Home » Lajme, Ndërkombëtare, Sport » UEFA konfirmon datën e ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë

UEFA konfirmon datën e ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë

Dardanët do të ndeshen me fqinjët nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen e “Play-Off” në Ligën e Kombeve.

Ky takim ishte i paraparë të zhvillohej gjatë muajit mars, por pandemia e coronavirusit ka bërë që ndeshja të shtyhet ashtu sikurse plot takime dhe turne të tjerë.

Dje (e mërkurë) gjatë ditës, UEFA mori disa vendime, ku njëri nga to ishte pikërisht ndeshja e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut.

UEFA konfirmoi se ky takim është paraparë të zhvillohet me datë 8 tetor.

Ndërsa, sot (e enjte) gjatë ditës ka ardhur edhe konfirmimi nga ana e FFK-së për këtë takim shumë të rëndësishëm të Kosovës.

FFK ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet me 8 tetor në stadiumin “Tose Proeski Arena” të Shkupit.

Në rast të kualifikimit në finale, atëherë Kosova më 12 nëntor do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi.
/Media Kontakt/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch