Home » Lajme, Vendore » Udhëheqësit e pushtetit lokal dhe Trupi Koordinues kanë përcjellë nga afër fillimin e procesit mësimor

Udhëheqësit e pushtetit lokal dhe Trupi Koordinues kanë përcjellë nga afër fillimin e procesit mësimor

Në të gjitha shkollat fillore dhe në dy shkollat e mesme në Komunën e Preshevës, procesi mësimor për vitrin 2012/2013, ka filluar me kohë. Problemet që janë duke paraqitur sindikatat e arsimit në Serbi, që të pengojnë fillimin e mësimit, në komunën tonë nuk është duke ndikuar. E nga ana e pushtetit lokal, është kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ai që uron nxënësit për fillimin e vitit shkollor, sidomos ata të klasave të para që për herë të parë ulen në bankat shkollore. Për Mustafën kjo gjeneratë është e privilegjuar sepse ata tashmë kanë në dorë abetaren mbarëkombëtare, atë që mësojnë fëmijet e kosovës e të Shqipërisë. Nga ana tjetër udhëheqësi i pushtetit local, thotë se viteve të ardhshme do të mundohet të ndikojë tek organet përgjegjëse që tekstet dhe planprogramet në gjuhën shqipe të sigurohen edhe për lëndët tjera. Nxënësit e klasave të para në Luginën e Preshevës, për herë të parë kanë të paktën neë tekst mësimor në gjuhën shqipe si ata të Kosovës e Shqipërisë, e kjo është abetarja gjithëkombëtare, të cilën e kanë promovuar kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, si abetare zyrtare në këto dy shtete.

——————

Udhëheqësit e pushtetit lokal dhe Trupi Koordinues kanë përcjellë nga afër fillimin e procesit mësimor në shkollën fillore 9 Maji në fshatin Leran. Si çdo vit edhe këtë herë Trupi Koordinues ndihmoi disa nga shkollat fillore në territorin e komunës së Preshevës.

Me këtë rast të gjithë nxënësve të klasës së parë u janë shpërndarë çanta dhe libra shkollor. Përcjelljen e fillimit të vitit të ri shkollor 2012-13 kryetari Mustafa bashkë me përfaqësuesit e trupit koordinues e bënë në shkollën fillore 9 Maji në Leran pasi që është e vetmja shkollë multi etnike në territorin e komunës së Preshevës. Ndërkaq drejtori i kësaj Shkolle Rami Hyseni të gjithë nxënësve i uroi fillim të mbarë të vitit të ri shkollor 2012-13. Ndërsa ndihmës kryetari i trupit koordinues Sima Gazikalloviq thotë se për katër vite me radhë merremi me këtë aktivitet dhe mbështesim këtë gjendje duke i ndihmuar me shpërndarjen e librave dhe çantave. Fillimi procesit mësimor për vitin 2012-13 në të gjitha shkollat e komunës sonë ka filluar ashtu siç ishte paraparë me plan program.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch