Home » Lajme, Vendore » U mbajt seanca e radhës e Këshillit Drejtues të Ndërmarjesë Publike të Radio Televizionit të Bujanocit

U mbajt seanca e radhës e Këshillit Drejtues të Ndërmarjesë Publike të Radio Televizionit të Bujanocit

Ditën e Mërkurë më 25.07.2012 në hapësirat e RTB-së u mbajt seanca e tretë e këshillit drejtuesë. Në mesin e disa pikave të rendit të ditës ajo e cila më së shumti që zgjoi interesim ishte raporti i komisionit  5 anëtarësh i cili ishte i angazhuar ta kryejë regjistrimin e mjeteve themelore të inventarit dhe aparaturës së kësaj ndërmarje publike.

 

Fletëregjistrimet e dokumentuara dhe të protokoluara këshillit drejtues ia dorzoi kryetarja e komisionit për regjistrim R.C.S.

Evidente ishin mungesa e një pjese të konsiderushme e inventarit (mobile, tavolina pune, tavolina kompjuterit etj).

Poashtu u evidentua mungesa e aparaturës si mjete themelore për zhvillimin e veprimtarisë (kompjutera, llaptopa, Pllazma TV, Kamera, Transmetues, kabllo mbi 400 m në vlerë rrethë 4.000 euro dhe shumë artikuj tjerë të aparaturës).

Kurse si më karakteristike ishte mungesa e një veture e tipit Llada Karavan e cila më herët ishte pronë e N.P.RTB.s.

 

Poashtu në rend dite ishte edhe raporti i shërbimit të kontabilitetit dhe shërbimit të marketingut. U kuptua se borxhet momentale të RTB-së ishin 6.764.350.00 dinar, pastaj kishte tejkalim të buxhetit të parapar për këtë vitë, rreth 30 %,  keqëorijentim të mjeteve të parapara dhe të dedikuara rreth 90 %, harxhime të reprezentacionit për ushqim një vlerë marramendëse  pa mbulesë ligjore.

 

Shërbimi i Marketingut raportoi se nuk posedon dokumentacion, evidenca dhe hyrje finansiare në arkë edhe pse kishte kryer viteve të fundit shërbime të marketingut për shumë persona juridik dhe fizik.

 

Shërbimi i furnizimit raportoi për furnizimin e aparaturës me shprehi të fryerjesë së vlerave finansiare reale. Poashtu si karakteristike ishte furnizimi i konfekcionit dhe garderobës për persona fizik, kryesisht për femra nga furnitori i njoftur kurse me faktura hyrëse fictive u arsyetua dhe u kalkulua dicka tjetër.

 

Për shkaqe të zhvillimit të hetuesisë më të suksesëshme dhe më të shpejt nuk do të japim shënime dhe vlera më të sakta, hetimet vazhdojnë.

 

Vlenë të informohet opinjoni se paralel janë duke punuar dhe kontrolluar N.P.RTB-në  shërbimi i inspektorijatit për delikte të kriminalitetit ekonomik, revizori për mjete buxhetore si dhe inspektori i punës.

 

Si i dyshuar kryesor për keqëpërdorim dhe dëmtim të pronës shoqërore në procesuim nga organet kompetente të hetuesisë në fazën fillestare gjendet S.H. ishë drejtor i N.P.Radio Televizioni i Bujanocit si dhe ndihmës në kryerjen dhe përfshirjen e veprës penale keqëpërdorim dhe dëmtim të pronës shoqërore janë: R.M.S.-Arkatare,  S.I.-Menaxher i marketingut, Z.R.-ish-kryeredaktor përgjegjës dhe N.M.- referent finansiar- punëtor i kontabilitetit.

 

Për rastin në fjalë dhe eventualisht ngritjesë të aktëpadisë opinioni do të jetë me kohë dhe sakt i informuar.

 

Bujanoc. 26.07.2012.

Kryetari i Këshillit Drejtues të N.P. RTB-së Nexhat Behluli.

2 Responses

  1. Aga na ternocio thotë:

    oh, oh, i paska hy bukla, e po mo boll i ka shku kungulli mbi uj sevdail malushit. sa llopova kta te partis demokratike ku e kan cu ket nexhatin ci e njeh punen mir, mos vet cka i paska gjet, vetem se nuk pe kuptoj cysh po ka te drejt ligjore mi kontrollu personi i cili e ka televizionin e vet privat, ket pun duhet me bo dikush tjeter, ktu ka konflikt interesash. mbajuni ligjit o nagip arifi.

  2. arifi thotë:

    Cfar tragjedie kush eshtr emRuar ne krye te KD te RTB,a e di ki nedzat beljuli se ska lidhje me kri dhe se sorra hu me hu dikund ngulet?! A e di ki qe vet eshte shume i dishimt dhe qe nuk guzon me qen ne krie te kd rtb sd ka veper penale,ki ma shime rri ne gjigj se ne shpi te vet per afera e dallavera.Qish ka ftir me gjiku dikuna kur vet eshte i papaster

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch