Home » Kulturë, Lajme » U PROMOVUA LIBRI: ”RAINCA VENDBANIM I VJETËR DARDAN – SHQIPTAR NË RAJONIN E PRESHEVËS”

U PROMOVUA LIBRI: ”RAINCA VENDBANIM I VJETËR DARDAN – SHQIPTAR NË RAJONIN E PRESHEVËS”

Në Preshevë, të shtunën, më 28 mars 2015, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës u promovua  monografia: “Rainca vendbanim i vjetër dardan shqiptar në Rajonin e Preshevës”, të autorëve Xhemaledin Salihu dhe Vebi Fazliu,  ku morën pjesë një numër i madh i dashamirëve të fjalës së shkruar dhë të kësaj monografie.

Kryesia e punës dhe moderatorja Dionesa Hebibi

Kryesia e punës dhe moderatorja Dionesa Hebibi

 

Në fillim të promovimit, të manifestimit u intonua Himni kombëtar.

Promovimin e librit e udhëhoqi me shumë sukses moderatorja e re nga Bujanoci, Dionesa Hebibi, e cila, së pari përshëndeti të pranishmitë në manifestim dhe kryetarin e komunës, Z.Ragmi Mustafa.

Intonimi i Himnit kombëtar

Intonimi i Himnit kombëtar

 

Fjalën lidhur me monografinë e mori recensenti  Z.Shukri Ymeri, drejtor i Shkollës fillore “Zejnel Hajdini” në Raincë, i cili në mes të tjerave tha se : “ Në këtë trajtim monografik, me titull : “Rainca vendbanim i vjetër dardan-shqiptar në Rajonin e Preshevës”, i autorëve Xhemaledin Salihu dhe Vebi Fazliu, përmban të gjitha elementet e një monografie me vlerë shkencore… Me hollësi përshkruhet historiku, emërtimi dhe arkeologjia e fshatit Raincë.

Gjithashtu, në detaje theksojnë prejardhjen, përkatësisht autoktoninë e banorëve shqiptarë, me traditat, me zakonet dhe me kulturën e tyre”.

Recensenti Shukri Ymeri

Recensenti Shukri Ymeri

 

Ndërsa recensenti Dr. Veton Zejnullahu tha : “ Libri monografik : “Rainca vendbanim i vjetër dardan-shqiptar në Rajonin e Preshevës” nga autori  Xhemaledin Salihu, kësaj radhe në bashkëautorësi me profesor Vebi Fazliun është sihariq i ri që vjen për lëexuesit shqiptar të Luginës së Preshevës dhe jo vetëm.

Pas librit për trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Bujanocit, autorët në këtë libër marrin përsipër që me fakte historike të përcjellura edhe me fotografi dhe fakte të tjera nga fshati Raincë si fshat që lidh dy komunat shqiptare të Luginës së Preshevës, të dëshmojnë për trashëgiminë iliro-dardane të fshatit duke e përmbushur edhe me shumë të dhëna të tjera dhe statistika nga etapa të ndryshme të historisë.

Shpresojmë se ky libër të jetë shembull për përgatitjen e monografive të fshatrave tjera të Luginës së Preshevës, duke e përmbushur kështu mozaikun e veprimtarisë si të autorit ashtu edhe të shoqatës të cilën e drejton.

Rëndësia e këtij libri qëndron edhe në faktin se autorët morën guximin intelektual për të hyrë në këtë fushë akoma të paeksploatuar duke lënë trashëgim edhe për brezat që vijnë, një thesar i cili realisht i ka munguar trevave shqiptare në Luginën e Preshevës si dhe duke dhënë shembullin që me punë dhe angazhim të pashoq mund të arrihet deri te rezultatet e dëshiruara dhe të argumentura shkencërisht”.

 

Recensenti Dr. Veton Zejnullahu

Recensenti Dr. Veton Zejnullahu

 

 

Pas recensentëve dhe mungesës së redaktorit Hysen Këqiku që mungonte me arsye gjendet në Kanada, fjalën përshëndetëse e mori bashkëshortja e autorit Vebi Fazliu, Z. Lemane Fazliu, e cila e arsyetoi mungesën e autorit me shëndetin e tij, përshëndeti të pranishmitë për prezencën e tyre.

Z. Lemane Fazliu

Z. Lemane Fazliu

 

 

Pastaj fjalën përshëndetëse e mori autori i librit Xhemaledin Salihu, i cili përshëndeti të pranishmitë, kryetarin e komunës, Z.Ragmi Mustafën, delegacionin nga Prishtina më në krye me profesorin Banush Ymeri, mysafirët nga Bujanoci, recensentët e librit: Dr. veton Zejnullahu dhe Shukri Ymeri, bashkëshorten e kolegut të librit, Z. Lemane Fazliu dhe të tjerët.

“Ideja që ta shkruajmë një mono0grafi për fshatin Raincë lindi në vitin 2011, që atëherë vendosëm të mbledhim material për fshatin Raincë, me kolegun e punës, profesorin e historisë, Vebi Fazliun, i cili që nga viti 2008 mblodhi material.

Në të kaluarën për fshatin Raincë nuk është shkruar, pos ndonjë hulumtues, historian apo udhëpërshkrues që kanë shkruar për Rajonin e Preshevës dhe sipërfaqësisht aty-këtu e përmendin edhe Raincën”.

I faleminderoi pleqët e fshatit: të ndjerin Haxhi Jakup Bajram Rexhepin, Haxhi Limon Hasan Limonin dhe Mulla Xhemal Musliun.

Poashtu i faleminderoi recensentët Dr. Veton Zejnullahu dhe Shukri Ymeri që me përkushtim i hynë shkrimit të recensioneve për monografinë e përmendur.

I faleminderoi të gjithë donatorët, finnancues të botimit të librit me radhë duke i lexuar ashtu siç janë shkruar në libër. Poashtu i faleminderoi Lulzim Veliun për të dhënat nga ekonomia e fshatit si dhe fotografistët që e ilustruan shumë bukur librin:Bardh Mehmeti, Argëtim Emini, Agim Sherifin dhe skicën e bëri Leart Hajrullahu.

Autori I librit Xhemaledin Salihu

Autori I librit Xhemaledin Salihu

 

Pastaj disa nga pjesëmarrësit e përshëndetën promovimin e librit: Zeqirja Fazliu, Banush Ymeri nga Prishtina, Bilall Maliqi dhe Ruzhdi Ymeri, i cili e vlerësoi librin dhe tha se ai ka shumë shënime interesante për fshatin Raincë.

Banush Ymeri nga Prishtina

Banush Ymeri nga Prishtina

 

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë ka marrë parimisht një qëndrim që t’i nderojë dhe t’i ndajë individëve për bashkëpunim dhe kontribur të dhënë në punën dhe veprimtarinë e Shoqatës. U fillua me Dr. Veton Zejnullahu, ndërsa kësaj herë Mirënjohje iu nda Dr. Ardian Eminit nga Presheva, të cilën ia ndau kryetari I Shoqatës Xhemaledin Salihu.

Dr. Ardian Emini

Dr. Ardian Emini

 

Recituesja Merva Maliqi

Recituesja Merva Maliqi

Në fund manifestimin e rriti recitimi shumë i bukur i Merva Maliqit dhe projektimet me fotografi nga fshati Raincë.

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

Preshevë, më 2 prill 2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch