit Talenti I Luginës. Në natën e parë të këtijë evenimenti kulturo- artistik garuan 13 fëmijë me talentin e tyre në këndim, recitim, vallëzim dhe bitboks. Përkundër neglizhencës së shumicës së mësimdhënësve që fare nuk janë të interesuar të punojnë me nxënësit për aktivitetet e tyre të lira vetëm dëshira e madhe e fëmijëve i bën ata të mëdhenjtë dhe të sfidohen me garën karshi konkurrentëve rival.

Në mbrëmjen e djeshme emocionet e frikës dhe dëshira për tu kualifikuar në finalen e Talentit ishte evidente. Në audicionin e ditës ës diel garuan gjithsej 70 kandidat prej të cilëve u kualifikuan 31 që do të garojnë gjatë dy mbrëmjeve të gjysmëfinaleve. Spektakli Talenti I Luginës organizohet nga Radiotelevizioni Presheva që njëherit bën edhe transmetimet LIVE edhe në Radio dhe në paketën Smart Uorlld Tivi.

 

Rtv presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch