Home » Lajme, Opinione » U R I M E – Dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

U R I M E – Dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Të gjithë shqiptarve kudo që janë, e në veçanti atyre në Kosovë, i urojmë nga zemra Gëzuar Dhjetëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe u dëshirojmë paqe, prosperitet, zhvillim të gjithëmbarshëm shoqëror, ekonomik, politik, kulturor, etj dhe demokraci e mirëqenie për të gjithë.
Urojmë që përvjetorët dhe jubitetë tjerë të Pavarësisë t’i festojmë me arritje e suksese të tjera dhe fitore të demokracisë dhe realizimit të plotë të sovranitetit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, duke ju bashkëngjitur familjes së kombeve dhe shteteve të përparuara e demokratike.
Gjithashtu, urojmë që përvjetorët e ardhshëm t’i kremtojmë të bashkuar kombëtarisht dhe të integruar në mënyrë të mirëfilltë dhe me dinjitet në të gjitha rrjedhat dhe integrimet demokratike europiane dhe euro-atlantike në botë.
Gëzuar!
Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët, kudo që janë!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, Pavarësinë dhe Sovranitetin territorial të saj!
Zoti e bekoftë SHBA-në dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë!
Kryetari i SHQLPK,
Mr. Nehat Hyseni
Në Prishtinë,
Më 16 shkurt 2018

Nehat Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch