Home » Lajme, Vendore » Udhëheqësit institucional ngushëllojnë familjen e fëmiut të ndjerë në Raincë

Udhëheqësit institucional ngushëllojnë familjen e fëmiut të ndjerë në Raincë

Shaip Kamberi ngushllon familjen e fëmiut të ndjerë në Raincë

Ndajë sinqerisht dhimbjen me familjen e Flamurit të vogël nga fshati Raincë, i cili sot, papritmas ndrroi jetë në hapsirat e Shkollës fillore të këtij fshati.

Ai, sapo kishte filluar klasën e parë.

Familjes Kadriu i shprehi ngushëllimet më të sinqerta dhe i inkurajoj që të gjejnë forcën dhe të mbështeten tek Allahu i plotëfuqishëm për të vazhduar tutje.

Zemërbardhësia e një fëmiu nuk meriton tjetër përveç Xhenetit, prandaj lusim Zotin që Flamurin ta shpërblejë me Xhenet.

Shqiprim Arifi ngushllon familjen Kadriu nga Rainca

Sot në shkollën fillore të fshatit Raincë ka ndodh një tragjedi e rëndë. Dhimbjen me familjen Kadriu për ndarjen nga jeta e djalit 6 vjeçar, e ndajmë ne të gjithë qytetarët e komunës sonë.

Familje e nderuar Kadriu, i vetëdijshëm që është vështirë që fjalët t’ua lehtësojnë dhimbjen, por dua të ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe të ju siguroj që jeni në mendimet dhe lutjet e mia, thuhet në deklaratën e Kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Sami Salihu ngushllon familjen Kadriu nga Rainca

E nderuar Familje Kadriu,

Me dhimbje dhe pikëllim të pamasë morëm lajmin tragjik të humbjes së jetës së fëmiut tuaj Flamurit

Ndjehemi thellësisht të prekur nga kjo humbje e madhe për Ju.

Qytetarët e komunës sonë përjetojnë sot një dhimbje të madhe dhe bashkëndjejnë me Ju.

Duke qenë të vetëdijshëm sa vështirë është të gjenden fjalët e duhura të ngushëllimit në tragjedi të tilla, në emër të Kuvendit komunalë të Preshevës dhe timin personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta në këto momente të rënda për Ju.

Me respekt

Sami Salihu

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch