Home » Lajme » U promovua libri me titull për Kombin për Demokracinë i autorit Azgan Haklaj

U promovua libri me titull për Kombin për Demokracinë i autorit Azgan Haklaj

U promovua libri me titull për Kombin për Demokracinë i autorit Azgan Haklaj, kryetarë i Unionit Artistik Kombëtarë në Tiranë ku të pranishëm ishin mysafirë nga Shqipëria, Kosova, Presheva, Mali i Zi dhe Maqedonia. Promovimi i librit u bë me rastin e dhjetë vjetorit të vrasjes makabre të gazetares dhe humanistes Shote Haklaj.

 

Fillimisht gjatë kësaj ceremonie u dha një historik i shkurtër i familjes patriotike dhe atdhedashëse Haklaj ku u fol për gjenezën e familjes si dhe për kontributin për lirinë kombëtare,

për pavarësinë dhe për flamurin kombëtarë.

Besim Dregjoni ka përshëndetur botimin e librit të autorit Azgan Haklaj ku ka theksuar se të vish në data të tilla është nder i veçantë sepse vëmë në pah vlerën e tyre që kontribuan për demokracinë dhe pluralizmin shqiptarë. Mysafir special të këtij promovimi ishin edhe kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa sipas të cilëve duhet përkulur para veprës kombëtare të familjes Haklaj.

Kryetari Mustafa gjatë fjalimit të tij ka potencuar se Azgan Haklaj nuk është tani i njohur vetëm për demokracinë në Shqipëri. Ky personalitet me shumë përkushtim po përcjell gjendjen mbarë shqiptare në të gjitha trojet me theks të veçantë në Luginë. Kryetarë i Unionit Artistik Kombëtarë në Tiranë, Azgan Haklaj në fjalimin e tij përshëndetës ka vlerësuar se përmes librit të ti më të ri ai ka sjell vetëm të vërtetat çfarë kanë ndodhur në qendrën e nacionalizmit shqiptarë siç ishte aso kohe Tropoja. Një popull që nderon burrat e vetë, një popull që rikujton kujtimet e tyre ai popull tregon se ka ndërgjegje ndaj historisë së vetë, kanë vlerësuar kështu disa nga të pranishmit në promovimin e libri me titull për Kombin për Demokracinë të autorit Azgan Haklaj.

RTV Presheva

A high school principal told abc news that when you write something nasty, all of a sudden anybody could try this out everyone has seen it

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch