Home » Lajme, Vendore » Udhëheqësit e pushtetit lokal takim me kryetarët e BL të komunës së Preshevës

Udhëheqësit e pushtetit lokal takim me kryetarët e BL të komunës së Preshevës

Udhëheqësit e pushtetit lokal  të komunës së Preshevës kanë mbajtur mbledhje të përbashkët  me kryetarët e BL të komunës së Preshevës. Ragmi Musatafa,Skender Destani dhe Ramiz Latifi kanë dëgjuar nga kryetarët e BL  propozimet në planin investiv për vitin 2014.Gjithashtu në këtë mbledhje  është diskutuar edhe për menaxhimin e plehrave dhe mirëmbajtjen  e kanalizimeve fekale.

Sipas kryetarit Mustafa kryetarët e BL nuk kanë paraqitur  projekte me kushtueshmëri të madhe, andaj do të jetë më e lehtë për ti realizuar ato. Duke pasur parasysh  se në disa BL  ende nuk kanë përfunduar zgjedhjet, kryetari i Kuvendit Komunal Ramiz Latifi  ka shtyrë afatin prej 1 deri më 15 nëntor  për zgjedhjen  e kryetarëve të BL.

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch