Home » Vendore » U nda kjo botë – vogëlushi Euron Hasani 28,05,2000 – 17,05,2013

U nda kjo botë – vogëlushi Euron Hasani 28,05,2000 – 17,05,2013

Më 17 maj në spitalin e fëmijëve mbretëresha Fabiola në Bruksel ,në moshën 13 vjeçare ka ndërruar jetë vogëlushi Euron Hasani nga Presheva. Familja e tij para 6 viteve kishin migruar drejt Belgjikës , për të gjetur një zgjidhje për djalin e tyre , i cili kishte probleme shëndetësore me zemrën. Megjithatë edhe përkundër operacionit me sukses i ndjeri nuk arriti që ti mbijetonte sëmundjes.

Humbja e Euronit u përcoll me dhimbje edhe nga shkolla e tij Notre Dame në Namyr  ku dhe vijonte mësimet. Për mes një letre të dërguar nga drejtori e kësaj shkollë , nxënësit dhe prindërit e tyre i shprehën ngushëllime familjes Hasani.

Ndërkaq sot në ceremoni e varrimit kanë pjesë një numër i madhe i qytetarëve ,familjarë si dhe shokët e shoqet e shkollës fillore Ibrahim Kelmendi me të cilët Euroni nisi hapat e parë të mësimit .

Vogëlushi Euron Hasani u lind më 28 maj të vitit 2000 në Preshevë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch