Home » Lajme » Udhëtimi me veturë në vendet e BE-së pa karton të gjelbërt

Udhëtimi me veturë në vendet e BE-së pa karton të gjelbërt

Për të udhëtuar me automobil me veturë në Evropë nuk do të jetë e nevojshme kartoni i gjelbërt, do të jetë e mjaftueshme vetëm ngjitësi i cili tregon regjistrimin e veturës e cila merret me tabelat e reja, gjegjësisht gjatë secilit regjistrim të veturës

Shoqata e sigurimeve të Serbisë ka nënshkruar në kuvendin njëvjeçar të kartonit të gjelbërt marrëveshjen me të ciliën i mundësohet vozitësve nga Serbia që nga 1 janari i vitit të ardhshëm të udhëtojnë po thuaj se në të gjitha shtetet e Evropës pas kartonin e gjelbërt, ka njoftuar kjo shoqatë. Për udhëtim do të jetë e nevojshme vetëm ngjitësi regjitrimit e cila merret me regjistrimin e veturës dhe ngjitet në xhamin e përparëm të veturës. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Serbia tani është antare e sistemit të shenjave të regjistrimit, çka do të thotë se vetëm tabela e regjistrimit është dëshmi se vetura ka sigurim të obligueshëm. Përveç kësaj, vozitësit nuk do të paguajnë më 2000 dinarë sa kushton kartoni i gjelbërt. Maqedonia ende nuk është pjesë e këtij nënsistemi, andaj edhe për të hy në këtë shtet do të duhet edhe më tej kartoni i gjelbërt.

RTV Presheva

Renegade buffalo, new york, history teacher keith hughes encourages folks to check out his cheap custom essay services great hiphughes history youtube channel with this vine

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch