Home » Lajme, UDSH » UDSH ka filluar fushatën zgjedhore në BL Leran

UDSH ka filluar fushatën zgjedhore në BL Leran

UDSH ka filluar fushatën zgjedhore në BL Leran, ku janë promovuar 3 kandidatë për këshilltarë. Pas antonimit të himnit kombëtarë, kandidatët nga BL Leran, Bushtran dhe Geraj, para elektoratit të tyre paraqiten projektet që kanë në plan ti realizojnë nëse fitojnë besimin e votuesve dhe udhëheqin me pushtetin e ardhshëm në komunën e Preshevës. Gjithashtu kandidatët për këshilltarë drejtuan akuza në drejtim të pushtetit lokal në mos realizim të projekteve në këto fshatra. Fjalën e mori edhe kryetari i degës së UDSH-së në Preshevë Naser Aziri, duke thënë se nuk është rastësi që fushata hapet në Leran pasi që këto vendbanime janë harruar nga të gjithë. E në fund kryetari i UDSH-së Rahmi Zylfiu tha se duke rrethuar numrin 4 do të votoni për investime në ekonomi, infrastrukturë, arsim. Fushata e UDSH-së në BL Leran ku ishin të pranishëm edhe qytetarë nga Bushtrani dhe Gerajt përfundoi me moton “Për cilësi dhe dinjitet” rretho numrin 4.
RTV Presheva

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch