Home » Lajme, UDSH » UDSH kampanjën parazgjedhore e ka vazhduar në fshatin Raincë

UDSH kampanjën parazgjedhore e ka vazhduar në fshatin Raincë

Në këtë BL janë promovuar dy kandidatët e mundëshëm për këshilltarë në kuvendin komunal Samet Sylejmani dhe Sehar Halili. Kandidati i parë Samet Sylejmani tha se projektet që janë nisur si rryma, kanalizimi dhe shtrati i lumit duhet të përfunsdojnë duke bërë thirrje që të votohet numri 4. Edhe kryetari i degës së UDSH-së në Preshevë Naser Haziri, tha se në Raincë vite me radhë nuk është bërë asgjë. Në Raincë duhet të jetë Stacioni Shëndetsorë e jo siç ekziston tash ambulanta, e kjo pas 6 majit do të bëhet sigurishtë. E për kryetarin e UDSH-së Rahmi Zylfiu, Rainca duhet të ndryshohet dhe këto janë momente të reja për ndryshim. Zylfiu tha se UDSH është ajo që bashkon. Do të punohet ndryshe nga ajo që ka punuar deri më tash pushteti lokal. Kryetari I UDSH-së paraqiti edhe programin ekonomik të subjektit të tij. Me moton rretho numrin 4 për “cilësi dhe dinjitet” është mbyllur fushata e UDSH-së në BL Raincë ku u promovuan dy kandidatë për këshilltarë.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch