Home » Kulturë, Lajme » UÇK e të gjithë shqiptarëve

UÇK e të gjithë shqiptarëve

Nga Skënder Sadri KAPITI
Jam UÇK,
Jam ushtria gjithshqiptare
Le ta dijë krejt Europa
Edhe e gjithë Bota
Se UÇK i ka dal për zot
Këtyre trojeve
Dhe po i mbron këto toka,

Le ta mësojë krejt njerëzia,
Se UÇK,
Është gjithë Kosova e Shqiptaria

E shqiptarëve është Kosova
E tyre ka qenë dhe do të jetë
Gjithmonë, dhe sa të rrojë Bota.

Jam UÇK,
Jam shqiptaria e historia,
Jam ushtria e lirisë
Me trup prej dheut
të Dardanisë
Jam shpirt,
E jam gjak i pastër i shqiptarit
Luftojmë për çlirimin e Kosovës
Prej pushtuesit, prej serbosllavit
Prej fëlliqsive të barbarit,
Dhe prej tradhtive të tradhtarit

Trimat e UÇK-së luftëtare
Japin jetën
Për Kosovën shqiptare
Për kombin e për atdheun
Për më të shenjtat e shqiptarëve
Që i kanë trashëgim
Dhe amanet prej të parëve

Këto vargje vendosa t’i grumbulloj dhe t’i nis për botim, pasi ato i kam thurur qysh gjatë kohës kur Kosova ishte në Luftë në vitin 1998-99, pra, në kohën kur Kosovës i doli për zot Ushtria e Lavdishme Çlirimtare e saj .
Këto vargje po i botoj sot edhe për faktin se: askush, asnjë individ kushdoqoftë ai, komandat apo i ashtuquajtur komandant i UÇK-së, ata të cilët kanë manipuluar, mashtruar e spekuluar dhe që i kanë keqpërdorur e shpërdoruar vlerat e luftës, imazhin dhe sakrificat e Luftës së Lavdishme të UÇK-së , ata të cilët kanë vjedhur, mashtruar e grabitur pasuri, troje dhe paranë e taksapaguesve kosovarë, dhe as ata të cilët kanë bërë pazare e tradhti kombëtare kundër interesave të Kosovës, këta të tillët dhe prej tyre kurrë nuk mund të njolloset aspak vepra dhe vlera e luftës heroike të UÇK-së.
Këta të tillët,këta zullumqarë dhe këto antivlera do marrin ndëshkimin e merituar dhe mallkimin më të madh e më të rëndë.
UÇK është vepra dhe vlera më e madhe kombëtare në historinë e shqiptarëve.
Unë këtë e kam thënë dhe po e them edhe sot, dhe prandaj dhe pse UÇK është e tillë atë mundohen ta njollosin e përbaltin, të akuzojnë e të shpifin kundër saj armiqtë e kombit e të shqiptarisë, mercenarët e tradhtarët, sepse Vepra e UÇK-se është vepra më e madhe jo vetëm me rëndësi historike kombëtare shqiptare, por edhe me rëndësi të jashtëzakonshme ndërkombëtare, pasi jo vetëm në Europë, por edhe në të gjitha kontinentet e Botës vepra e saj e bëri prezent dhe e shtroi për zgjidhje Çështjen e pazgjidhur akoma në Ballkan, Çështjen shqiptare.
Kurrë dhe askush tjetër më parë nuk e ka ndërkombëtarizuar aq shumë Çështjen kombëtare shqiptare se sa UÇK-ja për të cilën brezat dhe kombi do të krenohen gjithmonë.
Lufta e UÇK-së detyroi dhe bëri të mundur rrjeshtimin përkrah shqiptarëve për lirinë, pavarësinë dhe për shtetin e Kosovës të gjithë botën demokratike dhe NATO-n.
Lufta e UÇK-s është vlera më e madhe kombëtare si një lufte heroike, burrërore, clirimtare e patriotike e cila ndryshoi dhe e ktheu historinë dhe kohën në favor të shqiptarëve. UÇK-ja e detyroi Europën që të njohë gabimet dhe tragjedinë që ajo u ka bërë shqiptarëve, dhe po ato shtete u mblodhën në Rambuje ne një Konferencë Ndërkombëtare për shqiptarët, në një Konferencë ndërkombëtare për shqiptarët në të cilën për herë të parë kishim delegacion dhe përfaqësues edhe shqiptarët.
Pa UÇK-në Kosova edhe sot do të ishte nën sundimin e kolonizatorit serb.
Nga Skënder Sadri KAPITI, Veteran i UÇK-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch