Home » Lajme » U mbajtë protesta më masovike me mbi 10 mijë protestues në Preshevë me moton “ Stop diskriminit”

U mbajtë protesta më masovike me mbi 10 mijë protestues në Preshevë me moton “ Stop diskriminit”

Me moton “Stop diskriminimit”, mbi 10 mijë qytetarë nga Lugina  iu kanë bashkangjitur sot Protestës gjithë popullore të organizuar nga spektri politikë vendor  në bashkpunim më Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës.Protestuesit janë  tubuar para Gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë nga ku dhe ka filluar marshi protestues.

“ Duam liri” , “ Europë shiko Serbin po na dëbon “ , “ Duam qarkullim të lirë” , “ Punësim” dhe “ Ktheni të gjithë  të zhvendosurit tanë” ishin slloganet që përcollën këtë protestë.

Mirëpo kur masa arriti para zyrës së Trupit Kordinues   aty u lëshua një zë kundrejt ministrit të Pushtetit lokal serb, Milan Markovic duke e quajtur  si njeri të rrezikshëm “Warning Markovic is Here”.

Ndërkohë protestuesit kanë ndaluar para Kuvendit Komunal, ku  dhe u  lexua  deklarata politike e formuluar nga të gjitha subjektet politike.

Në deklarat thuhet se qeveria Serbe ka dështuar në realzimin e programit të vitit 2001, pasi nuk u realizuan qëllimet themelore që parashihnin revitalizimin ekonomik të këtij rajoni dhe integrimin e shqiptarëve në strukturat shtetërore, dhe në vend të revitalizmit Lugina e Preshevës u getoizua si në aspektin kultuorë, ashtu edhe në planin ekonomik.

 

Po ashtu në deklaratë thuhet se qeveria e Serbisë nuk ka arritur të krijoj as

minimumin e mirëbesimit në Luginë , pas dhunës dhe represionit të ushtruar gjatë

periudhës 1999-2001.Andaj pjesmarrsit e këtij tubimi protestues kërkuan  nga kjo qeveri që urgjentisht t’i plotësojë obligimet që ndërkombëtarisht Republika e Serbisë i pranoi me rastin e aprovimit të programit qeveritar të vitit 2001, që ishte i përkrahur edhe nga Këshilli i Përhershëm i OSBE-së dhe Këshilli i NATO-s në Bruksel.

 

Protesta e sotme njiherit ka shënuar edhe pjesmarrjen më masovike të qytetarëve  që Lugina e Preshevës ka organizuar për realizimin e të drejtave të përgjithëshme që Qeveria Serbe vazhdon t’ia mohoj.

10 mijë protestues kishin mbushur rrugët , por kishte edhe nga ta që mesazhit për protestë të liderëve politik nuk iu bashkangjitën ,kjo vlen për pronarët që ndërmarrjet e tyre nuk gjetën kohë që të paktën për një orë ti mbyllin, por edhe për ata që sot nuk ia prishën kaffes.Sido që të jetë kjo protestë nuk do të jetë e fundit pasi organizatorët kanë paralajmëruar protestë e radhës më 28 nëntor, ku do të kërkohet e drejta e përdorimit të simblolit kombëtar.

Para protestuesve u lexua kjo deklaratë:

 

TUBIMI PROTESTUES

 

MBAJTUR MË 21 SHTATOR 2011

PRESHEVË

 

DEKLARATE


Jemi tubuar sot të protestojm kundër diskriminimit shtetëror që po ushtrohet jo vetëm ndaj nxënësve dhe studentëve shqiptarë, por edhe ndaj tërë popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës.

Zërin tonë nga ky tubim protestues po e orientojmë në drejtim të qeverisë në Beograd prej të cilës kërkojmë ta ndërprejë politikën diskriminuese dhe represive që është shkaktare per eksodin dhe pastrimin etnik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Pjesa represive e veprimit diskriminues e qeverisë Serbe po realizohet me anë të militarizimit të këtij rajoni, duke e shndërruar në përditshmëri të trishtueshme prezencën e aksioneve të vrazhda të forcave speciale të policisë serbe në vendbanimet shqiptare. Pikërisht me anë të militarizimit enorm menjëherë pas Marrveshjes së Kumanovës u dëbuan mbi 10 mije shqiptarë nga vendbanimet malore të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Mirëpo edhe pas relaksimit të Zonës së Sigurisë Tokësore të lejuar dhe të realizuar nga NATO edhe pas Marrveshjes paqësore të Konçulit qeveria Serbe vazhdoi me të njejtën shkallë të militarizimit jo vetëm të pengojë kthimin e popullatës së dëbuar por njëkohësisht drejtpërdrejtë ndikoi në vazhdimin e ekzodit të heshtur të shqiptarëve, në kuadër të të cilit vatrat e tyre shekullore u detyruan ti lëshojnë edhe rreth 20 mije shqiptarë tjerë. Në këtë mënyrë në Medvegjë pastrimi etnik i shqiptarëve është mjerisht në fazën përfundimtare, mirëpo i njejti rrezik po i kërcënohet edhe të gjitha trojeve etnike shqiptare në Luginë të Preshevës.

Tanimë është shumë e qartë se qeveria Serbe dështoi në realizimin e programit të vet të vitit 2001, ashtu që nuk u realizuan qëllimet themelore të këtij programi qeveritar që parashihnin revitalizimin ekonomikte të këtij rajoni dhe integrimin e shqiptarëve në strukturat shtetërore të Serbisë.

Në këto rrethana gjendja ekonomike në Luginë të Preshevës është aktualisht më e rëndë se në vetë kohën kur u aprovua programi qeveritar për zgjidhjen e krizës që mbretëronte para 10 viteve në këtë rajon. Në këtë periudhë në vend të revitalizimit ekonomik Lugina e Preshevës u getoizua si në aspektin kulturorë, ashtu edhe në planin ekonomik.

Gradualisht u mbyllën të gjitha perskektivat për jetë normale:

–          për shkak të militarizimit ekstrem të rajonit,

–          për shkak të mosintegrimit të shqiptarëve në strukturat shtetërore,

–          për shkak të gjendjes katastrofale ekonomike,

–          dhe mbi të gjitha për shkak të thyerjes së te drejtave elementare të njeriut të shqiptarëve në Luginë të Preshevës me anë të:

–          mohimit të së drejtës për punë që po ekzekutohet me anë të mosnjohjes dhe mosnostrifikimit të diplomave të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë,

–          mbylljes së të gjitha mundësive për punësim për shkak të degradimit total socio-ekonomik të Luginës së Preshevës si gjatë procesit të privatizimit katastrofal të ndërmarrjeve ekonomike, ashtu edhe me pamundësinë e pushteteve lokale dhe të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t’i shfrytëzuar resurset e Koridorit 10, si dhe të kalimeve kufitare që gjenden në këtë rajon,

–          të mohimit të së drejtës për pension për të gjithë shqiptarët për stazhin e punës që e kanë të kryer në territorin e Kosovës,

–          të mohimit të së drejtës për realizimin e shtesave për fëmijët e familjeve shqiptare të Luginës së Preshevës të lindur në maternitetet e Kosovës,

–          mohimit të së drejtës për vendbanim dhe të drejtës për nxjerrjen dhe posedimin e dokumenteve personale dhe pasaportës për anëtarët e familjeve të dëbuara,

–          mohimit të së drejtës për qarkullim të lirë brenda Zonës së Sigurisë Tokësore, por edhe në rrugët e rëndësishme lokale dhe rajonale që i lidhin vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës me vendbanimet në Kosovë dhe Maqedoni,

–          mohimit të së drejtës për proces normal mësimorë në shkollat në gjuhën shqipe, për shkak të lemungesës së teksteve mesimore dhe plaprogrameve unike, me te cilat do te mundësohet ruajtja  vlerave kulturore dhe kombetare.

–          mohimit të së drejtës për mbrojtje të mirfilltë shëndetësore për shkak të mungesës së kapaciteteve spitalore,

–          mohimit të së drejtës për përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit  shqip ne organet shtetërore si pasoje e centralizimit drastik të ketyre istitucioneve, por edhe për shkak të numrit shume te vogel te kuadrove shqiptareve te puesuar ne te njëjtat.

Nuk ka nevojë që të vazhdojmë me potencimin e formave tjera të diskriminimit për të përfunduar se gjendja aktuale shumë e rëndë e shqiptarëve në Luginë të Presheves eshte degraduar në nivelin më të ultë të mundshëm kur është primare lufta për ekzistencë dhe ruajtjen e substancës kombëtare të shqiptarëve në vatrat e tyre shekullore.

Në situatën kur qeveria e Republikës së Serbisë nuk ka arritur të krijojë as minimumin e mirëbesimit në Luginë të Preshevës pas dhunës dhe represionit të ushtruar gjatë periudhës 1999-2001 pjesmarrësit e këtij tubimi protestues kërkojnë nga kjo qeveri që urgjentisht t’i plotësojë obligimet që ndërkombëtarisht Republika e Serbisë i pranoi me rastin e aprovimit të programit qeveritar të vitit 2001, që ishte i përkrahur edhe nga Këshilli i Përhershëm i OSBE-së dhe Këshilli i NATO-s në Bruksel. Në të njejtën kohë tubimi protestues i drejtohet  Bashkësisë Ndërkombëtare që të angazhohet për standarde unike në zgjidhjen e çështjeve të pakicave Nacionale në të gjitha shtetet që dolën nga ish Jugosllavia.

Standardet e dyfishta që po mundohet me i imponur qeveria Serbe duke i favorizuar serbët e Kosovës në të njejtën kohë kur po i diskriminon shqiptarët në Serbi paraqesin qasje të gabuar dhe të dëmshme jo vetëm për raportet serbo-shqiptare, por rrezikojnë destabilizimin e tërë rajonit.

Andaj, me një zë ne sot nga ky tubim protestues kërkojmë ndërprerjen e diskriminimit shtetërorë që po ushtrohet ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe kudo që ata në Serbi jetojnë. Gjithashtu, kërkojmë nga faktori ndërkombëtarë që ta rikthejë interesimin dhe angazhimin e tij në Luginë të Preshevës, në mënyre që tregimi i suksesit i filluar në vitin 2001 kur u arrit relativisht shpejt stabilizimi i një krize  të rëndë që mbretëronte në këtë rajon , të ketë gjithashtu një përfundim të suksesshëm që nënkupton ndërprerjen e menjëhershme të diskriminimit të rëndë shtetërorë ndaj shqiptarëve, ndërprejrjen e ekzodit të heshtur që po e rrezikon pastrimin etnik të Luginës së Preshevës dhe vazhdimin e procesit të filluar në periudhën 2001-2003 për të krijuar kushte për jetë normale edhe për shqiptarët në Luginë të Preshevës me të njejat përmbajtje dhe kritere që po garantohen dhe sigurohen për serbët në Kosovë.

Preshevë

21.09.2011

Nga Hasan Hasani

Within days, my son was up late at night with stomachaches and tears free gps phone locator

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch