Home » Lajme » U mbajt seanca e II e Kuvendit Komunal të Preshevës

U mbajt seanca e II e Kuvendit Komunal të Preshevës

Seanca e II e Kuvendit Komunal të Preshevës, ka vazhduar sot me pikat e mbetura nga séance e kaluar. Për rend dite në këtë seancë kanë qenë të parapara 24 pika, ku prej tyre 5 kanë kaluar në seancën e fundit, 6 në atë të sotmen, kurse për shqyrtim dhe miratim kanë mbetur edhe 13 pika tjera. Kryetari I KK të Preshevës Besim Abduli, seancën e sotme e ka quajtur si me mjaftë debate në mesin e këshilltarëve të pozitës dhe opozitës, për të gjitha pikat, kurse ajo që zgjati me tepër kishin të bënin njëra me shqyrtimin dhe miratimin raportit të punës dhe atij financiar për vitin 2010 të Entit parashkollor “8 Marsi”, dhe programit të punës dhe atij financiar për vitin 2011 të po këtij institucioni parashkollor. Ndërsa nesër prej orës 11, këshilltarët e KK të Preshevës, do të mbajnë seancë të jashtëzakonshme, që ka të bëjë me shqiptarët nga komuna e Preshevës, të cilët më 21 Janar janë dënuar me 101 vjet burgim në Beograd. Pikat e mbetura nga seanca e sotme do të vazhdojnë për debat në një seancë tjetër, e cila do të thirret nga kryetari i KK të Preshevës Besim Abduli.
RTV Presheva

This is www.writemypaper4me.org/ not the case, but it doesn’t mean that users can just post anything without vetting it first

One Response

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch