Home » Lajme, Opinione » U R I M E – 28 vjetorin e Referendumit të Shqiptarve në Luginën e Preshevës

U R I M E – 28 vjetorin e Referendumit të Shqiptarve në Luginën e Preshevës

Të gjithë shqiptarve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dmth të Luginës së Preshevës i urojmë 28 vjetorin e Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992, “për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën”, duke u dëshiruar realizimin sa më të shpejtë të vullnetit dhe aspiratave të tyre shekullore kombëtare e njerëzore.
Urojmë që të gjitha subjektet politike të shqiptarve në Luginë ta ruajnë unitetin dhe konsenzusin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për angazhim të pakompromis në realizimin e vullnetit të tyre politik të shprehur me anë të Referendumit, në një moment të klimës së përshtatëshme gjeopolitike në rajon për realizimin e tyre.
Urojmë që fryma dhe tentativat serbo-ruse, si dhe përpjekjet e ndryshme për imponim të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, të mos prodhojnë efekte të dëmshme, johumane dhe të mos krijojnë fatkeqësi të reja për mirëqenien dhe ardhmërinë e kësaj pjese të Shqiptarisë.
Asnjë zgjidhje e raporteve Kosovë-Serbi, pa përfshirjen e barabartë dhe të mirëfilltë të Shqiptarve të Luginës së Preshevës, konsiderojmë se nuk mund të pranohet, sepse do ishte e padrejtë.
Vetëm të bashkuar, me unitet të pathyeshëm gjithëkombëtar dhe me angazhimin e sinqertë dhe me përkushtim të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës dhe të të gjithë Shqiptarisë, mund ta shpëtojmë këtë pjesë të gjeografisë tonë kombëtare nga tentativat djallëzore të kolonizimit me serbë dhe refugjatë të tjerë nga Lindja e Afërt dhe nga Lindja e Mesme, që kanë për qëllim ndryshimin e strukturës etnike të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe nga kthetrat e skenareve kobëzeza serbo-ruse, që synojnë spastrimin etnik të territorit të Luginës së Preshevës nga Shqiptarët.
Zoti e bekoftë Luginën e Preshevës, këtë pjesë më veri-lindore të gjeografisë ton kombëtare, si dhe të gjithë Shqiptarët, kudo që janë!

Nehat Hyseni
(Zëdhënës i Referendumit)

Prishtinë, më 29 shkurt 2020

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch