Home » Lajme, Ndërkombëtare » Ukraina bllokon 14 kanale ruse të televizonit

Ukraina bllokon 14 kanale ruse të televizonit

Ukraina foto 1Ukraina ka bllokuar 14 kanale ruse të televizionit që transemetonin program nëpërmjet të rrjetit kabllor të këtij shteti, duke përfshirë edhe kanalin ” Rusia sot”. Kanalet televizive ruse janë duke u kritikuar dhe akuzuar nga autoritet ukrainase se po transmetojnë dhe po propagandojnë ” luftë dhe dhunë”, shkruan Anton Gersjenko nga Ministria e Punëve të Brendshme në faqën e saj të Facebook-ut. Sidomos lajmet e transmetuara po luajnë një rol të madh e shumë negativ në luftën propagandistike në konfliktin e filluar kohë më parë, i nxitur dhe i ndihmuar nga Rusia. Ky hap i ndërmarrë kundër këtyre mjeteve elektronike të informimit sigurisht se do t’i ” godet” popullsinë ruse- folëse, që jeton në Ukrainën Lindore, e cila me nxitjen që po bën regjimi i Putinit kanë kapur edhe armët në dorë për t’u ” ndarë” nga Ukraina me qëllim të bashkimit me Rusinë.” Si shtet sovran e i pavarur mund dhe duhet ta mbrojmë Ukrainën në tërësinë e saj tokësore nga agresioni rus që qëllimisht po nxitë urrejtje e grindje midis qytetarëve të shtetit tonë” ka shkruar në fund Gerasjenko, transmetojnë mejtet e huaja të informimit.

Nga XHAVIT ÇITAKU

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch