Home » Lajme, Ndërkombëtare » UNIKOMB-i – Diaspore i jep përkrahje Kosovës Lindore ndaj qëndrimit për bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë

UNIKOMB-i – Diaspore i jep përkrahje Kosovës Lindore ndaj qëndrimit për bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë

UNIKOMB diasporeKryesia e UNIKOMB-it – Diaspore, e përbërë nga mërgimtarët e Kosovës Lindore,Kosova Qendrore, Shqipëria, Maqedonia, Mali zi në mbledhjen e e fundit ka vendosur ti jap përkrahje qëndrimit për bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë.Ne si aktivistë të Diasporës kemi vendosur të mbështesim fuqishëm vendimin e shumicës së partive politike të Kosovës Lindore për ti bojkotuar këto zgjedhje.Në kushtet kur regjimi i Beogradit akoma po vazhdon me avazin e vjetër të diskriminimit sistematik të vëllezërve tanë në atdhe, çdo vendim tjetër do të thoshte vetëm se përkrahje e politikave hegjemoniste të Serbisë. Nuk ka kuptim të dilet në këto zgjedhje kur në Kosovë Lindore po vazhdon prezenca e forcave të mëdha policoro -ushtarake serbe, kur shqiptarëve po u mohohen të drejtat për përdorimin e simboleve kombëtare, gjuhës dhe shkrimit, arsimimit të lartë, punësimit të pa barabartë në institucione,pengesat e kthimit të të shpërngulurve si dhe vazhdimi i përndjekjeve të ish ushtarëve të UÇPMB-së.Pa u zgjidhur këto probleme, shqiptarët e Kosovës lindore duhet ti thonë JO Serbisë, jo vetëm me bojkotimin e zgjedhjeve ,por edhe të bisedimeve tjera me regjimin e Beogradit.Serbia edhe kësaj here tentoi t’i fusë në kurth shqiptarët duke dashur që para faktorit ndërkombëtarë t’i plotësojë sa më tepër kushtet për në BE, gjoja se me inkuadrimin e pakicave në institucione.Ne, edhe më tej mbesim në qëndrimet tona se idetë e mbrapshta të armiqve tanë duhet të refuzohen, duke parë si zgjidhje vetëm se bashkimin e kombit tonë në një shtet të vetëm.Mbështesim fuqishëm Partitë për Unitet te cilat vendosen një zëri te bojkotojnë zgjedhjet, duke i marrë për baze gjerat e lart përmendura.

Kryesia e UNIKOMBIT DIASPORE

Nga Erida Çela Zedhenese e UNIKOMBIT DIASPORE

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch