Home » Lajme, Vendore » UGLANINI VIZITON BUJANOCIN – KËRKON VOTËN E SHQIPTARËVE PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE

UGLANINI VIZITON BUJANOCIN – KËRKON VOTËN E SHQIPTARËVE PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE

BIPMB LogojaKreu i BIPBM-së, Nexhmedin ef. Saqipi e siguroi Uglaninin se do ta ketë mbështetjen e tij në këto zgjedhje dhe se nuk do të mungoj vota shqiptare edhe nga shqiptarët e Luginës së Preshevës

 

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë së Aksionit Demokratik nga Sanxhaku, Sulejman Uglanin, vizitoi Komunën e Buajnocit.

Gjatë vizitës së tij protokolare z. Uglanin, pati rastin të takohet edhe me njeriun e parë të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi, të cilën e përgëzoi për reformat në këtë institucion të lartë fetare si dhe e uroi për emërimin e tij për kryetar.

Qëllimi i vizitës së Uglaninit në Bujanoc, ishte njohja për së afërmi për organizmin fetar të BIPBM-së si dhe atmosfera e zgjedhjeve parlamentare, të 16 marsit.

“Vëllezërit shqiptarë duhet të dalin në zgjedhje, ngase vetëm përmes votës së lirë mund t’i përfaqësojnë interesat e tyre në Kuvendin republikan të Serbisë. Gjatë mandatit të kaluar kemi pasur rastin shpesh përmes rrugëve parlamentare dhe qeveritare të përfaqësojmë interesat e pakicave kombëtare, duke mos lënë anash për asnjë çast edhe interesat e shqiptarëve. Përmes Ministrisë për  investime kapitale, jemi mundur të jemi pjesë e disa projekteve me rëndësi për qytetarët e këtyre komunave”, tha mes tjera Sulejman Uglanini.

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi e njoftoi z. Uglanin, për rrjedhat e organizimit fetar në këto komuna dhe për jehonën e zgjedhjeve parlamentare në Luginë të Preshevës.

Kryetari i BIPBM-së, z. Saqipi e falënderoi z. Uglanin për këshillat e tij dhe sugjerimet që shqiptarët mysliman duhet të jenë unik, në mënyrë që rrymat politike të mos i përçajnë e mos t’i ndajnë për qëllime të caktuara. Ai, nuk la pa përmendur popullaritetin e Uglanit në Luginë, i cili gjatë viteve të 90-ta pat marrë një mbështetje të fortë nga shqiptarët kur u kandidua atëherë për president të Serbisë.

Njofton Qendra Informative e BIPBM-së , Bujanoc, 11.03.2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch